14/12/2024

Pse perëndimi i besoi Ibrahim Rugovës?

0
Ibrahim_Rugova

Nga Ndue Ukaj

Me pak fjalë, krejt është e thjeshtë: ai ishte i vërtetë, besonte në vlerat perëndimore, të cilat i përbrendësoi dhe krijoi filozofi politike që mahniti perëndimin, ishte i sinqertë, kishte një ide e ideal të madh dhe përditë fliste për tolerancë e vlera humane.

Ai kurrë s’tregonte sa e poshtër është Serbia apo kundërshtarët e tij, s’urrente askë, por fliste për shpirtin e tolerancës dhe zgjohej, siç thoshte, me idenë që të bënte diçka të mirë për vendin dhe njerëzit e tij.

Pra, vendi ynë që dikur e latonte mendimin politik, sot ndodhet në një paralizë mendore.

Prandaj, sot, pakkush në botën perëndimore u beson udhëheqësve tanë, sepse, ata s’kanë ide, s’janë të vërtetë e as të sinqertë.

Sepse, shpjegimet tyre për çështje politike, s’janë as të vërteta, as kompetente e as perëndimore, por janë rrjedhojë paranojeve, jokompetencës dhe mendësisë thellësisht joperëndimore.

S’mund të zhvillohet vendi nëse për çdo dështim gjejmë një justifikim, nëse përditë tregojmë sa të këqij janë të tjerët, kurse vetë s’bëjmë asgjë me vlerë.

Çfarë vlera politike përfaqëson vendi ynë sot?

  1. Einstein diku ka thënë: më e rrezikshme se injoranca është vetëm arroganca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok