Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit
Nga Gjon Keka
Sipas një legjende, thuhet se Gjergj Kastrioti kur kishte qenë një herë i rrezikuar të zihej si rob nga otomanët pushtues, për të mos rënë në dorë të tyre ,ai kishte kërcyer nga një dritare e kullës së banimit të tij në Kështjellën e Krujës ,dhe gjatë kësaj ai mori me vete ari dhe gjësende tjera më vlerë,Sipas legjendës ishin tre kuaj plotë me ari e me gjësende që ai i mori dhe i futi diku në male nën dhe për t’i marrë sërish kur të kthehej.
Nga kjo mësojmë dy gjëra :
së pari: ikja e Skënderbeut nga dritarja ,ka domëthënien e shikimit të vizionit dhe të ardhmes së kombit tonë ,nëse ecim udhës së tij ,idealit të tij, qëllimit të tij dhe të ardhmes së sigurtë që ai na e vulosi me anë të identitetit dhe emrit arbëror europian,dhe
së dyti : ari dhe thesaret sipas mitologjisë simbolizojnë dritën, diellin dhe pasurinë.
Kështu që domethënia e kësaj është që në figurën e Gjergj Kastriotit populli apo kombi arbëror(shqiptar) mund ta shohë e gjejë dritën pasurinë dhe të ardhmen e tij të sigurt, sepse në personalitetin e Gjergj Kastriotit është mishëruar dielli, drita dhe thesari i vetë kombitdhe historisë së kombit tonë arbëror për liri, pavarësi dhe shtet.
Prandaj ,duke parë këtë nuk duhet tzë mashtrohemi si popull e shoqëri, as të lakmojmë arinë apo thesarin duke kërkuar vendin se ku e ka lënë Gjergj Kastrioti sipas legjendës, por ,ta kërkojmë arin apo thesarin e vërtetë të tij që ai na la përgjithmonë duke na vulosur me identitet dhe rikthyer në hartën e Botës dhe Europës emrin iliro-arbëror, respektivisht Arbërinë.
Me pakë fjalë populli jonë si dje ashtu edhe sot dhe në të ardhmen duhet ta shohë në Gjergj Kastriotin udhën e dritës,e dijes,zhvillimit,bashkimit,thesarit apo pasurisë dhe të ardhmen e ndritur të kombit tonë.
Sikur që dihet kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti nuk kishte pasuri materiale, as ari e as mjete të mëdha, sepse po t’i kishte ato ai nuk do të kishte nevojë për ndihmë nga jashtë, kur dihet që shumë princa,mbretër e perandor të Europës,ishin të pasur e mbuluar nga ari dhe kishin mjaftë mjete ,por nuk i dolën në ndihmë në kohën e duhur atij.Kështu që ai vdiq si një mbret i varfër materialisht, por i pasur shpirtërisht dhe si një udhëheqës i dritës , i cili në fakt la një thesar të pavdekshëm veprat e tij, idealin e tij, dritën , vizionin,urtësinë, parimet e tij, doktrinën e tij të lirisë dhe mbi të gjitha e bëri të pasur me identitet popullin e tij dhe me një rol udhëheqës brenda kontinentit europian.