13/12/2024

Fishta, orakull i shqiptarizmit në kohët moderne

0
Gjergj-Fishta1

Nga Dorian Koçi

Ligjërimi historik i trajtimit  të së shkuarës otomane të Ballkanit është kthyer në një ligjërim historik-letrar që pasqyron edhe zhvillimet historike kulturore të marëdhenieve të popullsisë ballkanike me Perandorinë Otomane, por edhe identifikimin e prototipeve letrare, që kanë pasur një ndikim të madh në veprat e mëvonshme në letërsitë përkatëse. Zhanri i romanit historik, duket se është zhanri letrar, që i shkon më për shtat përfshirjes së historisë së rajonit dhe artikulimit të ligjërimit historik në romane historike.

Në fillim të shekullit XIX, kombet ende nuk kishin një histori të mirfilltë. Edhe ata, që tashmë kanë identifikuar paraardhësit e tyre, nuk kanë në dorë veç disa kapituj të mangët thelbi i të cilit është ende për të shkruar. Ky proces, që në Europë fillon me romanet e William Scotit, nuk mund të rri pa influencuar shkrimtarët e Ballkanit, kur ata përfshihen në proceset shtetformuese të shteteteve tyre kombëtarë.

Shkrimtarët e Ballkanit në mëyrë të pavetëdijshme, duke shkruar përjetimet e tyre përreth së shkuarës otomane të vendeve të tyre në romane historike, kanë krijuar një epope historike, që lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e vendeve të tyre. Në këtë rast romani historik shërben si model narrativ për përpunimet e para shkencore të historive kombëtare dhe si vektor i shkëlqyer i përhapjes së një vizioni të ri të së kaluarës. Në Shqipëri, poeti Gjergj Fishta krijoi “Lahutën e Malcisë”, një poemë epike mbi konfliktet shqiptaro-sllave dhe shqiptaro-otomane në përgjatë  më shumë se gjysëm shekulli.

Fishta krijoi nje Shqiperi heroike me heronj qe si ne antikitet i ndihmojne “mirat dhe oret”, me mallkime e ofshama larg te qenit kalorsiake por therrese dhe realiste. Vargjet si rrokellime e gjithe rima na kujtojne bemat dhe personazhet e Eposit te Kreshnikeve.  Autencitetin e vargjeve te tij e rigjejme sa here punet nuk shkojne mbroth ne rrugetimin e shqiptareve drejt Evropes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok