Bota fëmijërore në vargje e fjalë

Nga botimet e veprave tona me te reja letrare

Poetja Drita Kosumi-Syla është emër i njohur edhe për adhuruesit e letërsisë për fëmijë, meqë ajo, përveç disa librave me poezi për të rritur, tashmë vjen me librin e dytë me poezi për fëmijë, me titullin “Në sy pranvere”. Lexuesit e vegjël do ta kenë takuar herë pas herë nëpër faqet e revistave për fëmijë, për ta njohur edhe më shumë krijimtarinë poetike që u dedikohet këtyre moshave.

Nga Hasan Hasanramaj

Kështu kjo poete e mirënjohur para lexuesve, edhe në librin e dytë, pa u hamendur i qaset me përkushtim botës fëmijërore, duke gjurmuar bukuritë që krijon natyra, për t’i transmetuar tek lexuesi me shumë dashamirësi. Gjatë rrugëtimit përmes vargjeve, ajo do të takon një Lule vjollce, që po vinte bashkë me pranverën, të cilës i dëshiron mirëseardhje: “-Mirë se të gjeta! -ma ktheu/ Me plot mirësi,/ Zemrën ma rrëmbeu,/ Mbushur mrekulli.”, për të shprehur gëzimet e tyre përzemërsisht: “U ndamë me urimet: -Ta gëzojmë këtë pranverë! Ajo me gjelbërime, Unë shend e verë!” (”Në sy pranvere”) Dashuria për natyrën, për lulet, e veçanërisht për fëmijët nuk ndalon këtu. Ajo do të zbulon edhe shumë bukuri tjera natyrore; pastaj u qaset me përkushtim shumë temave tjera që fëmiun e mbajnë në krye të radhës, me veprimet e lojës, me gëzimin për prindërit, për gjyshin, shokët, etj. Për poeten e mirënjohur Drita Kosumi-Sylën, pranvera vjen edhe atëherë “Kur e hap Maja derën/ Tezës Dritë ia sjell pranverën”, për të vazhduar rrugëtimi i saj nëpër stinë, meqë nuk pushojnë lojë e gëzime edhe “Kur e marrë në përqafim,/ Dimri mbushet plot gjelbërim.” (“Maja, hëna e tezes”). Ka edhe shumë poezi tjera që sjellin dashurinë për familjen, për fëmijët, si: “Dëshira e Rinit”, “Dora e nënës”, “Motër e vëlla”, “Dhuratë e shpirtit”, “Nëna ime mbillte lule” e tjera. të cilat pasqyrojnë lidhshmërinë shpirtërore në ndër-timin e jetës së lumtur. Për ta fuqizuar këtë lidhshmëri prindore, ajo do të kërkoj me shumë interesim të mëson se “Ku flenë fëmijët”, të cilët i takon “Në nektarin e luleve, / Në hojen e mjaltit.”, por edhe “Në rrugën e urtisë,/ Në folenë e dashurisë”, për t’i takuar gjithandej edhe me këngë bilbili, nëpër fusha të bleruara e majave të larta të Sharrit, që të mbyll besimin se ata “Në shkollë shkojnë me gëzim,/ Janë ushtarë të vendit tim.” “E bukura liri”, “Shqiponja jonë”, “Trimit”, “Vajzës heroinë”, “Shën Terezës”, “Shtëpia e gjyshes”, etj. Botës imagjinare të fëmijës gjithsesi ia mrekullojnë ditën dhe e bëjnë të përjetoj bukuritë e jetës, çastet e bukura “Ku lind dielli”, “Në vend-lindjen time”, pastaj vrapimet e shpeshta për të gjetur fushat e bukura ku do të ketë lulëzuar “Lulja e fshatit tim”, për tu freskuar me ujin e kthjellët në “Llapi, lumi magjik”. Por nuk mund të mendohet një botë kaq e magjishme pa aromën e “Një lule maji”, pa shoqërimin e një “Fluture në kraharorin tim”, gjithandej kah shtrinë blerimin “Lëndina e lum-turisë”, ku befas mund të takojnë “Lepurushin në ëndërr”, “Qengjin e lazdruar”, e tjera. Por, ndodh që në vlugun e lojës, nëpër vargjet e kësaj përmbledhje poetike do të shfaqet befas “Tigri në pyll” apo “Dhelpra xheloze” e “ Macja ime”, që pasqyrojnë reliefin e veprimtarive të fëmijëve në përditshmërinë e tyre të bujshme dhe plot befasi të këndshme. “Fëmijët janë boshti i lumturisë”, e shpreh mendimin e saj, Drita Kosumi-Syla, mbi parimin e të cilit e ndërton gjithë lëndën poetike, ku nuk mungojnë as puthjet e nënës, as rrezatimi i diellit në nurin e tyre të virgjër,meqë: “Përditë troket pranvera shtëpi më shtëpi, dita nuk soset, vjen te dera, ushqehet me dashuri.” Këtë dashuri, autorja do ta përcjell edhe në krijimet e ardhshme letrare, gjithnjë në ndërtim të botës fëmijërore, me të gjitha mundësitë e shprehjes poetike, duke sjell kështu vlera të reja në këtë gjini letrare, që ende qëndron larg përmbushjes së nevojave për lexuesit e vegjël, për të cilët duhet të mendojmë e veprojmë më shumë se kaq. “Të flasësh për Driten si poete si nënë, si  edukator, si punëtorë e veprimtarive tjera, së pari duhet të paramendojmë si shtyllën e shoqërisë. Të flasësh për Dritën si femër shqiptare, duhet ta kujtosh burimin e dashurisë që jap si një krua ujë të kthejnë nga nëntoka. Të flasësh për poeten Dritën si femër  shqiptare, duhet ta mendosh kontributin që ajo i jap  letërsi dhe veprimtarive te tjera shoqërore në familje, në shoqëri dhe ma larg…

Andaj, kjo femër shqiptare, sot dhe nesër. Si nënë, si poete, si qytetare, si rrezatuese e familjes ka dhënë dhe po jap një kontribut  jetësore. Një emër i ëmbël ku në çdo kohë rrezatoi dritë, ëmbëlsi, në çdo kohë dha provimin e jetës. Andaj ishte dhe mbeten përherë krah i fortë i burrit dhe shtyllë e fortë e familjes. Sot ajo është më shumë pranë vatrës së diturisë. Sot atë e gjejmë në çdo fushë jete. Ajo sot është kudo. Po nëse?  Nesër do të jetë edhe më e përgjegjshme për jetën, familjen,  shoqërinë. Ajo sot mori frerët e jetës me këmbënguljen e saj me qëndresën e saj, me çelësin e diturisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *