22/12/2024

Besa për Nënë Terezën

0
Nene-Tereza-Besa

Nga Jahja Drançolli

BESA për Nënë Terezën ishte ndër çështjet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore: Unë jam shqiptare me origjinë, por kam jetuar me prindërit e mi në Jugosllavi!

BESIMI për Nënë Terezën ishte ndër çështjet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore.

Kuptimi dhe praktika e betimeve të Nënë Terezës u ndikua shumë edhe nga prejardhja e saj kulturore. E rritur në Shkup në një familje të rrënjosur fort në traditat e tyre shqiptare, ajo ishte e njohur me praktikën shumë të nderuar dhe të vlerësuar të B E S Ë S, d.m.th. “Fjala e Nderit”. Duke kërkuar besnikëri absolute ndaj fjalës së dhënë, B E S A ka një karakter pothuajse të shenjtë. Është një lloj betimi ose zotimi, i cili nuk mund të shkelet as me çmimin e jetës. Më vonë Nënë Tereza do të shpjegonte: “Ata [shqiptarët] kanë një fjalë, B E S A, që do të thotë […], nëse të kam dhënë fjalën, edhe sikur të më vrasin […], unë nuk do ta zbulojë emrin tënd.” Në dritën e edukimit që kishte marrë, zotimi privat që bëri Nënë Tereza mori një rëndësi edhe më të madhe: ajo ishte e vendosur t’i qëndronte besnike fjalës që i kishte dhënë Zotit, edhe me koston e jetën e vet!

BESA, sipas traditës popullore, është fjala që jepet për t’i qëndruar besnik atdheut, flamurit, fshatit, familjes deri në fund. Prandaj, humanisti shqiptar Marin Barleci (1450-1513), shkruante se “BESA është gjëja më e shtrenjtë që kanë arbërorët (epirotët). Ndërsa Sami Frashëri, rilindas i madh, besën e ka kuptuar si një instrument të fuqishëm për integrimin politik të shqiptarëve në luftën e përbashkët, duke thënë: “BESA e shqiptarit është dhe ka qenë gjithmonë e njohur dhe e padëgjuar në të gjitha botët.” Fenomeni i besës manifestohet fuqishëm sidomos në Kuvendin e Lezhës (1444), Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, Kuvendin e Lidhjes së Pejës, Besa-besë (1899), Kuvendin e Drenicës (nëntor 1944) etj. Lufta kundër Beogradi në Kosovë ishte rast i “besës” masive dhe ky fenomen socio-historik për Kosovën është më tipik në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Drenicë, ku sipas mesazheve që vijnë nga “BESA” personi deklaron se nuk kishte kthim prapa!

Burimi: Udhëzimet dhe Nënë Terezës për Motrat, 19 janar 1983!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok