05/12/2025

Aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni

0
Afrim-Bunjaku

Nga Prof. Blerim Latifi

Filozofi gjerman Martin Heidegger, në një intervistë të tij, thotë se nga përvoja njerëzore dhe historia e dimë se çdo gjë thelbësore dhe madhështore buron nga fakti se njerëzit kanë një atdhe dhe janë të rrënjosur në një traditë.

Afrim Bunjaku kishte një atdhe dhe ishte i rrënjosur në një traditë të madhe, në traditën e Bunjakëve të Samadrexhës, të cilët ishin gjithmonë aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni. Prandaj edhe ai ishte aty ku ndodhi 24 shtatori i vitit 2023. Për të mbetur emri dhe imazhi i asaj dite.

_____________

A ju kujtohet kryetari i nderuar i Suharekës Bali Muharremaj kur mundohej me një rrametë dushku me i shu flakët që kishin përfshi komunën e tij?

Kështu edhe kryeministri Rama me një gotë ujë nga tryeza modeste shpirtërore e Bektashizmit shqiptar, po do t’ia mësyj për t’i shuar flakët gjigante të ekstremizmit fetar në botë.

Përfundimisht Kadare kishte të drejtë kur Ballkanin e quante një zonë që prodhon donkishotë për metër katror më shumë se çdo vend tjetër i botës.

_____________

Mohikani i fundit i rëndësishëm i teorisë marksiste, Frederic Jameson, paska vdekur. Veprat e tij të shumta, që për fokus kryesor kanë marrëdhëniet komplekse midis ideologjisë, artit dhe kulturës, pas rënies së komunizmit kanë shërbyer si një lloj ngushëllimi teorik për intelektualët e deprimuar dhe militantët e shkapërderdhur të hipotezës komuniste.

Tekstet e tij të thukta dhe me ndikim mbi estetikën janë përpjekje e sofistikuar për të ngritur një teori marksiste mbi kulturën e artin përtej skemës klasike të determinizmit ekonomik. Një përpjekje e tillë ka qenë në thelb të krejt Marksizmit perëndimor, i cili aspironte që ta bënte përmes teorisë kritike atë që se bënte dot përmes aksionit politik.

Jameson jetoi gjatë, sa për ta parë vjetërsimin e kësaj teorie dhe pafuqinë e të Majtës për të ofruar një alternativë të re dhe të besueshme ndaj kapitalizmit liberal dhe kapitalizmit të ri shtetëror në shekullin 21.

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok