07/10/2024

Pensionistët thonë: ”U rrita, u plaka, pensionin se kapa …!”

0

Nga Xhevahir  Cirongu

Ka disa muaj që po bëhet  shumë zhurmë për rritjen e pensioneve. Kjo jo vetëm nga medjet e shkruara, por edhe nga ato televizive apo portale të ndryshme. Madje, në ekrane na shfaqen edhe përfaqsues të qeverisë e të sigurimeve shoqërore, se pensionet do rriten aq e kaq përqind! Por, kjo dukuri vjen në një kohë kur vetëm fjalë e ‘’të korrat’’ e pretendimeve se do rriten pensionet e pensionistve, janë kthyer tashmë një fasadë me shumë ngjyra, saqë s’po merret vesh e vërteta se sa  do rriten realisht pensionet !  Sigurisht,që të arrihet aty ku duhet, kërkohet një punë studimore madje ekonomike e shkencore.Një nisëm e mirë dhe premtuese së fundi e marrë nga qeveria aktuale dhe sigurimet shoqërore, po sa do realizohet në fakt kjo, ende pensionistët e të gjithë katigorive, janë në pritje. Rritja prej 4.1 të indeksit të shportës,nuk i përgjigjet  realitetit të çmimeve të tregut. Kjo përqindje si përgjigjet pagës që marrin pensionistët! Midis pagës qesharake që marrin pensionistë sot, dhe çmimeve që ua dikton tregu në përditësimin ditor, e ka vështirsuar edhe më shumë jetesën e kësaj katigorie të shoqërisë sonë.Pavarsisht,se drita jeshile ka trokitur në ‘’Portën’’ e protofolit te pensionistët,   ekspertët duhet të flasin jo me përqindje, por me faktin e realitetin ku ndodhen pensionet dhe pensionistët.Refreni i shumëpërfolur, se ‘’na duhen fonde e të ardhura finaciare’’ që të rriten pensionet,është jashtë limitit shoqëror e ekonomik të kohës që ne jetojmë.Lind pyetja: Ku shkuan mundi e djersa e mijrave pensionistve që punuan një jetë të tërë, e sot s’kanë të marrin edhe ilaçet tek farmacia !? Puna e nisur për rishikimin e pensioneve të pleqërisë, të ishte bërë me kohë, dhe që këtu qeveritë ta kishin nisur reformën ekonomike, e jo si kofini pas të vjelave.Megjithatë,pensionistët janë në pritje për vlerësimin real të punës së tyre në vite.Mbase e nesrmja do sjelli shpresë reale e jo përqindje andrash rritje pensioni. Me të drejtë sot pensionistët thonë ‘’U rrita, u plaka , pensionin se kapa!’’

Durrës, shtator 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok