25/06/2026

Amerikë, më fal! Sot për “mua” po proteston Igballja!

0
Ilir-Sefaj1

Nga Ilir Sefaj

Tash kur janë bërë plot 27 vjet që kur forcat e KFOR-it zbarkuan në Kosovë, pas një fushate bombardimesh prej 78 ditësh nga ana e NATO-s mbi caqet e ish-ushtrisë serbe (jugosllave), seç më shpërfaqen pamjet e gëzimit të madh që shpërtheu në masën e qytetarëve, të cilët deri në datën e 12 qershorit 1999 ishin mbyllur në zgavrën e miut në përpjekje për ta shpëtuar kokën nga forcat kriminale serbe, të cilat në luftën e Kosovës nuk kursyen fëmijë, gra e pleq.

Sa herë vjen 12 qershori, në rrjetet sociale, në media elektronike e mediume online, (për fat të keq vetëm në vendin tonë nuk kemi gazetë ditore), shfaqen pamje të afër tri dekadave më parë, ku një popull i vuajtur, të cilin okupatori serb nuk e linte të shiste as qese plastike në treg për të mbijetuar në vitet ’90, të shpërthejë në entuziazëm teksa forcat e Aleancës Veriatlantike futeshin si fitimtare në Kosovë, falë edhe luftës tokësore me përmasa titanike që bënin ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e konsideriuar si guerilja më e suksesshme në botë.

Është një burrë atje teksa hedhet mbi autoblinden e ushtarëve e gazetarëve ndërkombëtarë, duke shfaqur kështu gëzimin që po shpëtonte nga një masakër lehtë mundshme, sikur forcat paqeruajtëse të mos ndërhynin në Kosovë. Pastaj është një tjetër atje që ia puth çizmen ushtarit britanik të KFOR-it në Prishtinë, vetëm pak orë pas zbarkimit të tyre në kryeqendrën e Kosovës. Janë këto ditë gëzimi e shprese që erdhën nga veprimet luftarake të UÇK-së në tokë, e bombave të NATO-s nga qielli që ia kthyen shpresën këtij populli të shumëvuajtur.

E sot?! Sot flamurin e shenjtë të UÇK-së e valëvit Igballe Huduti në Tiranën time! E valëvit këtë flamur në Tiranën shqiptare, një grua që mund përfaqësojë gjithçka përveç interesave të vendit tim.

Amerikë, Shqipëri, Tiranë, më fal! Unë nuk jam ajo, ne nuk jemi ajo!

Sot protagonistë protestave në Shqipëri janë igballet e hudutët që hapur dalin kundër aleatit tonë të përjetshëm, Amerikës. E tmerrshme. Më shumë se e tmerrshme.

Për më keq, hudutka krijon edhe opinion në vendin tim, ajo është fytyrë e njohur televizive në Kosovë. Xhaxhai im gazetar e shkrimtar i njohur, i cili ka shkruar shumë pë Shipërinë tonë të bukur, do të thoshte, medet, medet me M të madhe.

Kam edhe shumë për të thënë, por po e mbyll me kaq, se në fund të fundit çfarë mund të thuash tjetër pas fjalës MEDET!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok