24/06/2026

I PATHYESHMI PROFESOR REXHEP HOXHA

0
Rexhep-Hoxha

Nga Hamza Halabaku

Një kushërirë imja, në vitet tetëdhjetë të she¬kullit XX, studionte Gjuhën dhe letërsinë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës dhe bano¬nte në banesën e familjes sonë në Ulpianë. Kushërira ishte punëtore e disiplinuar dhe studente e zellshme. Kishte bërë provimin me shkrim në lëndën që e ligjëronte profesor Rexhep Hoxha. Ata studentë që e kalo¬nin provimin me shkrim, fitonin kushtin edhe për pro¬vimin me gojë. Ata që nuk e kalonin provimin me shkrim, nuk e kishin të drejtën të hynin në provimin me gojë.

Ishte janari i atij viti dhe kishte rënë shumë borë. Vështirë lëvizej në vendbanime ku jetohej e le më që të udhëtohej nga Pozharani, ku, atë janar, ishte protagonistja e këtij rrëfimi.

Baci Zeqë, i ati i protagonistes së tregimit tim, më bëri telefonatë me lutje që të shkoja deri në Shko¬llën e Lartë Pedagogjike për të parë a e kishte dhënë provimin me shkrim e bija e tij dhe kur duhej të paraqitej për provimin me gojë, nëse e kishte kaluar atë me shkrim.

I premtova se atë punë do ta kryeja shumë shpejt dhe do t’i telefonoja menjëherë për ta njoftuar për suksesin e bijës së tij. Shkolla e Lartë Pedago¬gjike e Prishtinës nuk ishte shumë larg nga vendi ku e kishte selinë Pleqësia e Arsimit e Kosovës. Atëherë isha bashkëpunëtor në Pleqësinë e Arsimit të Kosovës.

Pasi i mora leje shefit tim, fillova të përga¬ti¬tesha për të vajtur deri në Shkollën e Lartë Pedago¬gjike. Sa isha duke e veshur kapotën time të dimrit ngjyrë hiri, meqë bënte shumë ftohtë, në derën e zy¬rës sonë u dëgjuan trokitje të lehta.

Hyr, foli shefi im, Stathi Kostari.

Çfarë fati, thashë me vete, vetë profesor Rexhep Hoxha!

U përshëndetëm.

– Hë? – më pyeti, kur më pa ashtu të veshur, – ku do të ikësh në këtë acar?

Mendoja të dal pak, shoku profesor, por tani, mbasi që Ju erdhët, paskam fat që të mos dal nga zyra në këtë ditë dimri të egër.

– Pse, çfarë lidhjeje ka me mua dalja jote? – vazhdoi me pyetje profesor Rexhep Hoxha.

– Po unë kam një kushërirë, që para disa ditësh ka pasur provimin me shkrim te ju, shoku profesor. Ajo më ka lutur ta informoj se a e ka kryer provimin me shkrim, apo jo. Më duhej të shkoja deri atje për të parë, a është në listën e atyre që e kanë kryer provi¬min me shkrim, apo jo.

– Unë nuk fal nota, djalosh, – më tha, pasi atë kohë isha vërtetë djalosh në krahasim me moshën e profesor Rexhepit.

Asnjë herë nuk jap nota kaluese për njerëzit e njohur dhe për ata studentë që nuk e meritojnë.

– Jo, profesor, nuk jam duke Ju lutur që t’i falni notë kushërirës sime, po vetëm të di a e ka kryer apo jo provimin, në mënyrë që të mos e bëj rrugën kot deri te Shkolla e Lartë në këtë acar.

Pasi profesor Rexhep Hoxha e mori vesh se vërtet nuk kisha qëllimin që të intervenoja për falje note, më pyeti si e quanin kushërirën time. Pasi i tre¬gova emrin dhe mbiemrin, profesori tha preras: “Kushë-rira nuk e ka kryer provimin”.

E falënderova shumë që më kurseu nga të ftohtit e janarit. E hoqa kapotën time ngjyrë hiri dhe u ula në vendin tim të punës. E solla numrin e tele¬fonit dhe e njoftova kushëririn tim se e bija e tij duhet të përgatitet më mirë për afatin e ardhshëm të provi¬meve.

Shefi im më luti të porosisja kafe për profe¬sorin Rexhep Hoxha.

Profesor Rexhep Hoxha na tregoi se si njëherë e kishte lutur një shokun e vet për një kandidat që t‘ia falte notën në një provim. Ai e kishte falur atë notë.

Më vonë, edhe ai e kishte lutur profesor Rexhep Hoxhën që një të afërmi të tij t’ia falte notën në lëndën “Historia e vjetër e letërsisë”, mirëpo pro¬fe¬sor Rexhepi e kishte refuzuar kategorikisht.

– Po unë një herë ta kam kryer një porosi tënden, – i kishte thënë profesori tjetër.

– Po, ma ke kryer dhe do ta kryesh, nëse unë të them, po nuk do të them kurrë më, se ti bën këso gjëra jo të mira, ndërsa unë, Rexhep Hoxha, nuk i kam bërë, s’i bëj dhe as që do t’i bëj ndonjëherë…

Profesor Rexhep Hoxha ishte profesor i shkël¬qyeshëm. Ata që kanë marrë nota kaluese te profesor Rexhepi, dinë ta shkruajnë drejt dhe pa gabime gju¬hën tonë të bukur shqipe…

Shpeshherë krenohem për takimet e mia me profesor Rexhepin.

*Hamza Halabaku: Rrjedhë motesh, Tregime, kujtime, ditar… Prishtinë, . 2017,             fq. 79

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok