23/04/2024

Albin Kurti “shpëtimtari” apo varrëmihësi i shtetit të Kosovës?!

0

Shkruan: Florim Zeqa

E lëvduam apo kritikuam ‘Qeverinë Kurti’, as nuk e ndihmojmë dhe as nuk e dëmtojmë Serbinë. Është Albin Kurti ai i cili po e ndihmon Serbinë dhe po e dëmton Kosovën me veprimet e dëmshme politike dhe gjuhën jo diplomatike karrshi miqve ndërkombëtar.

Tendenca për ç’njohje deri në zhbërje të Republikës së Kosovës

Veprimet e ngutshme, kokë në vete dhe të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtar, e kanë kthyer Albin Kurtin në varrmihës të të gjitha të arriturave të Kosovës përgjatë këtyre dy dekadave të fundit në liri, nga njohja ndërkombëtare në humbje të integritetit dhe sovranitetit shtetërorë, nga pavarësimi dhe njohja e mbi 114 shteteve të botës në ç’njohje dhe tendencën për zhbërje të shtetit, nga faza e shtetndërtimit në rrënim dhe poshtërim të institucioneve më kredibile të shtetit (FSK dhe Policia e Kosovës), nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare në izolim ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Këtë që e themë po mundohem ta argumentojë me disa shëmbuj praktik.

Janë më pak se katër vite, që kur, ky i njëjti Albin Kurti nuk e njohu dhe as pranojë 17 Shkurtin 2008, duke thënë, po citojë, “në këtë ditë nuk ka ndodhur asgjë për Kosovën”, duke mos e njohur flamurin siq e quante ai asokohe “lara-lara” flamurin e shtetit të Kosovës, nuk e ka respektuar hymnin dhe institcionet e shtetit, e ka përbuzur dhe dhunuar në deri në gjakosje Policinë e Kosovës, i ka vënë flakën ndërtesës së qeverisë, e ka tymosur dhe kontaminuar me gazë molotovi Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka bërë e çka nuk ka bërë, saqë po të permenden të gjitha veprimet e dëmshme dhe destruktive të Albin Kurtit, jo një shkrim autorial, por duhet shkruar një libër voluminos për t’i përfshirë të gjitha kundërshtimet e tij për të gjitha vendimet e historike për shtetin e Kosovës nga Konferenca e Rambujesë e deri në ditët e sotme.

Epoka më errët e pasluftës në Kosovë

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e sollën në pushtet Albin Kurtin (pa qenë fare në listën zgjedhore shkaku i pengesave ligjore), dhunuesin e institucioneve të shtetit dhe nga ky moment fillon një epokë e re për Kosovën, e cila shënon epokën më të errët sa i përket zhvillimit ekonomik dhe marrëdhënjeve ndërkombëtare të Kosovës.

I ardhur në pushtet përmes gjuhës populliste, gënjeshtrave dhe mashtrimeve, “patrioti” i deridjeshëm i cili injoronte institucionet e shtetit të vet, tani është kthyer në fushatë të tmerrshme dhe agresive kundër miqve të Kosovës, duke ia larguar Kosovës një nga një të gjithë miqët evropian deri tek SHBA-të, mikun dhe aleatin numër 1, suportin dhe sponsorizuesin e pothuajse të gjitha njohjeve ndërkombëtare të shtetit tonë.

Të gjitha këto prapësi politike po i bën në emër të institucionalizmit të ekzagjeruar. Duke u thirrur në sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit, më i vogli i botës është barrikaduar kundër tërë bashkësisë ndërkombëtare, duke ju thënë atyre unë kam shtet, unë jam sovrani, unë bëjë çfarë të dua në këtë vend.

I gatshëm t’i viktimizojë qytetarët e hipnotizuar

Mirëpo, realiteti po ja thotë të kundërtën, “Supermenit” që një muaj i ka mbetur i ngujuar kryetari në Zveçan, që një javë edhe tre policët e kidnapuar po i dergjen burgjeve të Serbisë, e ky po krrekoset që është duke mbrojtur sovranitet dhe integritet në pjesën e shtetit të cilën nuk e kontrollon, por vetëm prodhon kriza të vazhdueshme politike për të mbuluar dështimet e mëdha në qeverisjen e vendit, për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga çështjet ekzistenciale tek krizat artificiale në veri të vendit.

Duke e përdorur kryetarin e ngujuar Lulzim Hetemi si “simbol të rezistencës dhe sovranitetit” në veri, Albin Kurti është duke e rrezikuar partneritetin me të gjithë ndërkombëtarët që deri dje i kemi konsideruar miq dhe mbështetës të pavarësisë së shtetit tonë.

Situata konfliktuoze në Veri të Kosovës nuk i konvenon askujt përveç Albin Kurtit, këtij lideri autoritar dhe sadist, i cili është i gatshëm t’i viktimizojë qytetarët e hipnotizuar me mashtrime dhe skenarë të sofistikuar me Vuçiqin. Pse e themë këtë?!

E themë sepse askush nuk guxon as të mendojë, e lërë më të flas për skenarët e ardhshëm në veri pas takimit të radhës me Vuçiqin!

E themë kështu për faktin se, në këtë situatë të tensiononuar dhe emocionale, të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose e marrin guximin që ta kundërshtojnë kryeministrin Albin Kurti etiketohen si shërbëtor të Serbisë dhe armiq të Kosovës!

Sipas Albin Kurtit dhe mbështetësve të tij morbid, ne shumica e popullatës nuk paskemi bërë gjë për këtë vend, sikurse që nuk paskan bërë gjë luftëtarët e lirisë që derdhën gjakun dhe lanë gjymtyrët e trupit në fushat e betejës, por është Albin Kurti ky që po e “shkruan historinë” e Kosovës!

Liria dhe pavarësia e Republikës së Kosovës nuk janë produkt i Albin Kurtit, por është rezultat i përpjekjeve të gjata të shumë brezave, i rezistencës së gjatë aktive paqësore e cila u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së e ndihmuar nga SHBA-të dhe aleanca më e fuqishme ushtarake në botë-NATO.

Republika e Kosovës, kjo arritje e përbashkët me miqtë ndërkombëtar, është e arritura më e madhe historike kombit shqiptarë që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 e deri më sot. Andaj, jo Albin Kurti, por askush tjetër nuk guxon të prekë mbi themelet e shenjta të shtetit të fituar me gjak e sakrifica dhe as ta vëjë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë si dhe as marrëdhënjet me miqtë strategjik të shtetit tonë.

Florim Zeqa

22.06.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok