23/04/2024

Gazmend Freitag dhe Shota në Festën e kulturave të popujve në Salzburg

0

Kultura popullore e Salzburgut (Salzburger Volks.kultur) së bashku me qytetin e Salzburg-ut, me datën 18 qeshor 2023, mbajti ,Festën e kulturave të popujve‘ (Fest der Volkskulturen), si simbol të bashkëjetesës paqësore dhe të dobishme të popullsisë së larmishme të qytetit të Salzburgut.

Në këtë festë, shoqata Austriako-Shqipëtare ‘Aleksandër Moissi‘ me kryetaren e saj zonja Lulavere Dasch, prezantoj kulturën e popullit shqiptar. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” magjepsi publikun plotsisht, sëbashku me maestron shqiptar Gazmend Freitag i cili prezentoi „10 Portraits of Albanians“.

Gazmend Freitag:

Kam pasur shum knaqsi, që isha pjesmarrs në ‘Festën e kulturave të popujve‘ në Salzburg. Këtu prezentova 10 portrete të Personaliteteve Shqiptarenga sfera e literatures, historis, filmit e artit… që kan ndikuar mendjen dhe zhvillimin tim si piktor: Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Alexander Moissi, Ibrahim Rugova, Esad Mekuli, Mother Teresa, Anton Çetta, Bekim Fehmiu, Nexhmije Pagarusha, Ali Podrimja.

Lumturinë ma të madhe e përjetova në takimin me Ansamblin Shota të cilët me formën tradicionale të muzikes dhe vallëzimit sollën gjithë publikun në levizje. Unë për një moment të gjatë e kisha ndjenjën, sikur isha në vendlindjen time në Kosovë, në shoqërim me shokë të mirë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok