03/12/2024

Aktakuzë e faktuar apo denigruese ndaj Gërvallës?!

0
Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për mosraportim të pasurisë, në kampin opozitarë janë ngritur reagime të mëdha, kurse pozita si gjithnjë heshtë para aferave korruptive të ministrave të saj!

Aktakuzë e rëndë ndaj kryediplomates

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), tani Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), rezulton se Donika Gërvalla nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.

Shtrohet pyetja, çfarë do t’i ndodhte një ministri në Gjermani në momentin që i konfirmohet aktakuza për “Steuerhinterziehung” (Evazion Fiskal)?

Përgjigja është e shkurtë dhe e thjeshtë, dorëheqje.

Mirëpo, gjasat që kryediplomatja dhe ministrja e jonë e jashtme të japë dorëheqje nga posti i saj janë të vogla apo inekzistente!

Pse?

Sepse politikanët tonë nuk kanë ndërgjegje dhe as nuk e njohin aktin moral të dorëheqjes, anipse akuza është e rëndë, për vjedhje dhe për gënjeshtër të qëllimshme para Agjencionit Antikorrupsion!

Të parët që duhej të reagonion ndaj kësaj aktakuze duhej të ishin kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani, për të kërkuar përshpejtim të procesit zgjedhor për zbardhjen në hollësi të të gjitha pretendimeve të prokurorisë dhe gjykatës, ku do të vlerësohen dhe vërtetohen me saktësi në shqyrtimin gjyqësor pas administrimit të provave, ku edhe do të vërtetohet fajësia apo pafajësia e të pandehurës Gërvalla.

Mirëpo, edhe përkundër kërkesave të opozitës për dorëheqjen e Gërvallës, kjo e fundit do ta vazhdojë mandatin e saj politik njëjtë sikurse vartësi i saj, Martin Berishaj për skandalin diplomatik të përmasave ballkanike!

Urojë që pretendimet e prokurorisë dhe gjykatës themelore në Prishtinë të mos përputhen me pretendimet e ngritura në aktakuzë, në të kundërtën dënimi ndaj ministres Gërvalla do të ishte e keqja më e vogël në krahasim me imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare!

Deri në fund të gjykimit, vetëm dorëheqja do ta pastronte në aspektin moral ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës! Se a është kjo aktakuzë e faktuar apo denigruese ndaj Gërvalles, mbetet të shihet në fund të procesit gjyqësorë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok