13/12/2024

Turri i politikanëve për Amerikë me ruajt majtizmin e shtetin me fik

0
Nue-Oroshi

Nga Nue Oroshi

Turri i tre politikanëve nga Kosova për të marrë pjesë në konventën e Partisë Demokratike të Amerikës, për t´ia shtrenguar dorën Camela Harrisit zv.Presidentes Amerikane që po kandidon për tu bërë presidente dhe që do të mbetët vetëm përpjekje në tentativë është turr kur marrin burrat nganjëherë për ta kercyer ujin dhe mbytën në të ende pa i kaluar dy hapa.Po pse gjithë ky turr për përkrahjen e Partisë Demokratike të Amerikës kur dihet mirëfilli se politika amerikane e përkrahu Shtetin e Kosovës e bashkuar e ku rolin kryesor në këtë përkrahje e kanë luajtur dy partitë kryesore në Amerikë Partia Republikane si dhe Partia Demokratike. Aktorët kryesor në bërjen e shtetit të Kosovës ishin tre presidentët Republikan dhe një president Demokrat.Me një fjalë për ata që janë të rinj në politikë por të vjetër në moshë si dhe për ata që janë të rinj në moshë dhe nuk mund ti kenë ndjekur ngjarjet politike ju them se përkrahësit e Republikës se Kosovës ishin Ronald Regan,Xhorxh Bushi Senior dhe Xhorxh Bushi Junior si dhe një President Demokrat Bill Klintoni. Politikanët që bëjnë politikë dhe e kuptojnë atë dmth rezultati është tre me një në përkrahje të Kosovës nga ana e Republikanëve kurse nuk duhet anashkaluar as kontributi i Bill Klintonit.Po shtrohet pyetja se don përgjigje se pse gjithë ky turr i politikës se Kosovës për të përkrahur demokratet dhe për ti anashkaluar Republikanët.Kjo është një vetvrasje politike kur të gjithë mediat evropiane dhe ato botërore e llogarisin Donald Trump kandidatin favorit për ti fituar zgjedhjet. Camila Harris ishte pjesë e presidentit demokrat Beiden por që nuk dha kurrfarë efektshmërie politike dhe mbeti e panjohur tek qytetarët amerikan. A thua mos ky vrap i politikanëve të Kosovës ka të bëj me rrugën që ju ka caktuar Xhorxh Sorosi. Kjo mbetët të shihet. Por të marrësh turr e vrap në përkrahje të një kandidati apo kandidate që dihet qartë se do ta humb fushëbetejën dhe të lesh anash përkrahjen e kandidatit republikanë i cili është përkrahur dhe përkrahet edhe nga familja Bush dhe shumë familje tradicionale amerikane që e luftojnë që në Amerikë mos të kthehët komunizmi e që do të jetë një rikthim i trishtushëm për mbarë botën e sidomos për ato dhjetra miliona familje që kanë përjetuar vrasjet e familjarëve të tyre nga ideologjia komuniste.Ky fakt është brengosës se sa mjeranë janë një pjesë e politikanëve tanë dhe nuk shohin fare përpara në mënyrë vizionare. Përkundër këtij fakti unë jam i bindur se atdhetarët shqiptarë në Amerikë tash veqëse janë mobilizuar dhe janë në përkrahje të kandidatit republikan Donald Trump.Duhet që lobi shqiptarë në Amerikë qysh tani të bjen në kontaktë me kandidatët republikanë që janë të emëruar që të jenë kandidat për kabinetin qeveritarë të Donald Trumpit.Në anën tjetër politikanët tanë në Shqipëri,Kosovë duhet ta dinë një faktë,se nëse i takon programit të djathtë politikë atëherë si në Evropë si në Amerikë duhët të përkrahësh krahët politik apo kandidatët që janë të vijës së djathtë politike, kurse ata të krahut të majtë është e natyrshme që mund të përkrahën kandidatët e ideologjisë së tyre politike. Është mirë që në të ardhmën partitë politikë në Shqipëri dhe në Kosovë para se të bëjnë një përkrahje të tillë ajo përkrahje duhët të jetë partiake dhe jo përkrahje shtetërore.Asnjëri nuk ka të drejtë që në emër të shtetit të Shqipërisë, apo të shtetit të Kosovës që ta përkrah një krahë politik apo një kandidatë politikë në Amerikë.Nuk ka të drejt për faktin se populli shqiptarë në Amerikë tash është i ndarë në dy taborre politike në atë Republikane ku bëjnë pjesë atdhetarët shqiptarë dhe familjet tradicionale shqiptare antikomuniste, kurse në anën tjetër shumë komunista,udbasha e anëtarë të sigurimit të shtetit shqiptarë janë futur dhe kanë gjetur strehim në partinë demokratike të Amerikës, e ku fatkeqësia qëndron se edhe Partia Demokratike e Amerikës nuk i njeh sa duhet se shumica e tyre janë paraqitur  azil politik në Amerikë kinse janë të ndjekur politikisht nga komunizmi a në faktë shumica prej tyre ishin ish gjykatës,prokuror,sekretar partish e spiunë të sigurimit si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri.

E këta sot luftojnë që edhe Amerikës t´ia kthejnë komunizmin.Por tani Amerika ka vendosur që në katër vjetët e ardhme ajo të udhëhiqet dhe të qeverisët nga republikanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok