14/12/2024

Pse shërbimet e huaja dhe bashkëpunëtorët e ikur prej tij nuk i denoncojnë “aferat” e Sali Berishës?!

0
Sali-Berisha2

Nga Enver Bytyçi

Thjesht dhe qartë, sepse nuk ka fakte, nuk ka prova, nuk ka përgjime, nuk ka biseda kompromentuese, nuk ka asnjë dëshmi të tillë! Keni dëgjuar nga ikanakët e Partisë Demokratike të thonë qoftë dhe një detaj në biseda ose në takime konfidenciale e të thonë se “Sali Berisha u ka thënë këtë ose atë”, gjithnjë në shkelje të ligjit apo të etikës qeverisëse?! Unë jo! Ti më the gjithashtu se nuk ke dëgjuar! Nuk kam dëgjuar më thanë edhe ata dhe ato! Si ka mundësi, në 34 vite në politikë të mos ketë gabuar asnjëherë Doktori e të fliste pa u menduar mirë në mënyrë të komprementuar, qoftë dhe me një bashkëpunëtor të tij?!

Po këto shërbimet e huaja të inteligjencies dhe sigurisë, europiane apo amerikane, thoni po të doni, edhe ruse, kineze e serbe, nuk e paskan përgjuar Doktorin?! Në ndonjë moment kanë tentuar edhe ta asgjësojnë, jo më të mos e përgjojnë! Në Serbi njihet si armik i saj dhe nacionalist që kërkon të destabilizojë rajonin?! Dhe në gjithë këtë kohë prej 3 dekada e gjysmë të gjitha këto shërbime ose veç e veç tyre, nuk paskan zbuluar asnjë provë të implikimit të tij në veprimtari anti-ligjore?! Ose duhet të besojmë në mrekullinë, që një njeri të ketë aftësitë hyjnore të fshehjes të së vërtetës prej gjithkujt, ose duhet të pranojmë se Sali Berisha i përket rracës së politikanëve dhe njerëzve që nuk bën kompromis me moralin, me korrektësinë, me drejtësinë dhe është i betuar që të repsektojë vetëm ligjin.

Ndryshe do të ishte bërë objekt bisedash, thash e themesh, goditjesh dhe akuzash të pafund e të pamëshirshme.

Jo se nuk akuzohet pa asnjë provë e dëshmi. I thonë gjithçka, por pa asnjë fakt. Megjithatë Sali Berisha është person i shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan me letër-porosi të Ramës dhe Sorosit. Eshtë dhe në arrest shtëpiak nga departamenti i drejtësisë se Edi Ramës. Por ama nuk është Berisha, por është Rama objekt i talljeve dhe barcoletave, si dhe objekt talljeje ironike nga përgjimet e shërbimeve të huaja dhe nga akuzat që i bëjnë ish-bashkëpunëtorët e tij. Ish- bashkëpunëtorë të Doktorit kanë thënë se Berisha “është kriminel” pa dhënë asnjë fakt dhe provë kriminale. Kanë thënë se ai “është diktator”, por janë penduar më vonë, kur kanë përfituar nga toleranca e tij. Por asnjë prej tyre deri më sot nuk ka thënë se “Sali Berisha është i korruptuar”! Kanë folur për korrupsionin në qeverisjen e Berishës, por kurrë nuk e lidhën direkt kryeministrin Berisha me rastet e korrupsionit në administratën e tij!

Shërbimet e huaj me përgjimet dhe investigimet e tyre nuk e akuzuan kurrë Sali Berishën për paligjshmëri, siç po bëjnë sot me pasuesin e Berishës, Edi Ramën. Rama tashmë është në krye të skandaleve të përgjimeve për grabitjen e votave e të zgjedhjeve. Eshtë personazhi kryesor që mban një koordinator në selinë e tij për lidhjet me krimin e organizuar dhe grupet mafioze. Eshtë lideri i vetëm në botë që u jep favore strategjike kriminelëve që porosisin vrasje dhe grabisin qindramijë m2 tokë në bregdet. Eshtë koordinatori i korrupsionit bremda vendit dhe atij ndërkombëtar. Të gjitha këto njerëzit i gjejnë në transkriptet e përgjimeve dhe dëshmitë e ish-bashkëpunëtorëve të tij, si ish-zv. Kryeministri, Arben Ahmetaj.

Por në arrest shtëpie e non-grata është Sali Berisha, nuk është Edi Rama! Kjo e bën drejtësinë shoshë, një katraurë, tek e cila askush nuk ka e nuk mund të ketë besim. Drejtësia është balancë. Nëse ajo mbron kriminelët në pushtet si Edi Rama, edhe kur ka prova pa fund për ta ndëshkuar e dënuar atë dhe, ndëshkon liderin e opozitës pa asnjë provë dhe fakt, pa akuzë dhe në kundërshtim me kushtetutën e ligjin, atëherë kjo nuk është balancë. Eshtë zhdrejtësi e disbalancuar, e deformuar, selektive, dmth është padrejtësi e kontrolluar dhe e komanduar. Kontrollorët dhe komanduesit e saj janë ata që e shohin Sali Berishën si non-grata, edhe pse zyrtarët e atij shteti i korrupton Edi Rama e jo Sali Berisha. Kontrollorët e komanduesit e saj janë gjithashtu të korruptuarit e vërtetë të pushtetit të Tiranës.

Këta, të korruptuarit në krye të qeverisë së Tiranës e duan Berishën në arrest e të akuzuar për korrupsion, sepse duan të thonë se “nuk jemi ne të korruptuarit, përkundrazi, ishin ata para nesh”! Se “ne po bëjmë drejtësi dhe denoncojmë e luftojmë “të fortët”, si Berisha”! Dhe të fortët (pra kriminelët) shpesh herë në romanet raciste vendosen në gjeografinë veriore të Shqipërisë. Gjithnjë për të thënë se “Ata janë shpellarë”. “të pabindur”! Kjo e dyta është e vërtetë. Ata, përfshirë dhe Sali Berishën, janë të pabindur kur është fjala për mbrojtjen e territorit të shtetit e të kombit dhe të dinjitetit të tij. Prandaj Sali Berisha është shpallur non-grata dhe në arrest shtëpiak sot! Historia do ta dëshmojë dhe shkruajë me germa të arta këtë të vëërtetë. Edhe nëse në historinë politike të Berishës mund të shkruhesin dështimet e tij, kjo që po ndodh nuk do të lejë hapësirë të shkruhet për dështime. Sepse vendosmëria e tij në mbrojtje të integritetit e dinjitetit njerëzor e kombëtar tejkalon çdo kriter shkencor të të shkruarit të historisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok