22/12/2024

AKADEMIKU SERB APELON PËR KOALICION SLLAVO-GREK ANTISHQIPTAR!

0
Adil-Fetahu

Nga Adil FETHU

Akademiku serb Darko Todoroviq, në një shkrim të gjatë autorial, botuar në “Novi Standard” e të transmetuar edhe në gazetën “Politika” e në mjete tjera të informimit në Beograd, me titull: “Shqipëria e Madhe tnimë ekziston”, e me nëntitull: “Mlidhni mendjen Serbë, Maqedonë, Malazezë dhe Grekë, se askush nga jashtë nuk do të ju ndihmojë”, bënë apel që popujt e përmendur, shtetet e tyre, të lidhen ngushë në koalicion për t’i bërë ballë “hegjemonizmit” të “Shqipërisë së Madhe”, e cila po krijohet, ose tashmë veç është krijuar në realitet, dhe vetëm nuk është njohur zyrtarisht.

Shkas për këtë shkrim të gjatë, mjaft analitik për periudhën prej Lidhes së Prizrenit e deri më sot, autori e ka marrë vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që bëri në Tetovë dhe në Shkup (më  11 gusht 2023). Vizitën e Kurtit autori e sheh si veprim real i realizimit të Shqipërisë së Madhe. Apeli i tij për koalicion slalvo-grek, na përkujton kolacionin e tillë në prag të Luftës Ballkanike (1912), që edhe atëherë ishte i orientuar kundër tokave dhe popullit shqiptar, por që asokohe ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Ai koalicion ishte krijuar në kohën kur kishin marrë hov kryengritjet shqiptarëve për çlirim e baskim kombëtar. Koalicionin e ri, pas 111 vjetëve, akademiku serb kërkon për të ndalë procesin e emancipimit dhe përparimit të kombit shqipar, në dy shtetet shqiptare dhe në pjesët e tjera të pushtuara në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, përveç Çamërisë së pushtuar nga Greqia.

Autori i këtij pamfleti, ka harruar se tri nga shtetet me të cilat kërkon të bëjnë koalicion për luftë kundër shqiptrëve, tashme janë anëtare të Aleancës së NATO-s, sikurse është edhe Shqipëri kundër së cilës do të luftonte aleanca sllavo-greke e pretenduar.

Për lexuesit shqiptarë kudo që gjendën, është me interes të njihen me përmbajtjën e shkrimit në fjalë, sepse ka rrënjë të thella nga buron dhe të gjëra deri ku shtrihet. Prandaj, e mora mundimin ta përkthej e bëj publik.

Me titull: SHQIPËRIA E MADHE TASHMË EKZISTON, e me nëntitull: “Mblidhni menjen Serbë, Maqedonë, Malazezë e Grekë, se askush nga jashtë nuk do të ju ndihmojë”, autori shtron pyetjen si nëntitull: “Vallë, a mos është  më e rëndësishme ajo që njihet zyrtarisht,  por në realitet nuk ekziston, apo ajo që zyrtarisht nuk njihet, por në realitet ekziston”, dhe vazhdon artikulli:

“Shpresoj që lexuesit nuk do të ma zënë për të madhe që këtë koment po e filloj me një autocitat. Në të vërtetë, në vitin 2008, në opinionin e Maqedonisë shkaktoi një zhurmë të madhe botimi i dy bleneve  të Enciklopedisë pioniere të Maqedonisë, të cilën e botoi Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë. Mënyra se si ishte prezantuar  në atë Enciklopedi historia dhe kultura e Shqiptarëve në Maqedoni, patën shkaktuar paknaqësi në radhët e shkencëtarëve dhe të punonjësve shoqërorë e politik shqiptarë.

Autorët e zërit për Shqiptarët sikur kishin harruar  metodologjinë e “urdhërit ditor”, se duhet të shkruajnë në pajtim me “interpretimin korrekt politik të Marrëveshjes së Ohhrt”,  e jo në mbështetje të vërtetimit të fakteve themelore dhe të vërtetës shkencore. Kjo iu ra për koke. Udhëheqësi i Katedresës së Historisë në Unvierzitetin e Tetovës, Vehbi Xhemjali, u kërcënua se në qoftë se teksti i Enciklopedisë ku bëhet fjalë për Shqiptarët në tërhiqet dhe të ndryshohet qenësishëm, bashkë me kolegët nga Prishtina dhe Tirana, do të përpilojnë encklopedi të posaçme për historinë e Shqiptarëve të Maqedonisë. Edhepse botuesi dhe autori i zërave të inkriminuara, në fillim në mënyrë të argumentuar dhe të vendosur iu kundërvunë këtyre sulmeve ideo-politike e jo shkencore, Encklopedia e Maqedonisë u tërhoq, ndërsa Qeveria në Shkup u distncua nga AShAM.

Me rastin e këtyre malverzimeve lidhur me Enciklopedinë e Maqedonisë, të cilat nuk ishin pa një analogji me peripetitë  që atëbotë, para shkatërrimit të saj, e përcollën përpjekjet e pashpresa për botimin e dytë të Enciklopedisë së Jugosllavisë.

Në dhjetor të vitit 2009, pata shkruar komentin në “Peçat”, me titull: “Maqedoni u gjunjëzua”. Ja pasusi përfundimtar i atij shkrimi: “Kryetari i AMShA pohoi se Enciklopedia e Maqedonisë do të pësojë ca ndryshime. Marrëveshja për demarkaconin e kufirit është ratifikuar, marrëdhëniet diplomatike midis Shkupit e Prishtinës janë vendosur. Por, shkupjanët me droje i vizitojnë varrezat e më të dashurve të tyre, sepse për të arritur deri atje, duhet të kalojnë  nëpër pjesën shqiptare të qytetit. Është kërkesë e madhe  për pasaporta bullgare. His est finis Macedoniaes”!

Kriza e Encklopedisë

Prej kohës së skandalit me enciklopedinë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet. Duke marrë parasysh gjithë atë që në ndërkohë ka ndodhur në Maqedoni dhe me Maqedoninë e që nga pozita e gjunjëzimit e ka shtrirë gadi krejtësisht në pozitë të rrëzuar dorëzimi, a ka vend të çuditemi me spektalin shqiptaromadh të Albin Kurtit në Tetovë dhe  në Shkup?

Keqardhje ka, por nuk duhet çuditur. Gjithçka po shpie kah demonstrimi i përparimit të projektit të “Shqipërisë së Madhe”, me Prishtinën si “piemont”, gjë që kohëpaskohe shkakon kërcëllimin e dhëmbëve dhe shkëndija me Tiranën, ngase në vetëdijen e klasës politike të ashtuquajturës “Kosova”, qëmoti ndizet, me përflakje sporaduke ideja që “Prishtina më përparimtare (për shkak se KeM ka qenë krahinë në përbërja të Jugosllavisë së civilizuar e më të zhvilluar”, derisa Shqiptërinë një kohë të gjatë e ka shtypur trashëgimia e rëndë e regjimit të Enver Hoxhës), mund të bëhet qendër e tubimit gjithshqiptar. Ndërkaq, sa i përket përkushtimit vizionit për “Shqipërinë e Madhe”, dallimet në mendime dhe ndjenja edhe të njërës edhe të palës tjetër të kufirit (të përkohshëm) – nuk ka, ndonëse vërehet se shkalla e enthusiazmit të përpsektivës shqiptaromadhe është më e lartë në “Kosovë”. Prej Lidhjes së Prizrenit e deri më sot, në forma të ndryshueshme të shfaqjes, varësisht nga konjukturat historike dhe rajonale.

Në vitin 2008, kur shpërtheu “kriza e enciklopedisë”, janë mbajtur zgjedhjet e rëndësishme të përgjithshme; sipas shumëkujt ato ishin vendimtare për ecuritë politike në Maqedoni, ndërsa në mënyrë solemne është shënuar përvjetori i “Lidhjes së Prizrenit”. Duke i bërë një vështrim këtij akti, historianja Violeta Açkovska konstatonte se ”shteti i saj i vogël, ngadalë por pa dyshim po integrohet në matricën kosovare”, faza sukcesive të së cilës ishte edhe një spastrim etnik i Maqedonëve në vitin 2001 (të detyruar të bëhen refugjatë në shtetin e vet), pas së cilës dolën kërkesat për federalizimin (autonomi për viset e Maqedonisë Perëndimore si Iliridë), dhe më në funt, hop, edhe një shtet shqiptar në Ballkan”.  Konkludimi i saj i errët  ishte si vjion: “Nga gjithë sa u tha, del se Lidhja e Prizrenit”, në baza afatgjata po e përsëritë skenarin e vjetër, zbatimin e të cilit po e imponojnë lojtarët e ndryshëm të partnerëve të brendshëm e të jashtëm, esenca e të cilit është transformimi i përparuar i hartës etnike të Shqipërisë së Madhe – shtetit të cilin Shqiptarëve në kohën e Krizës së Madhe të Lindjes ua ka premtuar Perandoria Osmane. Me fjalë tjera, jemi dëshmitarë të formimit të Shqipërisë Etnike”.

Dhe vërtetë, as sot e kësaj dite fjalëve të saj nuk mund t’iu shtosh as heqësh asgjë, veçanërisht në dirtën e  përhapjes Shqiptaromadhe të Kurtit nëpër Tetovë e Shkup, ku u prit si ndonjë princ panshqiptar, ndërtues i unitetit të kombit, në atmosferë të krenarie acionaliste,  të cilës  ai me deklratat e tija veçsa i jepte flakë.

Atëherë, si të kërkohet prej tij t’i bindet logjikës së dialogut për zgjidhjen e problemeve me Beogradin, që krahas masave ndëshkuese jobindëse të paralajmëruara, poqese nuk bindet, përsëri po e kërkojnë zyrtarët ndërmjetësues të qeverive të jashtme dhe të administratës së tëhuajësuar të Brukselit? A ka adute të forta në xhep dhe a ka ndjenjë për momentin politik (i cili mund ta mashtrojë, por që deri më tash nuk e ka bërë),  aq më tepër që ecuria e retrospektivës historike e gjatë apo  shkurtër e idesë për “Shqipërinë e Madhe”, po dëshmohet se për këtë projekt në bashkësinë ndërkombëtare – respektivisht te fuqitë e mëdha –  në lëmshin e interesave të tyre të ndryshme, të përputhura ose të kryqëzuara, veçmas në kohën më të re, në mënyrë volshebe madje dhe paradoksale, ka gjetur mbështetje të mjaftueshme.

Para Kurtit, me Kurtin dhe pas Kurtit

Aq më interesant është edhe hulumtimi me vlerë historike shumëherë i vërtetuar dëshmuar, se edhe ata të cilët janë të prekur me përhapjen e idesë për “Shqipërinë e Madhe”, në pikëpamje shtetërore edhe etnike/nacionale janë drejtërdrejtë të rrezikuar, duke shikuar objektivisht kontekstin e gjërë rajonal, i ka shtyrë që ndaj bartësve të nacionalizmit shqiptar dhe shqiptarësisë së madhe në mesin e ri, të jenë deri në atë masë të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe tolerant. Nga shkaqe të njëjta prej të cilave në Shkup u vendos të tërhiqet gjoja Enciklopedia albanofobe, pas Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavinë komuniste,  u hodhën gurë e dru për gjoja mëkatin e “nacional-shovinizmit serbomadh” në studimin mjaf solid pionier të historianit Jovan Haxhi Vasileviq (1866-1948) “Liga Shqiptare, kongora arnaute dhe  populli serb nën Perandorinë Turke”, të vitit 1909, dhe mbi autorin e merituar të kohës. Dhe kështu gjithnjë! Sa herë janë ndërprerë e hedhur e treguar projekte shkencore të vlefshme e të dobishme, nga frika që të mos hidhërohen Shqiptarët?

Në rrethana e mistifikime të caktuara, duke përfshirë edhe ato mentale, respektivisht kolektive-psikologjike e ideologjike-politike, thënë më shkurt, në marrëdhëniet serbo-shqiptare, Shqiptarët që ishin pakicë dhe dhe në çdo pikëpamje më të pazhvilluar, ishin problem i përhershëm i Serbëve, në vend se të jetë e kundërta. Siç raporton Millovan Gjillasi nga biseda me Stalinin, në vitin 1948, delegacioni i komunistëve jugosllavë është  befasuar me qëndrimin e Stalinit, kur pas ankesave në lidhje me sjelljen jokorekte të “shokëve shqiptarë”, ai i paska këshilluar që Jugosllavia duhet “ta përbijë Shqipërinë, sa më parë, aq më mirë”!

Kandidat ideal

Të papërshtatur në rrethin rajonal, me prejardhje dhe gjuhë tjetër, Shqiptarët gjatë historisë kanë pasur vështirësi e fërkime me të gjithë popujt me të cilët është dashur të jetojnë bashkë, qoftë të përzier etnikisht ose në fqinjësi. Kështu ishin kandidat ideal si klientë të fuqive të mëdha, qëllimet e të cilave gjithnjë ishin të dominojnë  dhe t’ia caktojnë fatin Ballkanit, sipas interesave të tyre të përkohshme ose të përhershme. Sikur rasti i Kurdëve në Lindjën e Mesme. Përmes popujve të tillë të paintegruar dhe të paknaqur, me ambicje për emancipim nacional e shtetëror, herë duke iu ndihmua e herë duke i penguar, sipas nevojës, fuqitë e mëdha në mënyrë shumë të lirë, pa i përlyer duart e veta e pa viktima të veta, kanë krijuar kriza dhe kanë nxitur konflikte midis popujve të vegjël dhe kanë udhëhequr me to. Si gjithmonë, ashtu edhe tash… Sot këtë e quajnë “prokksi” veprim, duke përfshirë edhe luftën hibride.

Siç e ka vërejtur saktësisht Peter Barti në librin e tij: “Shqiptarët nga Shekulli i Mesëm deri më sot” (1995), Shqiptarët gjithnjë me mençuri kanë arritur t’i gjejnë vedi tutorë ndërkombëtarë, në mënyrë specifike duke gjetur padronë në distancë gjeografike sa më larg Beogradit, përmes Moskës deri në Peking, duke shtuar tash Amerikën. “Zhvillimet e tilla kanë pasur përparësi dhe të meta. Sa më larg që ka qenë fuqia mbrojtëse, pavarësia e këtij sheti të vogël ballkanik ka qenë më e madhe, por ka qenë mundësia më e vogël e ndihmës në rast të ndonjë konflikti ushtarak”, rezonon albanologu gjerman (Peter Bart, v.j.). Ashtu është, por bota dhe koha po ndryshon dhe distanca gjeografike e kohore po zvogëlohen e relativizohen deri në anulim, ashtu që mbrojtësi i largët jo vetëm se po i afrohet të mbrojturit të vet, veçse edhe në terriitorin – të cilin e kanë uzurpuar në dëm të Serbisë – po krjohet një nga bazat ushtarake më të mëdha (e ka fjalën për “Bonstilin”, v.j.).

Shkencëtarët bullgarë: Peter Mitev dhe Antonina Zhelaskova në vitin 2001 kërkuan nga politikani më kompetent dhe më me ndikim në Maqedoni, Arben Xhferi (1948-2012), që t’iu thotë se si e sheh të ardhmën e Kosovës, ai kishte një përgjigje lapidare me një fjalë: “Aviano” (“Makedonija na raskrscu”, Sofija, 2008, fq.173). E dihet se afër qytetit italian Aviano, gjendet baza ushtarake e NATO-s, prej së cilës në vitin 1999 është bombarduar Jugosllavia, gjegjësisht Serbia. Do të thotë, NATO është ardhmëria e “Kosovës”, është kjo bindje prej së cilës nuk heqin dorë as Vashingtoni, as Brukseli, as Prishtina, as Tirana, as Shqiptarët e Maqedonisë të cilët këto ditë e pritën Albin Kurtin me eufori.

Prandaj nuk na çudisin reagimet e vakta ndaj këtij eksplodimi të shqiptaromadhësisë. Për Amerikanët, ambasada e së cilës është ministri e kontrollit të përhershëm të të qeverive maqedone, dhe për NATO-n, është krejtësisht njësoj se si do t’i rregullojë Shqipëria marrëdhënietme fqinjët. Është cikërrimë për to, ndërsa kufiri i empatisë përputhet  me kakulimet egoiste. Me rëndësi është vetëm që në njëfar mënyre të imponohen dhe të krijohen kushtet formale në mënyrë që i tërë korupsi nacional sqiptar, qoftë si disa shtete, qoftë si një shtet, të futet në Alancën Atlantike.  Lufta në Ukrainë vetëm sa e ka forcua dhe mprehë këtë motivim të thellë të angazhimit në Ballkan.

Ambasadori amerikan në Serbi, i cili një kohë ka qenë ambassador edhe në Shkup, Kristofer Hill, me një nënqeshje gadi cinike dhe me lehtësi i komentoi ngjarjet në Tetovë e Shkup të cilat shkaktuan tallaze në rajon: “Po ia lë imagjinatës suaj se çfarë mund të mendojnë njerëzit për ato ngjarje, ose pyeteni dikën tjetër”. Pastaj e përsëriti atë floskulën, se ShBA-të u bëjnë thirrje të dy palëve që përmes dialogut të gjejnë zgjidhjen kompromisi për problmin e Kosovës. Ndërkaq, kolegu i tij në Prishtinë, Xhefri Hovenier, ishte më i qartë, por as ai nuk dha kurrfarë vlerësimi për “shetinë” e Kurtit në Maqedoninë e Veriut.  Sipas raportit të agjensionit “Klan Kosova”, Hoveneire ka thënë se “ShBA-të nuk e mbështesin as Shqipërinë e Madhe, as Serbinë e Madhe; ato e mbështesin sovranitetin dhe inegritetin territorial të të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor, dhe nuk e mbështesin idenë e ridefinimit të kufijve në rajonin e Ballkanit. Çdo tentim për të ndryshuar kufijtë, do ishte kontrproduktiv dhe destbilizues”. Siç shihet, diplomati i rryer amerikan e shfrytëzoi edhe këtë rast për të bërë simetrinë midis idesë së “Shqipërisë së Madhe” dhe “Serbisë së Madhe”, ndonërse valvitja e flamurit të “Shqipërisë Etnike’ që e bëri Kurti në Tetovë, nuk ka mund të shërbejnë si shkas që të përmendet edhe njëherë bauku i “Serbisë së Madhe”.

Do të thotë, nuk kanë rëndësi reprimet që ndërmerr kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës – në kundërshtim me të gjitha parimet të drejtës ndërkombëtare, uzuset diplomatike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore (ndaj Maqedonisë së Veriut), veçse është me rëndësi të vazhdojë disi dialogu, apo më mirë me thënë “dialogu” midis Beogradit e Prishtinës, me qëllim e përfundim të qartë, që Serbia de facto (pasiqë de iure nuk shkon kurrësesi) ta njohë pavarësinë e të ashtuquajturës “Kosova”, që pastaj me manipulime të ndryshme interpretimi dhe me presion, tash më tepër se kurrë (gjatë luftës në Ukrainë), do të disiplinoheshin aleatët dhe krijohet bindja se janë përmbushur kushtet për anëtarësimin e saj në NATO. Duhet të shfrytëzohet ky momentum, pasiqë po afrohen zgjedhjet presidenciale në ShBA, dhe është e paqartë se si do të zhvillohet fati i lutëfs në Ukrainë.

Mbështetja e Britanisë së Madhe

Pa dyshim, Albin Kurti të gjitha këto i di mirë. Sepse nuk janë këto reflekse prej dje. Është fjala vetëm për aksin aktual të “procesit të gjatë brodollov” . Madje shumë të gjatë. Me paraqitjet dramatike dhe kërcënuese të tashme, të cilat nuk mund të nënçmohen, gjithnjë duhet shikuar të kaluarën, sepse esenca e proceseve bashkëkohore nuk mund të kuptohet në tërësi dhe të merret qëndrim adekuat ndaj tyre pa e ditur parahistorinë e tyre. Ai vështrim nuk guxon të jetë statik, por duhet të jetë dinamik. Çelësi i interpretimit të drejtë qëndron në zotërimin e njohjes së kontinuitetit dhe diskontinuitetit dialektik, rrjedhës së ngjarjeve të cilat e bëjnë rrjedhën e historisë. Për shkak të hapësirës së kufizuar të këtij komenti, do të paraqes vetëm disa elemente relevante të zhvillimit të procesit për realizimin e projektit të “Shqipërisë së Madhe”, në koordinatat e tij trans-historike dhe fenomenologjike.

Patjetër duhet filluar nga “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881), për të cilën ekziston një lëndë voluminoze, dokumente dhe literaturë llojesh, destinimesh, orientimesh dhe cilësishë të ndryshme, dhe për cilën mendimet janë diametralisht të ndryshme.  Liga ishte shprehje e rezistencës së Shqiptarëve kundër ndarjes së territorieve në të cilat ata jetonin, dhe kjo ndodhi për shkak të dobësimit të Perandorisë Osmane. Liga përmbante kompoente fetare, sociale dhe ideologjike heterogjene të shoqërisë së atëhershme shqiptare, me dominim musliman. Si e tillë, i konvenonte Portës së Lartë, ngase luftonte për ruajtjen e kufivje të territoreve osmane. Dhe kjo i konventonte jo vetëm Portës. Shkenca shqiptare tendencioze përpiqet ta paraqet Lidhjen se ka qenë lëvizje kombëtare unike e të gjithë shqiptarëve, gjë që faktet historike e demantojnë këtë. Vetëm tri ditë pas kuvendit themelues të Prizrenit (10.07.1878), në të cilin u miratua “Statuti” dhe “Programi”, në ditën e fillimit të Kongresit të Berlinit, Shqiptarët e Shkodrës miratuan “Memorandumin” e tyre dhe ia dërguan pjesëmarrësve të Kongresit. Veçmas është interesante dhe indikative pika e pestë e atij memorandumi, në të cilin, përveç tjerash, thuhet:

“E vetmja mbrojtje e Shqipërisë mund të jetë Britania e Madhe. Ndonëse bie ndesh me drejtësinë dhe se ajo është jetësisht e interesuar për Shqipërinë, Britania e vetmja mbështetë përpjekjet për t’u krijuar një digë solide kundër depërtimit sllav në Adriatik, e ajo digë mund të jenë vetëm popujt të cilët i rrezikon ai invazion (sllav,v.j.). Sllavët të cilët këtu janë infiltruar fshehtë, tash e kanë ndërprerë atë praktikë dhe zëvendësuar me durim dhe me propagandë tjetër për dhunë të hapur” (M.Bojiq: Arbanaska liga, Beograd, 2010, fq.226).

Atë kohë kur është shkruar ky emorandum, Amerika nuk ka qenë fuqi botërore. Britania ishte, ajo edhe më tutje është aty, por tash bashkë me Amerikën. Kundërvënja depërtimit sllav (lexo: rus) në Adriatik, mbetet konstantë, së cilës i vehet në shërbim çdogjë. “Aviano”, për të cilën fliste Arben Xhaferi. “Aviano” e përjetshme! Në bazë të dokumenteve dhe qëndrimeve të “Lidhjes së Prizrenit“, shihet qartë se ideja për “Shqipërinë e Madhe”  ishte pjekur dhe konceptualisht  është formuar në funt të shekullit XIX. Në ndërkohë është ndryshuar (e zgjëruar) vetëm sa i përket hapsirës së kufijve të saj të imagjinuar.

Sipas pikëpamjes së organizatave shqiptare në emigracion pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas të ashtuquajturës “Lidhja e Tretë”, Tirana marksiste-leniniste, e sot “demokratike” dhe nacionalistët nga Prishtina, në përbërje të “ Shqipërisë së Madhe” duhet të hyjë edhe Krushevci.  Më saktë, kufiri i “Shqipërisë së Madhe” duhet të nisë “në perëndim të Shpicës, qytetit dhe rajonit të pjesën malazeze të bregdetit adriatik, të zbresë e përfshijë kufirin e dikurshëm të nahijes së Cërnicës, pastaj në perëndim të Lumit Cërnojeviqi dhe të përfshijë krejtësisht bazenin e Liqenit të Shkodrës. Pastaj do të ngritej deri në Shpuzë, duke  përfshirë edhe atë qytet, dhe nga Spuzhi do shkonte në Kollashin, Novi Pazar, Krushevc dhe Nish. Prej Nishi do zbriste kah Kumanova, Velesi e Manastiri. Pastaj kalon në Greqi, arrinë deri në Florinë dhe në lindje të Preveës del në det. Natyrisht, të gjitha qytetet e përmendura do duhej të hynin në përbërjen e shtetit, si pjesë të tij të imagjinuara” (M.Bojiq, “Arbanaska liga”, fq.218).

Duke iu kthyer së kaluarës, vërejmë se në Konferencën e Ambasadorëve të fuqive të mëdha në Londër më 1913, pas Luftës së Dytë Ballkanike, në bisedimet për përkufizimin e Shqipërisë, Austria inistonte që shteteve ballkanike nuk iu takon asnjë rajon i populluar ekskluzivisht me Shqiptarë, gjë që, sipas raportimeve, këtë e mbështeste edhe diplomacia britanike, ndërsa kësaj kërkese në mënyrë më të vendosur iu kundërvu Rusia, si përfaqësuese e sllavëve të Ballkanit (Peter Bartl: ”Albanci od Srednjeg veka do danas”, fq.142).  Austrohungaria është meritore për formimin e kombit shqiptar, për çfarë ka shkruar në mënyrë të shkëlqyeshme historianja e ndjerë bullgare Teodora Toleva.  Austrohungaria qysh moti nuk ekziston, e Austria nuk është faktor i rendësisëm në këtë lojë, por tash është Gjermania për të cilën trashëgimia diplomatike dhe logjika austrohungareze nuk janë të hueja. Fundja, edhe në BE shumëkush e përjeton (Gjermaninë, v.j.) si Austrohungari bashkëkohore, por dukshëm më të zbehtë.

Fati i KeM si shembëll

Konferenca e Londres ka mbetur larg, por Londra eshte aty, adresati i ”Memorandumit” te Komitetit te Shkodres te Lidhjes se Prizrenit nga viti 1878. Mu ne kohen e ngaterrimit dhe eskalimit te problemit te Kosoves dhe zhytjes se pjeses se prapme te nendetses shqiptaromadhe ne Maqedonine e Veriut, doajeni i diplomacise britanike, ish-ambasador ne Jugosllavi, sir Ajvor Roberts, dha nje interviste ne portalin “Demostat”. Me nje ndjenje te holle per momentin u paraqit si njefar “Lorensi nga Ballkani”, qe ne menyre elegante,  perfide dhe  mbizoteruese, te jepe disa leksione racionale  dhe sepaku dy  porosi qenesisht te rendesishme, te cilat ua le t’i komentojne analistet ma kompetent te momentit tone politik. Por, nga kendi i temes per te cilen po flasim, eshte interesant kritika e Robertsit ndaj Komisionit te Badinterit qe, sipas tij, nuk i ka kushtuar kujdesin e duhur mundesise qe me kembim te territoreve, te cilat do beheshin me marreveshje, ndoshta kane mundur te shmangen “migracionet masovike te popullsise gjate konflikteve ne hapesirat e ish-Jugosllavise”.

“Migrimet masovike” ketu jane vetem eufemizma per pastrimet etnike. Komsioni baksuz  i Badinterit mori qendrim qe kufijte e republikave ne menyre automatike te shnderrohen ne kufij nderkombetar. Vazhdimin e dijme… Por, a ka kjo ndonje lidhje me kufirin midis Serbise dhe “Republikes se Kosoves”, e ndoshta edhe me ate te Maqedonise dhe me “Shqiperine e Madhe”? Duhet me qene i kujdesshem dhe i gatshem per gjithçka. Per fuqite e medha tabu teme eshte vetem ajo qe ua rrezikon interesat e tyre, e sa per respektimin e te drejtes nderkombetare nuk ka kuptim as te flitet, ndonese duhet te flitet e te perseritet.

Pas imponimit te shou-çfaqjes se Kurtit, me retoriken dhe ikonografine shqiptaromadhe ne Tetove dhe ne Çair te Shkupit, krahas madherimit te “Mandeles shqiptare” , Adem Demaçit, ka pasur disa reagime negative nga adresat zyrtare te Maqedonise dhe te Serbise, duke perfshire edhe ato ma te lartat, si dhe terheqja e verejtjes nga analistet dhe ekspertet, se ne procesin e realizimit te projektit te “Shqiperise se Madhe” tashme eshte kaluar prej fjaleve ne vepra, gje qe mund ta rrezikoje situaten edhe ashtu te brishte ne rajon.

Po veçoj ketu mendimin e ballancuar te gazetarit te njohur Zhelko Shajn, korespeodent i Politikes nga Shkupi, njohes i jashtezakonshem i situates ne Maqedoni dhe me gjare ne Ballkan (“Kosovo-online”,17.08), i cili terheq vemendjen ne ate se Masqedonia e Veriut eshte e kryqezuar midis  pretendimeve shqiptaromedha dhe atyre bullgaromedha, se gjenden ne njefar “sendwiqi”. Shajn ka permendur se “ne kete moment akoma nuk eshte rrezikuar seriozisht sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonise se Veriut, por se eshte mire te kthehemi pak prapa dhe “ta kujtojme se çfare ndodhi ne Kosove”, e qe ai (lexo: Shajn, v.j.} ishte deshmitare i ngarjeve prej vitit 1985 deri me 1991. Kur gradualisht nisen me do kerkesa naïve, si psh. ajo per ndryshimin e Kushtetutes se Jugosllavise se atehershme, qe te arrinin deri aty kur deputetet e Kuvendit te atehershem te Kosoves, respektivisht parlamenti krahinor ne Kaçanik e shpalli “Republiken e Kosoves”. Keshtu qe, ajo qe ndodhi ne Tetove dhe ne Çair te Shkupit, eshte vetem nje situate hyrese me ikonografi te “Shqiperise se Madhe” dhe shpallje e Kurtit kryeminister i te gjithe Shqiptareve. Kjo nuk eshte aspak naïve dhe mund te ndodhe qe nje dite te mblidhen te gjithe deputetet shqiptare nga Mali Zi, nga KeM, nga Shqiperia, nga Greqia e nga Maqedonia, prej te gjitha parlementeve, dhe te marrin vendim ne te cilin do thone se “Shqiperia e Madhe funksionon”.

Nuk e kemi veshtire te pajtohemi me Shajn-in, veçse nuk eshte e preferueshme te insistohet teper ne konstatimin e tij qetesues lidhur me ate se sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonise se Veriut akoma nuk eshte rrezikuar seriozisht, sepse ai konstatim eshte vetem formalisht i sakte. Une mendoj dhe ka kohe qe vertetoj se “Shqiperia e Madhe” tashme ekziston.

Shqiptaret ne nje mase e kane realizuar ate qe demografet e quajne “kontinuteti etnik pertej kufijve”, ne te cilin levizin papengueshem, ç’eshte e drejta jo ne baze te te drejtes nderkombetare, veçse sipas asaj thenies se patriarkut Pavle: “Te kujna jane delet, i atij eshte livadhi”.

Shumekush do te thote se “Shqiperia e Madhe” kurre nuk do te zyrtarizohet as do te njihet si shtet. Pajtohem se per nje kohe te gjate nuk do te njihet, por valle: a eshte me e rendesishme ajo qe eshte zyrtarizuar e ne realitet nuk ekziston, apo ajo qe nuk eshte zyrtrizuar por  realisht ekziston?

Mblidhni mendjen o Serbe, Maqedone, Malazeze dhe Greke, se askush nga jashte nuk do te ju ndihmoje!

(Marrur nga “Novi Sandard”, shqiperoi dhe pergatiti per shtyp, Adil FETHU)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok