23/12/2024
Edison-Ypi2

Nga Edison Ypi

Komunisti, konformisti, komitetsi, karrieristi, denoncuesi, pijaneci, llafazani, mburraveci, gënjeshtari, katundari, proletari, himnizuesi i fshatarit dhe proletarit, atij fshatari trok’ e përtok’ dhe atij proletari cop’ e çik’, kur fshatari s’kishte as bukë thatë, dhe proletarin s’kishte ku ta zinte as qeni, ky gjoja poet e gjoja shkrimtar popullor, ky moralist folklorik fshataresk qesharak fare banal, ky gdhë i palodhur që me dhjetra vite nuk u ndal asnjë çast në ballë të kryqëzatës për hedhjen në erë të truve të shqiptarëve, ky turp kombëtar që kur mendon ç’tmerre kurdisi e ç’neverira la pas, të bën të derdhësh një Prespë me lot dhe të vjellësh një Devoll deri në det, vetëm të dëshpëronte, vetëm të kallte krrupën.

Pak gjëra që aksidentalisht t’i zinte syri nga Agoll Agolli, të mjaftonin e tepronin për të kuptuar se për çfarë pëgërje bëhet fjalë.

Bastardit të rimave primitive, asocimeve banale, fabulave trashanike të preferuara nga turmat e proletarëve, ushtarët e kazermave, konviktorët dhe të burgosurit ordinerë, nuk i kam lexuar kurrë asnjë mendervjershëz, asnjë gjojaroman.

Himnizuesi i baltës, duarve me kallo, djersës së kooperativës, luftës vllavrasëse të klasave, gjithçka që dilte sadopak jashtë margjinave të propagandës, e quante “Shpikje e borgjezisë ndërkombëtare për t’i hedhur hi syve puntorëve të fabrikave dhe fshatarëve të fushave dhe njerëzve të mirë kudo ku janë nëpër botë”.

Sa rrojti s’bëri gjë tjetër veçse nxorri nga goja budallallëqe dhe gënjeshtra nga më të përvjellurat që s’i ha as derri.

Si mafiozët e regjur që s’nginjen me gjak e s’rreshtin së vrari deri në momentin kur ngordhin, edhe Agoll Agolli s’rreshti e s’rreshti asnjë çast së gënjyeri e së moralizuari pa pikën e turpit.

Rapsodi që i këndoi diktaturës duke ngrënë mish e duke pirë raki, është vërtet një dukuri e rrallë, por jo e pamundur.

Po ashtu si për tu bërë Stalin, mjafton të dish të organizosh një atentat, të bësh një shkrim në gazete, dhe të kesh qënë ca herë në Kishë, edhe për tu bërë Agoll Agoll, mjafton të të ketë sjellë partia nga baltrat e fshatit, të dish të pish raki me opingë, të kesh aftësinë e lindur për të vargëzuar dosido, të kesh paturpësinë të zhgërryhesh gjithë jetën zyrave, mbledhjeve, komiteteve dhe natyrisht të shkruash çarçafë me kritika për kolegët e suksesshëm që i ke zili.

Komunisti i pandreqshëm Agoll Agoll, kjo shëmbëlltyrë e vrazhdë e një kohe të ligë, është pisllëku më i zi që doli nga rrotullimi i mokrrave propagandistike të luftës së klasave të dhjetra viteve diktaturë gjakatare.

Ishte mishërimi ortografik i hunjve të rrahjeve, litarëve të internimeve, zinxhirëve të burgjeve, spiunëve të skutave, zagarëve të zyrave.

U mor gjithë jetën duke dërdëllitur nëpër vjershëza dhe gazeta jo vetëm për fshatarët e shëndetshëm dhe puntorët e lumtur, por edhe për dëngla moralistike për javashllëkun e jetës, mbledhjen e lëmshit, parehatinë e moshës, lindjen, vdekjen.

Kuriozitet të madh kishte për çfarë do thuhej paskëtaj për atë vet’ pasi të ikte në halen e gomarëve, edhepse e dinte se s’do ishin gjëra të këndëshme, e aq më pak të lavdishme, si; E kaloi mirë në të dyja kohërat. Të tjerëve u thoshte të jetonin egër, ashpër, nëpër ara, fabrika, kantiere. Për vete jetoi këndshëm. Hëngri mish dhe peshk, piu raki dhe verë. Bëri muhabet lart e poshtë me katundarë. Shkroi për njeriun e mirë. Atë barkthatin që iku i lebetitur nga sytë këmbët më ’90-ën.

Së fundi u mor edhe me biznes.

S’po them se bëtë gabim që kryekuzhinierit të helmeve propagandistike nuk i gjetët ndonjë zgjidhje eutanazike.

As po kërkoj llogari që s’e hodhët në një gropë me gëlqere bashk me mender librat e tia. E ta linit aty derisa të shkrihej bashkë me vjershëzat, novelëzat, kockat.

Nuk po ju bëj me faj që s’ja pretë mishin me gërshërë tua hidhni qënve. Dhe as t’i lidhnit një shall pionieri të kuq në qafë dhe t’ja shtrëngonit derisa nga goja ti dilte shkuma dhe nga rrushi sperma.

Do jepni llogari para Allahut që s’e hodhët në dhomë gazi ku para se të ngordhte të fliste e bërtiste sa të donte për partizanët trima, dobiçllëqet e kurvit, moralin e çetave, pushkatimin e grave shtatzana, vrasjet pas shpine, ballistët, mbretërorët, kolaboracionistët, kuislingët, e të tjera e të tjera tmerre e llaftarira, që po t’i numurosh të ikën jeta, po t’i kujtosh të fluturon mendja.

Nuk do ju falet që s’i dhatë një shkelm bythëve të binte në rënie të lirë nga terraca e pallatit ku banonte në Rrugën e Dibrës, kokëposhtë drejtë e në trotuarin ku bënin shurrën pijanecat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok