15/10/2024

A PO PËRJASHTOHEN ARBËRESHËT NGA I ASHTUQUAJTURI SAMIT I TRETË I DIASPORËS NË TIRANË?!

0

“Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bëjmë edhe do të bëjmë vetë. Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim” -Ekrem Vlora

Nga Frank Shkreli

Është e vështirë të besohet një gjë e tillë, por siç mund të lexoni më poshtë artikullin e botuar sot  në gazetën Dielli të Federatës Pan-Shqiptare VATRA në Nju Jork të autores Ornela Radovicka nga Qëndra mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe, themeluar nga Arbëreshi i madh, Antonio. Bellusci në vitin 1980. “Pak ditë më parë, çuditërisht, lajmi për pjesëmarrjen masive të botës intelektuale arbëreshe u anullua. Shumë prej atyre arbëreshëve kishin prerë biletat e udhëtimit drejt Shqipërisë dhe kjo situatë e krijuar nuk ishte për faj të Qëndrës, por për shkak të vendimarrjes së një organi tjetër, flitet për Akademinë e Shkencave në Tiranë”, shkruan ajo mbi këtë akt banal e të turpshëm, të një enti, sipas meje, me prirje ende bolshevike edhe pas më shumë se tre dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri.  Ja linku i artikullit të plotë botuar në gazetën Dielli:  kuadërin e Summit III Diasporës, annullohet pjesëmarrja masive e arbëreshëve! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)

Nëqoftse pretendimet në këtë artikull të autores Radovicka nga Qëndra mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe e të Madh, Antonio Bellusci, janë të verveta, atëherë diçka nuk është në regull me organizimin e të ashtuquajturit Samiti III i diasporës që do mbahet javën që vjen në Tiranë, e që, sipas Zonjës Radovicka përjashton pjesëmarrjen e përfaqsuesve të diasporës më të vjetër shqiptare të “gjakut të shprishur” që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

Ky vendim nga Tirana zyrtare për të anulluar pjesëmarrjen e arbëreshve në Samit po me qëllim ose aksidentalisht në ditëlindjen e Poetit të madh Arbëresh Jeronim De Radës (29 Nentor, 1814), “Apostulli i parë i Rilindjes sonë kombëtare”, dhe “pararafolës i ringjalljes sonë kombë tare” (Ernest Koliqi). More njerëz, a ini në vete që merrni vendime të tilla, për të anulluar pjesëmarrjen e arbëreshëve nga ky I ashtueuajtuzr samit i diasporës!  A e dini se Jeronim De Rada rreth 100-vjet para Naimit e Fishtës “ka ndezur ne zemrën e brezave të kaluar, zjarrin e atdhedashjes, shpresën dhe besimin në fatin e popullit shqiptar”, Ekrem Vlora). Dhe në javën e 28-Nentorit, Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjithë Shqiptarëve, përfshir Arbëreshve, sidomos, diasporës Arbëreshe, kësaj “oaze rilindjeje kombëtare në diasporë”, (Mons Dr. Zef Oroshi) – të cilët gjatë historisë 5-shekullore kontribuan më shumë se çdo kush tjetër për Ditën e bardhë kombëtare të 28 Nentorit, 1912, që festohet javën që vjen.

Po a e dini ju se sa borxhe i kanë Arbëreshve, brezat kaluar të shqiptarëve – përfshir ata sot, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe kudo që janë: arbëreshve – “gjakut të shprishur” dhe Jeronim De Radës me shokë?

Po si është e mundur që sot, më shumë se 500-vjetë më vonë, pasardhësit e atyre arbëreshve që me shekuj ruajtjen gjuhën e traditat, gojdhanat e kulturën – u anullohet pjesëmarrja në samitin e diasporës?!

“Pesqind vjet Arbërshët në tokçn mikpritse të Italisë ruajtën gjuhë e doke gojdhanore. Nji mendje skeptike mund t’a pleqnonte të kotë besniki të çuditshme”, do të shkruante Ernest Koliqi, i cili mund të ketë  bërë më shumë se çdo shqiptar tjetër mbi tokë për të kultivuar dhe ruajtur gjuhë e kulturë të arbëresheve për më shumë se 30-vjet sa ishte gjallë.  Ai Ernest Koliqi, i cili, ashtu si edhe arbëreshët e përjashtuar sot, vzahdon të jetë i përjashtuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si anti-kombëtar e tardhdëtar.  Këta “akademikë”, përfasques të Tiranës zyrtare sot, a janë “mendje skeptikë”, apo diçka edhe më keq, që sipas Zonjës Radovicka anullojnë pjesëmarrjen e këtij brezi arbëreshësh në një takim të diasporës shqiptare në kryeqytetin e të gjithë shqiptar[ve pa dallim, në Tiranë.  A janë të vetdijshëm, këta që marrin vendime të tilla, ndaj borxhit që Kombi shqiptar u ka, historikisht, arbëreshve për besnikërinë e tyre shekullore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Borxhi është i madh dhe vështirë për tu paguar duke përjashtuar brezin e sotëm të arbëreshve nga organizime kombëtare të diasporës.

Na Shqiptarët që morëm në dorëzim nga De Rada amanetin e lanun Arbëreshvet prej Skanderbegut, d.m.th. pasqyrimin e Shqipërisë së lirë, duhet t’i jemi mirënjohës Poetit të Makjit, por edhe vëllazënvet gjuhe e gjaku, që nen qiella të huaja, atë amanet ruajtën me besniki të patrandëshmeNëpër poezi e apostullatë të Jeronim De Radës, Arbëreshët e Italisë, kryen at vepër të mistershme shpërblimi njerëzor e kombëtar, që i Nalti Perëndi u përcaktoi atyre, kur në një stinë duhije e tmeri, lanë brigjet e Atdheut dhe mërguan në një vis të huaj, me ikona fetare e me hire shqiptare”Kështu është shprehur Ernest Koliqi në një editorial kushtuar De Radës, me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së tij.

Unë nuk i dijë arsyet e anullimit të pjesëmarrjers së arbëreshve në samitin e diasporës në Tiranë, javën që vjen, por e kam të vështirë të besoj një gjë të tillë.  Si është e mundur?!  Prandaj të gjithë duhet të kërkojmë përgjigje nga autoriteteti organizues i samit të — pyetjeve që bën në artikullin e saj Zonja Ornela Radovicka:

“Si mund të lësh jasht këtij Sumiti kërkues, autor tekstesh, studiues, hulumtues shumë nga ata individë që kanë dhënë vërtetë një kontributë kolosal mbi botën arbëreshe aq sa shpesh ia tejkalon edhe asaj istitucionale!

Si mund të flasësh për dhe mbi gjuhën e tyre e të lësh jashtë Sumiti sportellet linguistike,të botës arbëreshe?!

Si mund të lësh jashtë sumitit shumë associazione, organizata, shoqëri që janë zemra, pulsi i jetës arbërore, të cilët mbledhin në gjirin e tyre botën reale arbëreshe?!

Si mund të lëshë jashtë këtij sumiti, publicistë, historianë, gazetare, poetë, shkrimtarë, intelektualë, të ndershëm të botës arbëreshe?!

Si mund të lëshë jashtë këtij summiti grupet artistike arbërshe, të cilët ruajnë folklorin, mbajnë gjallë etnografinë, gjuhën nëpërmjet rapasodive?!

Si mund të lini jashtë botës arbëreshe arkitekt,(me sa di unë asnjëherë nuk ka patur ndonjë projekt universitar mbi arkitekturën arbëreshe)!

Si mund të lini jasht përfaqësues të bibliotekave të cilët janë monumente të botës arbëreshe!

Si mund të lini jashtë arbëreshë qytetarë të thjeshtë por aktivist të dalluar të cilët mbështesin çështjen e ruajttjes së identitetit duke ditur vështirësit që hasin çdo ditë këta arbëreshë në asimilim ashtu edhe për shkak të politikave gjeopolitike të shpopullimit?”, pyet ndër të tjera autorja e artikullit botuar të shtunën në gazetën Dielli të Nju Jorkut.

Unë për veten nuk kam ndonjë përgjigje as hamendje se pse ndodhë një gjë e tillë.  Por një gjë e di se ky është një vendim – jo i të huajve –por i shqiptarëve dhe askujt tjetër.  Diçka që më kujton fjalët e Ekrem Vlorës, një veprimtari të çeshtjes kombëtare i cili gjithashtu me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së De Radës.  “Çdo popull duhet të paguajë tagrin e caktuar nga natyra e vet për të kaluar sëmundjet foshnjore që ia turbullojnë fillimin e një jete të re. Edhe ne po e paguajmë këtë tagrin: Herë në mundime të brendshme, herë me vështirsinat që na shkakton moskuptimi i jashtëm. Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bëjmë edhe do të bëjmë vetë. Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim… Mos kuptimet e të huajve na kanë ndaluar ose vonuar zhvillimin e plotë të idealeve kombëtare. Dikush na ka kujdesur, dikush na ka pasur besim e dikush nuk na ka druajtur. Me dashje ose pa dashje, të gjithë na kanë dëmtuar!”

Për anullimin e pabesueshëm të pjesëmarrjes së arbëreshve në samitin e diasporës në vitin 2023 në Tiranë, me çudi dhe zhgënjim, Ekrem Vlora do të shprehej, se “Duhet të flasim haptazi, se kështu sigurisht nuk e kanë ëndërruar De Rada edhe shokët e tij zhvillimin e kulturës kombëtare shqiptare!”, ka shkruar Eqrem Vlora me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së Arbëreshit të njohur.

Nuk kemi kujt t’i ankohemi për marritë tona! Megjithë natyrën time prej optimisti kur mësoj për lajme si ky, kam drojë se edhe Zoti e ka humbur durimin me marritë e shqiptarëve!

Jeronim de Rada ;(Maqi29 dhjetor 1814 – 28 shkurt1903), ishte mësuesbotues, folklorist, filologpoet dhe shkrimtar italoarbëresh, themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Ornela Radovicka — Qëndra mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga A. Bellusci 1980.  —  kuadërin e Summit III Diasporës, annullohet pjesëmarrja masive e arbëreshëve! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok