27/04/2024

A gabon populli?

0

Nga Ndue Ukaj

Në historinë e njerëzimit kemi mjaft ngjarje e shembuj në shenjë që provojnë se populli shpeshherë gabon dhe lehtësishët mund të manipulohet.

Në antikë, historia e Sokratit e provon një të vërtetë të tillë dhe përgjatë historisë njerëzore, po ashtu kemi shembuj të shumtë që dëshmojnë se shumica, e identifkuar me popullin, lehtësisht gabon.

Historia e krishterimit lidhet pikërisht me këtë temë.

Është populli i Jeruzalemit ai që e pret Krishtin me lule dhe dafina, me këngë e galdim dhe i njëjti pas pak ditësh tallet me të, kërkon barabën në vend të tij dhe në fund e e kryqëzon.

Prandaj, të mençurit kanë thëne e përsëritë se “opinioni i dhjetë mijë njerezve nuk ka vlerë nëse asnjë prej tyre nuk di gjë për temën” (Marcus Aurelius).

Sot, ndërgjegja njerëzore e tronditur përballë barbarisë, vazhdon të pyesë: si u bë që populli i Gëtes e Dantes, popujt që e donin artin, muzikën e vénën, në një çast historik të rreshtohen pas të çmedurëve, barbarëve?

Po, populli mund të gabojë sa herë udhëheqësit populistë përndezin epshet e masave të cilave u premtojnë parajsë, por në të vërtetë i çojnë në ferr.

Po, populli gabon sa herë vullnetin politik e zëvendëson me urrejtje dhe mllef.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok