16/04/2024

93-VJET NGA TESTAMENTI I RILINDASIT TË FUNDIT MIT’HAT FRASHËRI PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT ALBANOLOGJIK MERET VENDIMI I ZI PËR MBYLLJEN E AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLIGJIKE

0

Nga Kastriot Frashëri, Avokat

Njeriu që adhuroi librin dhe dashuroi kombin më 4 Mars 1929, do të shkonte në Noterinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ku do të nënshkruante Testamentin me Nr.163. Me këtë testament, Mit’hat Frashëri gjithë pasurinë e tij mbas vdekjes ia dhuronte kombit shqiptar. Kopjen e këtij Testamenti ai ua dorëzoi për ekzekutim  edhe disa prej bashkëkohësve të tij, tek të cilët kishte besim.

Mit’hat Frashëri, nëpërmjet këtij Testamenti, gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme, librat, mobiliet i linte për krijimin e një Instituti Albanologjik, të një qendre shkencore për studiuesit shqiptarë, në të cilin do të kryenin studimet e tyre për Historinë e Shqipërisë. Gjithashtu, në këtë testament ai kërkon që biblioteka e tij private të ruhej e plotë, ashtu si i kishte mbetur e trashëguar nga i ati, Abdyl Frashëri dhe të afërmit. “Nuk di ku do të vendoset Instituti, po, nëqoftëse goditet pakëz jashtë qytetit do të donja varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjër, duke hyrë nga porta e rrugës. Mbi këtë varr dua një copë gur të madh dhe një qiparis. Më duket sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjallimin e tij”.

Ndërsa shqiptarët dhe mbarë bota shqiptare përgatiten të festojnë me madhështi jubileun e 100 të kësaj arritje të madhe të Rilindjes Kombëtare është vetë varrëmihësi i tij z. Edi Rama, si kryesues i Këshillit të Ministrave, i cili ka marrë vendimin për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke i kaluar asetet e këtij institucioni të rëndësishëm kombëtar nën varësinë e Akademisë së Shkencave që drejtohet jo vetëm nga besniku i partisë së tij Skënder Gjinushi, por ende edhe nga ministri i arsimit të regjimit komunist. Vetë situata e brendshme aspak normale e krijuar këto vitet e fundit në Akademinë e Shkencave vë në pikëpyetje jo vetëm legjitimitetin e drejtuesit, por edhe besushmërinë e saj tek publiku.

Qendra e Studimeve Albanologjike sot ASA dihet se u krijua më 8 Mars 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. E pasur me një ekip kërkuesish shkencorë e specialistësh të konfirmuar në fushat e studimeve albanologjike, si dhe me fonde e materiale arkivore të një rëndësie të veçantë, ASA ishte pozicionuar si një ndër institucionet më të rëndësishëm kërkimorë-shkencorë të botës shqiptare. Ndër të tjera misioni i sa është të kryejë kërkime në fushat e historisë, të arkeologjisë, të antropologjisë kulturore e studimit të artit, të gjuhësisë e të letërsisë, etj.

Rëndësi të posaçme në punën e ASA ka qenë hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.

Lidhur me këtë zhvillim të papritur në dëm të trashëgimisë sonë kombëtare ka reaguar edhe Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, i cili, nga burimet e mia, është mbledhur me urgjencë duke dalë me një qëndrim zyrtar për mediat.

Mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) është kthyer në një çështje të rëndësishme kombëtare gjatë 24 orëve tê fundit duke sjellë jo vetëm reagimin e senatit të institucionit të albanologjisë por edhe të elitës kombëtare në Shqipëri.

Sipas projektvendimit të qeverisë të publikuar në media parashikohet se të gjitha institutet në varësi të Akademisë së Studimeve Albanologjike do të shkrihen. Ato do t’i bashkëngjiten Akademisë së Shkencave, e cila merr po ashtu të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Pra, njësitë kryesore ekzistuese të saj psi Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, do të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave, brenda këtij viti.

Lidhur me këtë zhvillim të fundit brenda komunitetit të të albanologëve shqiptarë është vetë Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, i cili u mblodh me urgjencë duke dalë i pari me një qëndrim zyrtar ku thekson se me mbylljen e veprimtarisë së akademisë shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri.

Duket haptazi që ky vendim krijon precedentin e rrezikshëm të mbylljes së pabazuar të një Institucioni Publik të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Me të drejtë antarët e organit më të lartë të këtij institucioni bazuar në legjislacionin mbi organizimin dhe funksionimin e tyre kanë bërë me dije për opinionin publik se vetëm Senati i ASA-s, duhet të shprehet për fatin juridik të Akademisë.

Duke marë parasysh egërsinë e shtetit për finalizimin e projekteve të tij si dhe nisur nga precedentë të tjerë të shtrirë në kohë duket se kjo sipërmarrje është në fundin e saj. Nuk gjej dot shkak të justifikoj projekt-vendimin e qeverisë sonë se me këtë arritje të synuar më ngjan sikur pasuron çdo vit vendimet e dikurshme të sulltanit përtej Anadollit apo ato të qendrës së sotme të neo otomanizmit që vijojnë të vijnë nga Stambolli me të njëjtin stil edhe këtë shekull të ri.

Po me Qebdrën e Studimeve Albanologjike çfarë patën? Teksa po ndalem të analizoj pasojat e kësaj lëvizje të pamenduar nuk mund të hesht pa kujtuar një ngjarrje të përjetuar rreth 5-6 vjet më parë ndoshta viti 2008, e cila më ka lënë mbresa për nga rëndësia e këtyre vendimeve antikombëtare, ku teksa me mikun tim të vjetër Prof. Dr. Luan Malltezi  Malltezi po pinim një kafe tek Pallati i Kulturës kalon aty rastësisht një mik dhe kolegu ynë Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, i cili pasi u bashkua me ne në tavolinë që në krye të herës, ashtu i shqetësuar dhe me zërin që i dridhej nga trishtimi, i thotë z. Malltezi se isha në Institut (të Historisë që atë kohë po boshatisej për të ndëruar pronësi KF) dhe mu mbushën sytë me lot teksa shihja të hedhura nëpër dysheme për tu derdhur në plehra qindra Skeda tënde të hequra pa mëshirë e pikë profesionalizmi nga skedarët e këtij instituti, i cili atë kohë me sa më kujtohet ishte në proces riorganizimi njësoj si ASA sot, duke fshirë më keq se barbarët disa dhjetra vite punë kërkimore të profesorit të cilat duke qenë në pronësi të institucionit do të ishin fare mirë në funksion të brezit të ri për të thelluar më tej studimet e tyre në fushën e historiografisë dhe jo ti fillojnë ato nga e para. Por politikëbërësit tanë nuk kanë asnjë dijeni për punët dhe rregullat e studimeve shkencore. Sjell në vëmendje të lexuesit se mbi dy dekada më parë në një konferencë ndërkombëtare mbi albanologjinë një akademike e shquar italiane deklaroi me plot siguri se është fat i madh për Shqipërinë që duke qenë një vend i vogël ka dy historianë të shquar të periudhës së mesjetës si Prof. Malltezi dhe Prof. Xhufi të cilët i përkasin me të drejta të plota historiografisë botërore.

Nga ana tjetër do të theksoja se mbyllja e ASA do të shkaktojë rrjedhimisht pushimin e mbi 45 marrëveshjeve ndërkombëtare që ky institucion është palë si IAL dhe për rjedhim asnjë institucion tjetër nuk ka tagër t’i mbartë këto detyrime kontraktuale dhe akademike.

Por nuk është ky problemi i vetëm që sjell pasoja per shkencën shqiptare pasi mbyllja e ASA i kthen institutet në njësi kërkimore apo më qartë i vendos ato nën kontrollin krejtësisht të Akademisë së Shkencave të dijes akademike në lëmejt e albanologjisë.

Fakti që ky projektvendim ndërpret menjëherë karrierën e afro 100 studiuesve pasi ligji Nr. 53/2009 për Akademinë e Shkencave nuk parashikon në asnjë dispozitë dhe as procedurën e punësimit në këtë institucion jo vetëm që shkel rëndë parimet e lirisë akademike, por edhe shkakton një akt të rëndë antikombëtar duke shuar Akademinë e Studimeve Albanologjike e bashkë me të edhe institutet pjesë përbërëse të saj. E gjithë kjo histori ndodh pikërisht në prag të 100 vjetorit të zanafillës së shkencës së Albanologjisë ku ish-kryetari i Kongresit të Manastririt (1908) Mithat Frashëri hodhi bazat e krijimit të një instituti albanoligjik si domosdoshmëri e kohës. Nuk e di nëse bota e qytetëruar e ka fshirë sot nga profesionet e saj këtë degë të rëndësishme ndërdisiplinore të shkencave humane që ka për synim studimin e gjuhës, zakoneve, letërsisë, artit, kulturës dhe historisë së tyre?

Atëherë i bie që dhe ne të mos kemi më studime Albanologjike! Ky është një akt i rëndë antikombëtar dhe rrjedhimisht kërkon reagimin e të gjithë institucioneve në Shqipëri për të frenuar një marrëzi të tillë kundër identitetit kombëtar. Instituti i Çështjeve Kombëtare që drejtoj si shprehës i aspirate të popullit të vet i bashkohet shqetësimit të komunitetit të albanologëve dhe do të ndërmarë të gjitha veprimet ligjore në mbështetje të tyre për ndalin e një sipërmarrjeje të tillë të panevojshme, të pa argumentuar dhe që vjen në kundërshtim të hapur me interesin kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok