26/12/2024

21  vjet agonie në agrokompleksin në Kosovë

0
1

Njëzët e një  vjet agonie në agrokompleksin në Kosovë

Kush duhet të përgjigjet për shkatërrimin e ish-kapacitetet e industrisë primare ushqimore në Kosovë?!

Nga Hasan Hasanramaj

Situata e tanishme alarmuese në agrokompleksin kosovar, hartimi dhe miratimi i platformës dhe strategjisë së përbashkët, për rimëkëmbjen e kapaciteteve të industrisë primare ushqimore dhe intensifikimin e bujqësisë, ruajtja, riparimi dhe mirëmbajtja e kapaciteteve të industrisë primare ushqimore në periudhën e pasluftës që dikur kanë qenë shembull i mirë për shumë shtete të rajonit, ishte dashur të jetë një  ndër çështjet më jetike  në mobilizimin e forcat progresive në Kosovë gjatë njëzet e një  vjetëve të fundit, të cilat do të mundësonin punësimin dhe tejkalimin e shumë çështjeve të grumbulluara në prodhimtarin ekonomike të cilat hëpërhë në Kosove janë një ndër çështjet më problematike, të cilat këto njëzet e një vjetet e kaluara dukshëm  kanë rënduar mbi kurrizin e qytetareve në Kosovë, e sidomos të shtresave të varfra, të cilat për nga numri i të papunëve janë shumë  dhe për hallet e tyre askush prej strukturave të larta shtetërore, komunale  dhe atyre partiake në Kosovë dhe komuna nuk është duke qarë kokën, sepse një herë po punojnë për interesat e veta dhe të afërmeve të tyre!

Meqenëse gjashtëdhjetë e tre për qind të qytetarëve në Kosovë  hëpërhë jetojnë nëpër fshatra dhe qytete të Kosovës – detyrë numër një e të gjithë nesh në Kosovë për sigurimin i kafshores së bukës. Në vitet e pas luftës, për fat të keq, shumica e artikujve të konsumit të gjerë u  sigurua nga shoqatat humanitar, donatorët e huaj  dhe importi?!  Në vitet e fundit me plotë të drejt prodhuesit bujqësor në të gjitha anët e Kosovës po dërgojnë kritika të ashpra dhe kërkesa të shumta, të cilat dorën në zemër janë të arsyeshme, sepse shumica e artikujve bujqësorë dhe ushqimorë për qytetaret e Kosovës po sigurohen nga importi  edhe përkundër faktit së prodhimet e tokës pjellore të Kosovës janë të cilësisë  më të mirë, por për fat të keq edhe pse nëpërmjet mjeteve të informimit dhe tubimeve nëpër fshatra, komuna dhe forumet e tjera më të larta  në nivel të Kosovës që katërmbëdhjetë  vjet radhazi u është tërhequr vërejtja të gjitha strukturave, por  për fat të keq çdo gjë ka ngelur vetëm kërkesë e shkruar nëpër faqet e gazetave dhe mjeteve tjera elektronike të informimit në Kosovë e asgjë tjetër ?!…

Njëzet e një vjetet e kaluara – vitet me të rënduara mbi kurrizin e shtresave të varfera në Kosovë?!

Disa prej qytetarëve të Kosovës mirë iu kujtohen  vitet e shtatëdhjeta,  kur në Kosovë u formua kombinatit agroindustrial  “Agrokosova”  me një qëllim për zhvillimin dhe përparimi i prodhimtarisë bujqësore dhe të industrisë primare përpunuese, punëve shkencore, kërkimore, aplikimin e të arriturave bashkëkohore të teknologjisë në praktikë, përparimin e prodhimtarisë bujqësore dhe të industrisë përpunuese ushqimore, bashkëkohore, teknologjisë në praktikë, përparimin e  shitblerjes në tregun e jashtëm e të tjera. Sukseset në këto fusha ishin inkurajuese, jo për qytetarët e Kosovës, por edhe shumë shtete në Evropë dhe deri në Amerikën e largët. Sot për fat të keq asnjë prej këtyre institucioneve nuk ekziston dhe as nuk punon për të mirën e agrokompleksit të Kosovës  i cili për fat të keq shumica prej tyre janë  lënë në fatin e stihisë. Të gjitha këto të mira  që i kishim dikur në agrokompleksi e Kosovës për fat të keq sot nuk ekzistojnë dhe të njëjtat janë zhdukur si bryma para rrezeve të diellit ?!

Kësaj gjendjeje të mjerueshme të ish-kapaciteteve të industrisë primare ushqimore të cilave ua ka pasur lakmi Evropa le te  përgjigjen  strukturat udhëheqëse në të gjitha nivelet në Kosovë dhe kuadrot joprofesionale, të cilat i kanë zënë pozitat udhëheqëse në të  gjitha mjediset për të cilat nuk kanë kualifikim të duhur shkollor, dije dhe mundësi për të punuar diçka që shkon në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj në një anë, kurse në anën tjetër  të gjithë ata  që po ua mundësojnë t’i mbajnë këto pozita  çdo kund në Kosovë kanë mbjellë vetëm varfëri, shkatërrime dhe rrënimin e  çdo të mire që e kemi pasur dikur, e sot nuk e kemi në Kosovë ?!

Kush janë uzurpatoret me dhunë të qindra hektarëve tokë  të ish sektorit  shoqërore në Kosovë?…

Prej kapaciteteve të industrisë ushqimore gjatë dhe pasa luftës së fundit goditjet më të rënda i pësuan objekti më modern të industrisë primare përpunuese ushqimore.

Në pronat shoqërore të kombinateve, kooperativave bujqësore në Gjakovë, Rahovec, Krushë, Prizren, Therandë, Pejë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë, Klinë, Malishevë, Gjilan, Ferizaj, Lipjan dhe komuna të tjera në Kosovë gjatë periudhës së pas luftës sa çel e mishël sytë janë zhdukur me qindra hektarë  pemishte, vreshta të varieteteve më bashkëkohore nga të cila organizatat bujqësore atëbotë  kanë pasur fitime të mëdha materiale në nxjerrjen e lëngjeve, të pijeve alkoolike, të verës së cilësisë së lartë, të cilat me sukses janë përpunuar në kapacitete moderne të industrisë primare  ushqimore në këto qendra komunale dhe të njëjtat janë plasuar në tregjet e shteteve ballkanike, evropiane  deri në Amerikën e largët, e sot çdo gjë prej këtyre kapaciteteve të industrisë përpunuese ushqimore janë shkatërrua dhe  ato qe kane mbetur janë lënë në mëshirën e stihisë?!

Çka është më kritike dhe brengose për  qytetaret e Kosovës është uzurpimi me dhunë i qindra hektarëve tokë me pjellore të këtyre  ish-kombinateve bujqësore të sektorit  shoqërore në të cilat uzurpatoret ndërtuan objekte të kategorive të ndryshme nga të cilat po marrin fitime të mëdha materiale ?…

Kërkohet nxjerrja e legjislacionit për agrokompleksin kosovar

Edhe objektet me moderne të mullinjve në Fushë-Kosovë, në Podujevë, në Gjakovë, në Klinë, në Pejë,  në Gjilan dhe në vende të tjera në Kosovë edhe përkundër kërkesave të shumta që janë bërë për riaktivizimin e tyre, çdo gjë që njëzet e një vjet janë lënë në mëshirën e stihisë?!… Edhe Fabrika e Sheqerit dhe shumë objekte të tjera në Kosovë janë rrënuar dhe pjesët e tyre janë shitur në Shqipëri dhe në vende të tjera si hekurishte! Edhe  shumë e shumë objekte të tjera me rëndësi të madhe ekonomike të industrinë primare  ushqimore nga të cilat kafshoren e bukës  në dekadat e kaluara e siguruan  mbi gjashtëmbëdhjetë mijë  punëtor të cilët që njëzet e një vjet  bredhin rrugëve të qyteteve dhe të fshatrave në Kosovë dhe askush për ta dhe për familjet e tyre nuk e çan kokën?!

Për shkak të grumbullimit të këtyre çështjeve më në fund  kërkohet nga strukturat udhëheqëse të Kosovës të kalohet nga fjalët bosh në aksione konkrete në intensifikimin, nxjerrjen e legjislacionit në agrokompleksin kosovar, dhe kjo gjë me hapa të sigurt do të shpinte nga rindërtimi dhe punësimi i të papunëve në Kosovë dhe zgjedhjen e shumë çështjeve të tjera me rëndësi ekonomike për Kosovën dhe për qytetarët e saj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok