23/12/2024

11 Korriku, Dita Botërore e Popullsisë

0
Albert-Zholi

Popullsia e botës ka arritur në 8.119 miliardë, ku  popullsia e Indisë është 1.441 miliardë, Kina me 1.425 miliardë banorë

– Në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë, konkretisht 755,950 familje, me madhësi 3.2 anëtarë

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

11 korriku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milion në vit.

Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e Kinës filloi të shënojë rënie pasi arriti në 1.426 miliardë në vitin 2022. Ekspertët parashikojnë se popullsia e Kinës do të bie nën 1 miliard deri në fund të këtij shekulli. “Gratë me origjinë afrikane në kontinentin e Amerikës kanë më shumë gjasa të vdesin gjatë lindjes dhe se që nga viti 2016 nuk ka pasur ulje të vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë”, -thuhet në raport. Popullsia e botës ka arritur në 8.119 miliardë ndërsa popullsia e Indisë është 1.441 miliardë, thekson raporti. Më tej vihet në dukje se renditja e Indisë në vend të parë duke kaluar Kinën me 1.425 miliardë banorë, ka rol përmirësimi i situatës socio-ekonomike dhe ulja e vdekjeve të nënave. Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e Kinës filloi të shënojë rënie pasi arriti në 1.426 miliardë në vitin 2022. Ekspertët parashikojnë se popullsia e Kinës do të bie nën 1 miliard deri në fund të këtij shekulli. Fondi i OKB-së për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se India me popullsinë e saj që ka arritur në 1.441 miliardë është “vendi ku jetojnë më shumë njerëz në botë”. UNFPA publikoi Raportin e Statusit të Popullsisë Botërore 2024 me titullin: “Jetët e ndërthurura, fijet e shpresës: Shëndeti seksual dhe riprodhues dhe përfundimi i pabarazive të lidhura me to”. Në raportin e këtij viti tërhiqet vëmendja se pabarazitë në shëndetin seksual dhe riprodhues janë në rritje në mbarë botën. Raporti thekson se gratë në Afrikë kanë 130 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të komplikimeve nga shtatzënia dhe lindja sesa gratë në Evropë ose Amerikën e Veriut dhe se numri i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë është deri në 500 në vendet që përjetojnë krizë humanitare ose konflikt. “Gratë me origjinë afrikane në kontinentin e Amerikës kanë më shumë gjasa të vdesin gjatë lindjes dhe se që nga viti 2016 nuk ka pasur ulje të vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë”, -thuhet në raport.

Nivelet e lartë të lindshmërisë

Nivelet e lartë të lindshmërisë si shtysë për rritjen e popullsisë globale janë të përqendruara në një numër gjithnjë e më të vogël vendesh. Në fakt, tashmë 60 përqind e njerëzve në mbarë botën jetojnë në vende me lindshmëri në ose poshtë nivelit të zëvendësimit (2.1 fëmijë për grua). Numri i vendeve ku rritja e popullsisë ka ngecur është gjithmonë në rritje, madje, në disa vende, shifrat flasin për ulje të numrit të popullsisë. Shumë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, në veçanti, e kanë përjetuar tkurrjen e popullsisë së tyre sidomos gjatë dekadave të fundit – kjo si rezultat i disa faktorëve dhe efekteve të kombinuara: nga lindshmëria e ulët, tek vdekshmëria e lartë (veçanërisht tek meshkujt), si edhe niveli i lartë i emigracionit (kryesisht tek të rinjtë e moshave riprodhuese). Këto zhvillime kanë krijuar një mjedis unik demografik në rajon, që, nga njëra anë, mund të jenë burim frike dhe ankthi, por, nga ana tjetër, paraqesin aq shumë mundësi dhe kanë krijuar hapësirën dhe nevojën për të gjetur zgjidhje krijuese në përgjigje të ndryshimeve demografike. UNFPA po ofron mbështetje për vendet në përpjekje për të trajtuar efektet e ndryshimeve demografike, nëpërmjet programit rajonal Demografi e Qëndrueshme, si edhe me prezantimin e Dekadës për Demografinë e Qëndrueshme në Konferencën Ministeriale mbajtur në Sofje, në dhjetor 2021. Ndërsa i afrohemi çdo ditë e më shumë numrit 8 miliardë njerëz në botë, më poshtë po ju prezantojmë tetë veprime që vendet e rajonit tonë mund të ndërmarrin në përgjigje të ndryshimeve demografike dhe për të zbutur efektet e mundshme negative tek individët, shoqëria dhe ekonomia e vendit.

Popullsia në Shqipëri

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit që u zhvillua në vendin tonë në muajt shtator-nëntor 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë, konkretisht 755,950 familje, me madhësi 3.2 anëtarë. Krahasuar me Censin e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%.

Por megjithëse numri i popullsisë ka rënë, numri i banesave është rritur me 70 mijë banesa. Në Shqipëri sipas të dhënave të Censit 2023 ka 1.082.529 banesa, ndërsa në vitin 2011 kishte 1.012.400 banesa.

Rezultatet e këtij censi konfirmuan edhe trendin e plakjes së popullsisë si rezultat i uljes së lindshmërisë, pasi afro 667 mijë qytetarë i përkasin moshës mbi 60 vjeç. Referuar të dhënave të detajuara rezulton se mosha mesatare në Shqipëri është 42,5 vjeç, 7 vjet më e moshuar se sa një dekadë më parë.

Por si paraqitet shpërndarja e popullsisë në raport me besimin e tyre?

Vendi rezulton me shumicë myslimane, 1.101 banorë, më pas besimi Katolik me mbi 200 mijë banorë dhe më pas besimtarë Ortodoks me mbi 173 mijë banorë. Mbi 85 mijë janë deklaruar ateistë ndërkohë që 244 mijë nuk janë përgjigjur pyetjes apo nuk janë cilësuar.

Kurse sa i takon debatit të madh mbi minoritetet kryeson Greqia. Nga rezultatet e CENS tregohet se në vendin tonë jetojnë 23.485 persona me shtetësi greke, ndjekur nga egjiptianët me 12.375 persona, më pas janë bullgarët me mbi 7 mijë, aromunët me 2.4 mijë e vijohet me maqedonasit me 2.2 mijë banorë.

Sa i takon statusit martesor, rezulton se 54.9% janë të martuar, 36.6% beqar, 7% të ve dhe 1.4% e popullsisë e divorcuar.

Dendësia e popullsisë së Shqipërisë është 83,6 banorë për km2. Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98,2 meshkuj për 100 femra. Pesë në gjashtë persona të moshës njëqind vjeçare në Shqipëri janë gra. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok