14/10/2024

AJO, BRUNA E VOGEL ENGJELLORE…

0

-Prinderit kur regjistronin vajzat në klasen time më thonin shpesh: „Ma bej vajzen si vajzen tende“…Ishin ata që unë nuk i njihja fare por që të ndiqnin ty permes librave Bruna .

Jam nje nene fatlume qe ti ke nje emer te mire ne letersinë dhe mjeksinë shqiptare-

…!

-Gëzuar ditëlindjen, e shtrenjta ime!

Qofsh gjithmone e gëzuar dhe e suksesshme.

Të uroj të mbetesh e re dhe e bukur siç je tani.

NGA SOSE MUSAJ (ZLLAMI), Tiranë

Sot, me doli gjumi shumë heret dhe u ktheva ne kohe para disa vitesh.

Ne nje dite te bukur prilli , ne nje dite pranverore sic eshte edhe tani, ne oren 6 pa 10 minuta te mengjesit erdhe në jetë Ti o zemra ime. Një femijëi i kendshem dhe i bukur , që kete bukuri dhe sharm e mbajte fort gjithmone në vitet që erdhen e deri në ditet e sotme.

Isha e re dhe provova një njdjesi të mrekullueshme , që nuk pershkruhet me fjalë.

Ishe gezimi i parë i yni , na bere prinder  të lumtur atë ditë që erdhe në jetë dhe deri sot që po shkruaj keto rreshta per Ty.

Çdo prind do të deshironte të kete nje femije si ty. Ishte kohe tjeter kur erdhe në jetë “Jeta ime” , megjithate ne si prinder te qendruam gjithmone prane ne çdo hap qe hidhje nder vite.

Shume shpejt ne pame tek ti nje femije të edukuar, të zgjuar, të sinqertë dhe që premton.

Mundoheshim qe ti te rriteshe dhe te mos mungonte asgje.Te jesh e kompletuar si femije ne çdo drejtim dhe besoj se ja kemi arritur.

Edhe tani qe po shkruaj me vjen per te qeshur me veten time , qe krahas ngarkesave qe kishe ne gjimnaz me mesimet , doje që në të gjitha lendet të ishte vetem dhjeta , dhe romanet qe i shkruaje në kohë rekord.

Une të imponoja edhe te qendisje bashke me mua deri ne oret e vona te nates.

Shtepia jone do te ndryshonte ne detaje nje here ne muaj , se brenda asaj shtepie po rritej nje artiste , nje doktorreshe e ardhshme , nje bije e mirë e jo veç per prinderit e vet.

Qysh heret edhe ne si prind te trajtonim si artiste. Lulet e para qe dilnin ne pranvere do te ishin ne tavolinen tende te punes. Librat e rinj dhe te vjeter gjendeshin per ty ku ishin e ku sishin .

Ne ato vite, pasuria me e madhe e asaj kohe ishin librat. Dhoma jote ishte vertet e bukur dhe luksoze.

Lulet e shumta mbizoteronin ne dhomen tende , qe ne cdo stine çelnin lule me ngjyra dhe arome te kendshme. E shtrenjta ime , koha eshte treguar „jo dashamirese“ me ty.

Qysh ne moshen 14 vjeçare , kur shoqet e tua luanin para pallatit me top e litar , ti shkruaje romanet e bukura qe shume shpejt u bene te dashur per lexuesit e tu.

Ishe shume e re kur punoje me makine shkrimi te vjeter dhe te rende , ku gishtat e tu beheshin plage nga shkrimi, por mos te them per zhurmen qe bente qe degjohej ne pallat deri ne oret e parate mengjesit.

Megjithese nder kompjuterat e pare qe erdhen ne qytetin tone nje ishte per ty e shtrenjta ime.

Lexoja çdo rrjesht e fjale qe shkruaje dhe su besoja syve , çdo fjale me linte shije të embel , s‘besoj qe ishin aq te perkryer por mua me dukeshin te tille.

Shpesh ne intervista qe ke dhene ne media me ke quajtur “redaktore e rrepte” e librave tua dhe eshte e vertet. Deri para pak vitesh isha une e para qe lexoja ato.

Shpesh debatoja pa te drejte per librat , per personazhet , per zhvillimin e ngjarjeve , e sidomos per fundin e librave qe nuk ishte mbyllja qe mendoja une.

Te thoja qe kishe mundesi ti jepje nje mbyllje tjeter librit , ti jepje nje shans personazheve qe vuajten aq shume dhe ti kishe mundesi ti lije bashke.

Shume debate kemi pasur per romanin *Endrra e paperfunduar e nje gruaje* por shpejt e kuptoja qe isha une gabim se ti ishe shkrimtarja dhe une vetem nje lexuese e mire e 20 librave te tu.

Ti ishe ne klasen e dyte Bruna kur mesuesja jote me mori ne telefon dhe me tha se „Bruna ka pershkruar shume bukur fshatin e gjyshes se saj (te nenes time) „.

E lexova disa here dhe spo u besoja syve , qe edhe per syte e mi eshte vendi me i bukur i botes.

Hartimet dhe krijimet e tua lexoheshin nga gjithe mesuesit e shkollave ku ke mesuar.

Hartimi i klases se 8 dhe ai i matures ishin shume te veçante ,u lexuan nga te gjithe dhe u botuan ne ate kohe.

Ç’them edhe une , ti kur ke mbaruar gjimnazin zemra ime kishe shkruar 5 romane , qe gjeten shume shpejt lexuesit e tyre , qe deri sot ke shruar 20 romane dhe vazhdon te shkruash akoma.

Jam nje nene fatlume qe ti ke nje emer te mire ne letersi dhe mjekesine shqiptare.

Ne biblioteken e shtepise sime kam “thesaret e tua” , qe I ruaj si syte e ballit.

Kam cdo gje tende qe ne femijeri , punet e tua , fletoret , certifikatat e ndryshme , flete lavderimet e asaj kohe , cdo deftese tenden qe ka vetem nje note e cila eshte dhjeta , doreshkrimet e librave te tua te pare , ditaret e vajzerise , gazeta , revista qe shkruanin per ty nder vite , kaseta , disqe me intervistat e dhena ne media.

Leterkembimet me lexuesit atehere kur nuk kishte celular , por , per te mos folur per fotot , pikturat ne cdo cep te shtepise.

Dhoma ku rrije ti , edhe pse para disa vitesh ke krijuar familjen tende , prape quhet dhoma e Brunes.

Pra nje pjese e shpirtit tim ndodhet ketu prane meje. Shpesh me kujtohet nje detaj , kur po dilje nuse , (besoj nje nuse e mire) nxorre nga canta jote celsin e shtepise dhe ma dhe.

Ka qene nje nder castet me te veshtira te jetes sime. Kujtova se me ra tavani mbi koke. Mbaje te thashe , se kjo shtepi do te jete edhe e jotja gjithmone. Edhe pse koha e lire ishte dhe mbeti luks per ty , lidhja jone nene e bije ishte shume e forte nder vite.

Une do te doja cdo dite te dija ku ishe ? Ku pive kafen e mengjesit dhe mbasdites ?

Si te eci puna ne spital ? A ke te shtruar ne pavionin tend ? Ne cfare gjendje jane ata ?

Do te doja te dija ne detaje si jane shoqet e tua ? A ke patur kohe te dalesh me to ?

Edhe pse jeta na ofroi gjera te paperballueshme qe nuk i perballon as toka ,ti jeta ime dite te  ngriheshe  mbi dhimbjen dhe dite te jesh nje mjeke dhe shkrimtare e kompletuar , jo vetem kaq por me ndihmove dhe mua te jetoj.

E kishim shume te veshtire te dyja shpirti im te perballonim tragjedite qe na ndodhen. E kam thene gjithmone qe ti ken je aftesi , ndoshta edhe nga profesioni qe ushtron , qe te lehteson dhimbjet ne menyren me te mire te mundshme.

Para 10 vjetesh kishim nje ritual tonin qe komunikonim bashke nje gysem ore ne mengjes sapo ti shkoje ne pune.

Tregonim endrra njera – tjeter qe kishim pare nje nate me pare.

Cfare na thoshte babi ne enderr ? Me pyesje per domethenien e tyre.

Une megjithese nuk ia kisha haberin ne leximin e enderrave te thoja fjale te mira , se ishte detyra e nje nene te qetesoje femijen e saje ne raste te  veshtira.

Dhe keshtu dite pas dite keto vite i jetojme me kujtime qe nuk i ndalon njeri.

Edhe pse kemi kujtime te bukura nuk qetesohem dot , se ishte shume shpejt qe nje jete e tere te kthehet ne kujtime per sekonda.

Me punen tende e shtrenjta ime pas kaq vitesh me berët te qesh se kisha harruar te qesh , por jo te buzeqesh, se buzeqeshja ime kishte shkuar ne rruge pa te drejte kthimi.

Me gjithe arritjet tuaja ti per mua mbetesh ajo Bruna e vogel me gershetat e gjata dhe fytyren engjellore qe kur erresohej vrapoje ne bahcen e shtepise time te lindjes per te kapur xixellonja , kur mblidhje dredheza dhe i futje ne nje fije bari dhe mi sillje bashke me lulet e bjeshkes qe ishin te pakrahasueshme me te gjithe lulet e botes. Ose kur ne nje nate me hene dilje ne dritare dhe shikoje yjet dhe henen me therrisje e me thoje se ai ylli qe shnderrit me shume eshte ylli im dhe vertete ti je ylli im qe mbete gjithmone i shndritshem per mua.

Bisedoje gjate me yjet per endrrat e tua dhe per punen e madhe qe te duhej per ti realizuar ato.

Ty dhe Adin ju pata lidh fort me fshatin tim , me shtepine e prinderve te mi , se ashtu me erdhen punet ne ate kohe. Me dajat tuaj qe ishim me te miret e botes qe ju deshen aq shume nder vite.

Nje pjese te librave te para i ke shkruar atje , ku frymezimin e gjeje tek ato vende perle qe nuk gjenden kurrkund ne bote , tek ato vende te bukura ku mami jot kaloi vitet me te bukura te jetes dhe ti kalove femijerine.

Nuset e vellezerve te mi te sherbenin me gjithcka , te deshen dhe te vleresuan gjithmone per ate qe ishe. Edhe daja i vogel te ka pasur pike te dobet , por jetoi pak dhe nuk i shijoi sa duhet arritjet e tua. Ai kujdesej ne detaje per organizimin e promovimin e librave tuaj si ne qytetin e lindjes dhe ketu ne Tirane.

E dashur Brune: – kur te lexosh kete shkrim do te thuash se mami paska shkruar gjate , se e paska marre malli per krijimet dhe esete me nxenesit. Eshte e vertete qe me mungon shume puna me nxenesit sepse te qenit mesuese ishte nje nder dashurite e mia te rendesishme.

Prinderit kur regjistronin vajzat në klasen time më thonin shpesh: „Ma bej vajzen si vajzen tende“…Ishin ata që unë nuk i njihja fare por që të ndiqnin ty permes librave Bruna.

Sa mire ndihem kur ish nxenesit e mi nder vite dhe shoqet e mia ne te gjithe boten me thone se I kemi blere dhe lexuar te gjithe librat e vajzes tende , e ndjekim edhe neper televizor si mjeke. Do te habitesh kur ta lexosh kete shkrim. Do me besh shume verejtje…

E di qe modestia ne kete shkrim nuk egziston, por une jam nene dhe ndryshe nga ti qe nuk flet kurre per vete , si e tille me lejohet te flas per sukseset e vajzes sime , qe ato ne fakt flasin vete dhe me bejne aq krenare si nene.

Edhe nipi yt Isarti I vogel ka filluar te mburret me ty ku shpesh u thote te tjereve se “halla ime eshte doktoreshe e madhe”. Pastaj kur shkojme ne librari per te blere librat e muajit i thote librashitesit se gjithe ky rafti eshte me librat e halles sime.

E shtrenjta ime, ndihem mire kur ne data e pervjetore te ndryshme shkruan diçka per babin tend mjekun emermire te Tropojes e me tej, Isain e paharruar, se ti vertet ke qene krenaria e tij. Ne biseda qe  bente gjithmone thoshte : do te isha i lumtur sikur Bruna te ishte e realizuar në mjekesi sikur në letersi . Por ti e arrite ate enderr te babit.

Shpesh me thua dhe tani qe je treguar prepotente me mua!

E di dhe gjej rastin te kerkoj te falur por edhe pse nga natyra jam liberale, ato vitet e rinise tende nuk ishin te favorshme per asnje nene vajze, pastaj une doja qe ime bije te ishte nje kristal qe nuk krahasohej me asgje tjeter. Ti ishe gjeja me e çmuar per mua , ishe e vogla ime , shpirti im , gezimi im i pare.

Do marr shume verejtje nga ti kur te lexosh kete shkrim.

Do te thuash se edhe “sorra” flet  mire  per te voglin e vet.

Edhe une kur kthehem ne kohe mendoj se jam treguar egoiste me ty. Te doja te teren per vete, po ligjet e natyres jane te tilla zemra ime.

Te shkruaj per ty e shtrenjta ime duhet te shkruaj romane qe do te dilnin te bukura , romane qe vetem ti di ti qendisesh aq mjeshterisht me mendjen dhe bagazhin kulturor dhe intelektual qe ke.

Ndoshta keto rrjeshta s’do ti shkruaja asnjehere por ditëlindja jote… dhe i zbraza shumë gjera te akumuluara ndër vite.

Zemra ime, na ke bere krenar mua dhe babin qe shpesh ne pershkrimet e tua dhe me te drejte e quan „bussulla ime, standarti im i artë „. Thua nje te vertete te madhe. Bruna ke shume veti nga babi yt dhe vertete i ke ngjare shume ne çdo gjë. Ke marre me te mirat e tij. Besoj se shpirti i tij ndodhet perkrah nesh dhe te ndihmon ty të ecesh perpara dhe mua të jetoj per ty.

Gëzime paç nëjeten tende dashuria ime , drita e syve të mi.

Do të dua në pafundësi.

-Ekskluzive per ZemraShqiptare në Londer, nga Tirana, fillim-Prilli 2019-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok