05/04/2025

“ZOTNI MËSUES” DHE PROTOKOLLI I “ZOTAVE”

0
Shkolla-Orosh

Foto e shkollës së hershme të Oroshit, afër Abacisë.

(Në vend të një urimi për Ditën e Mësuesit)

Nga Ndue Dedaj

“Zotni Mësues”… Kështu thirrej mësuesi dikur. Ishte i vetmi titull, qysh nga koha e Zogut, kur për të tjerët thuajse mungonte kjo fjalë. Më vonë hyri fjala “shoku”, me të cilën i drejtoheshe kryesisht nomekturës zyrtare.

I vetmi “privilegj” i mësuesit ishin lulet, ashtu si dhe sot.

Keni parë ndonjë mësues që t’ia mbajnë çadrën nxënësit? Jo, e sigurtë. Por krejt ndryshe ndodh me shtetarët, politikanët, aparatçikët. Atyre ua hapin derën e makinës shoqëruesit, ua mbajnë karrigën kur ulën në salla me publikun, u mbajnë çadrën kur flasin në miting që të mos i lagë shiu dhe sa e sa gjëra të tjera të “vogla” si këto. Nuk po shkojmë më tej…

Punë protokolli, do thoni? Jo, çështje mendësie, se ne të pushtshmit nuk jemi si të tjerët, ne jemi “zota”(!) Bash për këtë SPAK është mbushur me plot të tillë, ndërsa portën e tij nuk e ka kaluar asnjë mësues e zor se do ta kalojë ndonjëherë. Sepse mësuesi është “zotni”… dhe jo “zot”.

Nëse nuk është kjo e vërteta, më gjeni vetëm një rast, një fotografi të ndonjë ministri shqiptar që udhëton me tren, me autobus, me furgon si mësuesit, si qytetarët e thjeshtë! Apo si ministra e kryeministra të Europës, kohë pas kohe, herë pas here…

Kulti i mësuesit, i vetmi që nuk i bën dëm shoqërisë, përkundrazi, është më se i nëvojshëm, ndaj mos u “kurseni” për të! Politikanët po kërkojnë votën e diasporës, ndërsa ne të tjerët ngjatjetojmë mësuesit e mërgatës shqiptare, që mbajnë gjallë shqipen, në fëmijët e atjeshëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok