05/12/2025

Zhvillohet në qytetin e Fierit veprimtaria dyditore “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”

0
Entela-kultura-arumune1

Nga Entela Binjaku

Më 13 dhe 14 shtator 2025 në mjediset e Kompleksit “APOLLON” në qytetin e Fierit u mbajt veprimtaria dyditore kushtuar promovimit të trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare në Shqipëri. Në përurimin e projektit që realizohet nga Fondacioni “H.Martineau” me titull:  “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë” morën pjesë anëtarë të këtij komuniteti në qytetin e Fierit, dashamirës dhe qytetarë të interesuar për vlerat e pakicave.  I pranishëm në këtë ceremoni ishte z.Margit Jica, Anëtar i Pakicës Kombëtare Arumune në Komitetin për Pakicat Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Në këtë veprimari një vend të vecantë zuri edhe artizanati arumun. Në një nga këndet e ekspozitës demonstruese ishin vendosur edhe objekte të rëndësishme artizanale që dëshmonin pasurinë kulturore të kësaj pakice dhe ndërthurjen mes artit të kulinarisë dhe atij artizanal.

Veprimtaria vijoi edhe ditën e dielë me 14 shtator ku vizitorë dhe qytetarë kuriozë ju afruan tryezave për t´u njohur me kulinarinë arumune që bazohet kryesisht në përbërës të thjeshtë, por cilësorë: djathi, gjalpi, bylmeti, mishi i qingjit i rritur në kushtet e shtëpisë dhe brumërat të përgatitura sipas recetave të trashëguara në breza. Gatimet dhe rrëfenjat autentike që qëndrojnë pas tyre, zbulojnë jo vetëm shijet, por edhe vlerat kulturore të kësaj pakice. Projekti: “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë” realizohet me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Ky projekt zhvillohet në kuadër të Thirrjes së Dytë për vitin 2025 me moton “Diversiteti na bashkon: Ruajmë traditat dhe zakonet, ndërtojmë të ardhmen”. Projekti do të vijojë me veprimtaritë promovuese të trashëgimisë kulturore të pakicës kombëtare arumune në Shqipëri me Korçën dhe me Elbasanin.

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok