06/10/2024

Zgjohuni, për shkak të qiellit të kryqëzuar mes gishtërinjve

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Atje ku ka pushtet, ekziston gjithmonë rreziku i keqpërdorimit të pushtetit. Është gjithashtu e rëndësishme të kemi një kuptim të fuqisë ligjore dhe përdorimit të synuar të forcës në shoqëri.Padroni mbikëqyr, sundon, shfrytëzon, keqtrajton dhe shet e blenë skllavin, në kuptimin që teknikat ndëshkuese dhe shfrytëzuese të përdorura nga padroni, janë zgjedhur në varësi të sjelljes së skllavit që i nënshtrohet atij.

***

Strategjia Kombëtare e mbijetesës së Shqipërisë – është jashtëzakonisht urgjente.

Populli i Shqipërisë duhet të ketë një strategji adekuate që sa më shpejtë që të jetë e mundur të rrëzojë këtë qeveri të dështuar mafioze antikombëtare, në mënyrë që të jetë një vend konkurrues, novator dhe i sigurt me një identitet dhe kulturë të njohur, një vend me burime të ruajtura, kushte jetese cilësore dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Realizimi i vizioneve do të kontribuojë në arritjen e objektivave strategjikë që duhet vendosur dhe zbatimin e koordinuar të politikave në drejtime zhvillimi, përcaktimi i të cilave në këto 8 vitet e fundit u pamundësua nga regjimi aktual i korruptuar kriminal, por u ndikua edhe nga kriza globale në zhvillim, e shkaktuar nga pandemia e korona-virusit, e cila përveç shëndetit të njerëzve preku fuqishëm ekonominë shqiptare dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.

Drejtimet e identifikuara të zhvillimit dhe qëllimet strategjike duhet të kontribuojnë që Shqipëria të përdorë sa më mirë potencialet e saj, të eliminojë dëmin ekonomik dhe social të shkaktuar nga regjimi autoritar dhe kriza globale dhe të inkurajojë rimëkëmbjen e Shqipërisë sa më shpejt të jetë e mundur. Të ngjallë shpresën, mos zbrazet vendi nga rinia. Por, siç thashë, para së gjithash duhet të hedhim në koshin e plehrave mbeturinat e qelbura.

***

Dërguesi i qartë dhe adresa e qartë.

Shkathtësia më e madhe është të flasësh nga vetja jote dhe jo për tjetrin.

Unë jam duke folur me ty, do të thotë të kesh një dërgues të qartë në krahasim me përdorimin e formave si: me ata, me filanin. Largohuni nga forma-ju, flisni në formën-ti, në mënyrë që me pavetëdije të mos gjeneralizoni gjërat atje ku nuk duhet.

Koherenca: Një strategji dhe analizë e synuar e komunikimit duhet të përcaktojë katër elementë kryesorë dhe të sigurojë që ato të jenë koherente: çfarë duhet thënë dhe si duhet thënë, ku duhet thënë dhe si duhet të vlerësohet efekti. Këto elemente janë gjithashtu thelbësore për zgjedhjen e mesazhit.

Komunikimi – informacioni: Në përdorimin e gjuhës shqipe, termat informacion dhe komunikim për njëri-tjetrin përdoren shpesh. Një mënyrë e thjeshtë për t’i dalluar ato është që komunikimi i referohet procesit, ndërsa informacioni është produkt ose mesazh. Informacioni është ai që përcillet kur komunikojmë.

Gabimi më i zakonshëm që shumica e njerëzve bëjnë kur bëhet fjalë për komunikimin dhe informacionin është të shkojnë drejt në fazën e implementimit (zbatimit). Ne përqendrohemi në masat konkrete; për shembull në lidhje me faqen e internetit ose broshurën, pa menduar për të. Më pas, ne jemi të habitur që nuk kemi arritur me mesazhin tonë. Kjo është punë joprofesionale.

Të gjitha masat e komunikimit duhet të ankorohen në një strategji komunikimi. Krijimi i një strategjie komunikimi është një proces.

Rruga, ndërsa gjithçka vjen në ekzistencë, është një ndërgjegjësim i të gjithëve që janë të përfshirë. Qëllimi është që të gjithë përfundimisht do të kenë një kuptim të përbashkët dhe më të mirë të sfidave (qëndrimeve të guximshme ndaj kundërshtarëve) të komunikimit me të cilat përballet kombi ynë dhe të kenë një marrëdhënie të vetëdijshme për mënyrën se si duhen të zgjidhen këto.

Komunikimi është përgjegjësi e të gjithëve dhe është pjesë e mjeteve që kemi për të zgjidhur punën e rëndësishme që menaxhojmë. Pa një komunikim të mirë, edhe plani më i mirë mund të dështoj. Me një komunikim të planifikuar mirë, ne mund të arrijmë të kryejmë edhe rastet më të vështira.

Një strategji përbëhet nga tre elementë kryesorë:

pika e fillimit, ku jemi sot,

qëllimi, ku duam të jemi

strategjia, zgjedhjet që duhet të bëjmë për të arritur nga aty ku jemi deri atje ku duam të jemi.

Në të gjitha pikat e strategjisë, sigurisht që mund të blini ndihmë nga jashtë. Por është e mundur të merrni ndihmë nga një konsulent komunikimi për të gjithë procesin e strategjisë. Kushti është që personi në fjalë nuk duhet të shkruajë strategjinë për ju, por të ketë përvojë dhe të kontribuojë në procesin që ju bën të vetëdijshëm dhe të sigurojë kontributin e komunikimit gjatë rrugës.

Përshkrimi i një të ardhme të dëshiruar.

Pasi të kemi përshkruar situatën tonë aktuale, ne e dimë se ku jemi. Tani duhet të përshkruajmë se ku po shkojmë. Nëse nuk e dimë, ne gjithashtu nuk jemi aq të kujdesshëm se ku shkojmë, ecim në qorrsokak.

Kur bini dakord për atë imazh, cilin reputacion dëshironi më shumë, duhet të formuloni një mesazh, një ose dy, që do të përdorni në të gjitha kontekstet. Jo gjithçka mund të jetë po aq e rëndësishme, prandaj ne krijojmë një strategji. Bërja e zgjedhjeve strategjike ka të bëjë po aq me heqjen dorë nga diçka që për momentin është më pak e rëndësishme.

Me kë duhet të komunikojmë?

Grupi i synuar është një grup i saktë i njerëzve. Është e nevojshme të zgjidhni se cilat grupe janë më të rëndësishme për t’u marrë në lidhje me fushat e përparësive të kombit dhe vendit.

Sfondi për përdorimin e komunikimit si një mjet është, ndër të tjera, nevoja për t’u dhënë këtyre grupeve të ndryshme të synuara njohuri për aktivitetet kombëtare dhe të drejtat, dhe detyrimet e tyre në shoqëri. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në forcimin e demokracisë, duke siguruar pjesëmarrjen, dhe që vendimet politike të zbatohen.

Strategjia ka të bëjë me zgjedhjet kur burimet janë një faktor kufizues. Ne nuk mund të bëjmë gjithçka që duam. Për këtë arsye, duhet të jemi në gjendje të përqendrohemi në diçka sesa në diçka tjetër (mbi gjithçka tjetër). Ndonjëherë kjo përfshinë një përparësi të vështirë dhe refuzim i mundësive. Prandaj, të zgjedhësh është gjithashtu të heqësh dorë nga ajo që nuk duhet të bësh.

Zot, më jep forcën e mendjes për të pranuar atë që unë nuk mund të ndryshojë, guximin për të ndryshuar atë që mundem, dhe mençurinë për të parë ndryshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok