08/10/2024

Vrasja  e Latif Berishës nga kriminelët serbë dhe regjistri i gjetur për likuidimin e intelektualve shqiptarë

0

Nga Hilmi Saraçi

Më datën 24 mars 1999 (datë kur forcat e NATO-s sulmuan Serbinë) kriminelët serbë kishin hyrë në befazi në oborrin e  shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës. Kur kishte dalë,kishte kuptuar se ishin kriminelë serbë, kishte  tentuar të mbrohet, por rrëbeshet e automatikut të kriminelëve serbë e kishin plandosur për toke patriotin, njëriun me ideale të larta kombëtare që jetoi, punoi e veproi deri në momentin e fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës.Trupi i pajetë i prof. Latif Berishës tërë natën kishte mbetur në oborr, të pragu i shtëpisë.

Vajza e tij, Fatmirja në këto caste tragjike nuk dinte si të veprojë, ku të kërkojë ndihmë. Më në fund e kishte lajmëruar me telefon Mulla Asllan Muratin , mikun e ngushtë të babait të saj. Mulla Asllani e kishte mësuar dhe e kishte këshilluar (sygjeruar) që të kërkojë sa më parë  një person të njohur, shofer i “Holtikulturës” që barte kufoma me para, ta sjellin në xhamin ku ishte imam Mulla Asllani. Në këto momente Mulla Asllani ishte i rrezikuar dhe nuk kishte mundësi tjetër për të vepruar, sepse edhe atë e kishin në thumb të likuidimit. Këtë më vonë do të dëshmojë edhe lista e përpiluar e kriminelëve serbë për likuidimin e intelektualëve shqiptarë, ku  në mesin e tyre ishte edhe Mulla Asllan Murati…

Të nesermën  në mengjes me shumë mundime dhe peripeti, falë angazhimit të Mulla Asllan Muratit, njërit ndër bashkëpunëtorët dhe miq  më të afërtë të tij , më parë ishte bartur trupi i pajetë i tij në Xhaminë e Zallit , ku pas ceromonisë modeste fetare që kishte mbajtur imami i xhamisë, Mulla Asllan Murati, trupi i pajetë i profesoritLatif Berisha ishte bartur dhe  varrosur në Zhabar të Poshtëm (Mitrovicë), nën presionin e rreptë të forcave kriminele serbe. Në ceromoninë e varrimit kishte folur Mulla Asllani dhe Faruk Spahiu…                           Në 10 vjetorin e vrasjes së prof. Latfi Berishës, më 24 mars 2009, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e përmbushi detyrën e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, duke ia ndarë Medaljen e Artë të Pavarësisë, familjes së prof. Latif Berishës, në akademinë përkujtimore që u mbajtë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.Mulla Asllan Murati si gjithnjë ishte i pranishëmnë këtë solemnitet dhe mjaft i angazhuar..

Pas mbarimit të luftës në, vitin 2003 eshtrat e profesorit  janë bartur dhe janë varrosur në vëndlindjen e tij në Smrekovnicë (Vushtrri) me ndërime të larta , pjesëmarrje të madhe të banorëve të kësaj ane dhe të mbarë Kosovës.Mulla Asllani gjatë këtyrë momenteve të bartjes së trupit të pajetë të profesorit ishtë i pranishëm jo vetëm i pranishëm si pjesëmarës por edhe organizator.  Fjala e tij edhe në këto çaste ishte  emocionuese, me fjalë nderimi dhe respekti ndaj profesor Latif Berishës, bashkëpunëtorit dhe mikut të tij të ngushtë. Para të pranishmeve  u fol me dashuri dhe me respekt për jetën dhe veprën e Latif Berishës. Në shenjë respekti dhe nderimi mbi varrin e tij është ngritur përkujtimorja mbi të cilën ndriçon emri i tij i skalitur me shkronja të arta, ndërsa për rreth kurora lulesh përherë të freskëta. Mulla Asllan Murati kishte menduar dhe propozuar që mbi varrin e tij (Latif Berishës)  të shkruhet në vend të epitafit poezia, “Tri gota” , por për habi ky propozim nuk ishte realizuar.

Tri gota

N’livadh të jetës tri gota i gjeta,

Dy janë të mbushura, është bosh e treta…

Të parën e mora, në buzë e afrova,

Ish idhtë si pelimi mejherë e largova…

Të dytën e mora, me gjuhë pak e preka,

Prej s’ambli më dogji, mejherë e hjeka

I zbraza të dyja në të tretën gotë,

U ba idhtë e ambël, si është vetë kjo botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok