22/12/2024

Vrapi për pak nacionalizëm nga komunistët e fshehur dhe kthimi i tyre tek rrënjët

0
Zaimi-Deda

Nga Nue Oroshi

Vrapi për të mbrrishmën dhe të pambërrishmën shpeshherë është kryer në mënyra të ndryshme. Shpeshherë për të zanë hapin duhet ta lëshosh edhe vrapin. Për ta zanë hapin me maratonistët shpeshherë duhet të nisësh më maratonistët në shtegun e përbashkët e jo kur maratonistët kanë kaluar deri në 70 % të rrugës maratonike dhe personat që fare nuk janë maratonistë dhe as atletë iu bie ndërmend pas një gjumi të thellë se duhet zanë hapin. Është e quditshme se proletarët e motos të gjitha vendët bashkohuni apo motos tjetër bashkohuni proletar shkoni në Rusi e në Kinë e hani bar, jan quar përseri peshë. Por meqenëse tash parullat e proletarizmit ju kanë ra  në tokë edhe idea se bashku me idologjinë ju ka ra në gropën septike të ujerave të zeza,proletarët e djeshëm kanë mbetur në mes te dy rrugeve. Ata trurin e kanë komplet të kuq por gjanat nuk janë duke ju shkuar huq. Ata kanë filluar mshefjen e tyre dhe kohëve të fundit janë duke u paraqitur si nacionalistë.  Nganjëherë me vjen me vjellë kur i shoh të tillët se si i recitojnë vargjët e të madhit At Gjergj Fishta. Një pjesë janë duke u munduar që të shkruajnë edhe shkrime aty këtu për ndonjë personalitet atdhetar por asnjëherë nuk harrojnë që edhe qoftë në mënyrë të kamufluar ta mbrojnë periudhën komuniste. Sot i ke shumë politikanë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare të cilët jo vetëm që janë të kuq por truri i tyre nuk funksionon ndryshe përveç bardh e zi.

Ata nuk munden me pa historinë dhe politikën me shumë ngjyra. Ata e shohin ende bardh e zi.Të mirët dhe të keqit. Ata që janë të mirë sipas logjikës se sëmurë të tyre janë ata që kanë orientim të kuq ideologjik. Kurse të keqinjët sipas mendimit të tyre serbo- rus janë nacionalistët shqiptar. Pra, proletaret politik vetëm në një pikë e shkelin proletarizmin por atë nuk e thonë asnjëherë.Pika është se ata vërtetë janë proletar por sa i përket pasurimit janë nder më të korruptuarit dhe shumica prej tyre janë bërë milionera. Popullin  e mësojnë për idetë komuniste, kurse jetën e bëjnë si sheikët arab.

Këta faqezi komunistë ende sot e asaj dite nuk janë reformuar. E sidomos bëhën më agresiv kur fillojnë me u plakë. Ata frikësohen se në atë botë do t´i qortojnë Tito, Enveri, Fadili, Aliu dhe Rankoviqi. Proletarët internacionalist ata fare nuk mërziten se punët i kanë bërë dhe i bëjnë pis. Këta shpeshherë i mbrojnë edhe krimet serbe që janë kryer në bashkëpunim me disa shqipfolës komunist. Më kujtohet një debat gjatë promovimit të librave të Shoqatës “Trojet e Arbrit” në Gjenevë të Zvicrrës. Kur  një komunist proletar me emrin Astrit Leka  që kishte qenë ndër më të zeshmit komunist madje thuhet se kishte marrë pjesë  edhe në atentatet kundër atdhetarëve  Ilaz Agushi e Mustafa Merlika Krujës dhe të tjerëve kur  e pa fotografinë në kopertinë të Kullës se djegur të Kapidanëve të Mirditës,në librin: “E Djathta Shqiptare V”, më tha këto fjalë: “Zoti Oroshi mu tek kjo kullë më është vrarë miku im më i ngushtë nga Kurveleshi. “ Unë ia ktheva: “Ore shok që je shëndrruar në zotëri, po çka ka lyp miku juaj nga Kurveleshi në Orosh të Mirditës.

Për ta çliru Mirditën nga mirditorët,që kanë jetu me shekuj dhe kanë qëndruar e luftuar burrërisht për shqiptarizëm. Ai aty ka marrë pjesë në vrasjen e mirditorve atdhetar, ka marrë pjesë në djegjën e Kullës së Kapidanit të Mirditës i bëftë mirë plumbi ballit që e ka marrë. ” Pas shumë debateve ky ish komunist që e kishte ngrënë me pas edhe burgun kur filloi revulucioni duke i ngrënë kokat e bijve të vet se paku në pleqërinë e tij te thellë e pranoj një fakt. E pranoi faktin se vërtetë nacionalistët kanë pasur të drejt dhe kanë qenë në rrugën e duhur dhe jo komunistët. Por e keqja qëndron tek shumë të tjerë të cilët me një besnikëri qeni i mbrojnë idetë komuniste. Atyre ju duket normale bashkëpunimi me Serbi e Rusi dhe vrasja e vëllezërve të tyre atdhetar në Shqipëri dhe Kosovë. Ata jo vetëm që i vranë atdhetarët shqiptar por edhe i lanë pa varre.Vërtetë është e rënd edhe sot kur sheh te tillët që i mbrojnë komunistët qoftë në Kosovë apo në Shqiperi për vrasjet që kishin shkaktuar në Tivar, Bihor, Drenicë, Dukagjin, Ferizaj, Prishtinë, Tetovë, Gostivar, Lumë, Mirditë, Malësi dhe shumë e shumë pjesë të tjera të Shqipërisë Etnike.

Po e shoh që asesi internacionalistët e djeshëm nuk po kanë mundësi të shëndrrohën në nacionalistë të sotshëm. Asesi nuk kam bërë asnjëherë  dallime regjionale se Kosova dhe Shqiptaria është e vogël. Por është shumë interesant se si një pjesë e vogël e intelektualëve nga Gjakova se si më një besnikëri e mbrojnë kriminelin Fadil Hoxha. Ore te mjerë që iu ka marrë koka erë do të thoshte At Gjergj Fishta. Fadil Hoxha  e Ali Shukriu me shokët e tyre kanë qenë pjesë e projekteve të Qubrillovitit, Grashaninit, Titos, Rankoviqit për vrasjen dhe Masakrimin e popullit shqiptar. Ai ka vra shqiptar atdhetar dhe ia ka kthyer Kosovën Serbisë e Jugosllavisë. Pse asnjëherë nuk flisni e shkruani për atdhetarin tjetër gjakovar Tahir Zaimi?! Për të cilin po i jap vetëm disa të dhëna të shkurta biografike nxjerrë nga Enciklopedia që flet shkurtimisht për Tahir Zaimin.

Ai lindi në Gjakovë,  ishte biri i Shaban Zajmit. Mësimet fillore i mori në vendlindje e më tej në Shkup. Ideja e pavarësisë e shtyu t’i bashkohej çetave të Bajram Currit. Më 1918 shtrëngohet me lanë Gjakovën, Një kohë qëndruan në Kukës dhe në Krumë e m’andej në Shkodër. Veproi pranë Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” që udhehiqej nga Hoxhë Kadri PrishtinaSalih Gjuka, etjPërkrahu opozitën në Lëvizjen e Qershorit dhe Gurakuqi e merr pranë ministrisë së Financave. Me kthimin e Zogut në dhjetor të 1924, u largua nga Shqipëria, por pas amnistisë më 1925, u rikthye më 1929. Në vitin 1941 kthehët në Kosovë dhe angazhohet për jetësimin e Shqipërisë Etnike. Ishte njëri ndër drejtuesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Nga fundi i vitit 1944 sikurse edhe shumë atdhetarë të tjerë detyroheët të marrë rrugën e mërgimit politik. Kalon në AustriItali dhe vendosët në Izmir të Turqisë ku disa vite punoi në ndërtim. Disa vjet ma vonë kaloi në Belgjikë ku pati kushte ma të mira dhe mundësi për kontakte me bashkëveprimtarët në këtë vend dhe në vendet e tjera perëndimore. Ndërroi jetë në Bruksel më 1971. Është autor i veprës “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës”, Bruksel, (1964) dhe “Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës”, Bruksel, (1970).

Gjendja shpirtnore që u krijue, krahas sigurisë së një gjendje normale, ja bani të mundun të përgatiste për botim, pas veprës interesante mbi Lidhjen e Dytë të Prizrenit, dhe veprën e dytë “Tallazet e jetës e lotët e zemrës”. Kishte një bashkëpunim të vazhdueshëm me shtypin e diasporës, kryesisht me “Shêjzat” e Ernest Koliqit. U dekorua prej Presidentit të Republikës se Shqipërisë Sali Berisha me dekoratën për “Veprimtari Patriotike të Klasit të Parë”, me motivacionin “Udhëheqës Organizator i Penës e Pushkës, kontribuoi për Çështjen e Kosovës”.Po ashtu me rastin 7-vjetorit të Pavaresisë së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga më 17 shkurt 2015 e dekoroi me “Urdhërin e Lirisë”.(https://sq.wikipedia.org/wiki/Tahir_Zajmi)

Një tjetër atdhetar nga Gjakova është edhe Tahir Deda. Tahiri duke i parë padrejtësitë e komunistëve ai u bë pjesë e PNDSH. Zhvilloj një aktivitet të madh anti-komunist dhe u burgos. Së bashku me Halim Spahinë,Kajtaz Ramadanin,Rexhep Kabashin dhe Rifat Krasniqin u dënua në gjygjin komunist që është mbajtur në qershor-korrik 1945,në Prizren me pushkatim. Ky gjygj komunist dënoj edhe shumë të tjerë me burg te rendë.Posedoj dikund 300 faqe dokumente  për nacionalistët e PNDSH dhe GLP (Grupit te Lidhjes se Prizrenit) lidhur me veprimtarinë e tyre  në PNDSH, si dhe vendimet se si janë denuar.Tahir Deda u pushkatua bashkë me shokët e tij. Nuk i dihet varri. Ja si e përshkruan bashkëveprimtari i Tahir Dedës i ndjeri atdhetari Mulla Maliq Bali Gashi i dënuar në këtë proces gjygjsor me 17 vjet burg të rend dhe qëndrimin e ti në gjygjin komunist:Tahiri ka qenë nga Gjakova.Ishte djalë i zoti sa te duash.Edhe sot kur me kujtohen fjalët e tij në gjygj ndjeji vetën krenar që kisha mik të idealeve një njeri te tillë. Në ,mes të tjerash Tahiri bëri këtë dialog në gjygj.

Tahir i thanë ti kurr su bëre rahat.Tahir ti në kohën e ish Jugosllavisë po ashtu nuk u rehatove.Edhe në kohën e okupimit i atillë mbete.E tani çka po do Tahir?A ende nuk e ditkeni çka po dua iu drejtua Tahiri dhe vazhdoi.Çka kam dashur atëherë atë edhe sot e dua. E dua Kosovën të bashkuar me Shqipërinë. Pas këtyre fjalëve te Tahirit thash me vete edhe nëse na vrasin nuk me dhimset aspak jeta.. Harrova t´ju them se këto fjalë Tahiri i tha në sallën e gjygjit të mbushur përplot udhëheqës të lartë të asaj kohe të cilët kishin ardh ta përcillnin gjykimin tonë .(Intervistë e zhvilluar më 16 gusht 1993 me  Mulla Maliq Bali Gashin në Prizren, botuar në revistën  “Qëllimi”( korrik 1996).

U pushkatun me gjygje dhe pa gjygje edhe 47.300 shqiptar atdhetar. Madje edhe ata që i besuan doktrinës komuniste dhe kur e panë se janë tradhtuar nuk u bënë pjesë e tradhtisë siç ishte rasti me Rifat Berishën i cili doli në mbrojtje të nacionalizmës dhe duke luftuar ballë për ballë me komunista u vra vet i gjashti se bashku me vëllezërit e tij dhe djemtë e vëllëzërve.

Rifati kur i kishte par se çpo ndodh në kombin shqiptar ai qysh herët kishte shfaq paknaqësi ku njëra prej pakanqësive ishte edhe shpëtimi i 46 shqiptarve atdhetar që ishin përgadit nga çetniko partizanët ti pushkatonin  në Kalanë e Shkodrës në Tarabosh. E ju internacionalist proletar që jeni kamufluar si nacionalistë kur ju prekën veprimtarët tuaj komunist që i rikthyen Kosovën Serbisë, dhe ky pushtim zgjati prej vitit 1945 e deri në vitin 1999 duhet ta dini se nuk mbrohen bashkëpuntorët e Serbisë pavarësisht se nga cila pjesë e Kosovës apo e Shqipërisë janë, ata i vranë vëllezërit e tyre atdhetar vëtem që e shihnin dhe punonin që shqiptaria të jetë pjesë e Evropës.

Nuk mbrohën krimet komuniste as në Kosovë e as në Shqipëri. Te dy partitë komuniste ishin shërbëtor të politikës serbo-ruse. Nëse ju jeni pajtuar me ripushtimin serb që ju është bërë Kosovës,në vitin 1945  me atë ripushtim  nuk janë pajtuar shqiptarët atdhetar. Ata kanë punuar dhe punojnë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të përbashkët në Shqipërinë Etnike. Kurse kriminelet komunist nuk mundën të rehabilitohen ata ishin pjesë e projekteve serbe të Garashaninit, Andriqit, Qubrilloviqit, Rankoviqit që masakruan e vranë 47.300 shqiptar atdhetar dhe 95 % të tyre i lanë pa varre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok