09/11/2024

Vota e lirë është në rrezik në Shqipëri

0

Nga Frank Shkreli

Per Shqiperine e ketyre 30-viteve “post-komunizem”, nuk eshte asgje e re. Vota e lire dhe zgjedhjet e lira ne Shqiperi kane shume per tu deshiruar gjate tre dekadave te fundit. Ndryshimi me te kaluaren e zgjedhjeve ne ate vend me zgjedhjet qe do te mbahen ne Maj, eshte se kesaj radhe duket sikur shteti, qeveria, partite politike , madje edhe gjyjatat ne Shqiperi si dhe perfaqsues dilpomatike te caktuar nderkombetare ne Tirane— jane lidhur besa-bese per ti mohuar voten e lire rrreth 50 per qind te shqiptareve ne zgjedhjet vendore te 14 Majit, 2023.

Neqoftse dikush e ka paramenduar krijimin e kesaj gjendjeje politike elektorale si nje eksperiment djallezor per te minuar lirine, demokracine dhe opozitarizmin politik ne Shqiperi— bravo u qofte, ia kini dale!

Ne vend qe faktoret e larte- permendur qe jane te perzier me gishtat e tyre te ndyre ne kete lamsh politik te mire llogaritur, ne pergatitje e siper per disa vite tani — por te cilit tani nuk i dihet filli — te luftonin kunder diskriminit ne pjesemarrjen e te gjithe shqiptareve pa dallim ne votime te lira, entet qeveritare, gjykatat, partite politike shqiptare dhe perfaqsues te larte nderkombetare, duket se kane rene dakort ne heshtje qe per qellimet e tyre antishqiptare t’i mohojne voten e lire gjysmes se shqiptareve ne zgjedhjet vendore te 14 Majit.  Dhe ne kete proces te minojne, njekohesisht dhe ne pergjithesi, edhe lirine e demokracine, ne nje vend ish-komunist dhe tani anetar i Nato-s. Asnje perparim nuk eshte bere ne kete fushe nder vite ne Shqiperi,  sipas raportit te posa botuar te Freddom House.

Sot per sot, fatkeqsisht, ne Shqiperi nuk ekziston e drejta e barbarte per te gjithe dhe pa dallime politike per te hedhur voten e lire ne zgjedhjet e Majit qe vjen.Kujt t’i drejtohet votuesi shqiptar per sigurimin e votes se lire per veten dhe per familjen? Kush e mbron kete te drejte per shqiptarin sot kur te gjitha entet politike e juridike dhe diplomatet nderkombetare te cilet, me mbeshtetjen e tyre te hapur ose me heshtjen e tyre per gjendjen anti demokratike te krijuar ne vend,  kane shkelur dhe po shkelin cdo norme ligjore vendore dhe standardet nderkombetare per mbajtjen e zgjedhjeve te lira, te drejta e demokratike ne Shqiperi, ashtu si i ka hije nje shteti anetar te NATO-s.

Ne cdo vend normal demokratik te botes, entet juridike dhe politike si dhe nderkombetaret ne Tirane e kane per detyrim moral dhe pergjegjesi politike qe te perpiqen e te sigurojne me cdo kusht te drejten dhe voten e lire per cdo votues shqiptar. Pse kjo nuk po ndodhe sot ne Shqiperi?

Dhe pse pergjegjesve per gjendjen e krijuar politike djallezore dy muaj para zgjedhjeve, nuk u kerkohet llogari nga votuesit dhe nga shoqeria shqiptare per mbytjen e opozitarizmit politik ne Shqiperi? A por te gjithe mendojne se duhet votuar per nje parti dhe kjo tashti  quhet demokraci?

Ne Shqiperi eshte krjuar vertete nje kaos politik te cilit ne diten e votimeve nuk do i dihet halli.

Entet politike, partiake si dhe gjykatat —shteti dhe qeveria shqiprare, pra —para syve te nderkombetareve ne Tirane dhe me miratimin e tyre po sillen me mosperfilljen  e votes se lire te shqiptareve, si organizata e dikurshme ku-klux-klan ne Shtetet e Bashkuara, per tu mohuar te drejten e votes afrikano-amerikaneve.

Disa dite me pare, Presidenti i Shteteve te Bashkuara ,Joe Biden  vizitoi qytetin Selma ne Alabama me rastin e pervjetorit te “Bloody Sunday”, me qellim per tu riangazhuar – ni nivelin me te larte qeveritar – ndaj votes se lire na Amerike, si nje gurthemel i demokracise dhe i te gjithe lirive te tjera te njeriut, te dhena nga i Madhi Zot, per te gjithe amerikanet dhe te gjithe njerzit kudo ne bote dhe pa dallim partie, feje a krahine. “Ne kete ure eshte derdhur gjak per te shpetuar shpirtin dhe frymen demokratike te Amerikes”, eshte shprehur Presidenti Buden  ne viziten e tij kete jave ne Selma te shtetit Alabama—duke folur ne mbrojtje te votes se lire per amerikanet.

Neqoftse entet qeveritare, politika dhe gjykatat shqiptare nuk veprojne ne mbeshtetje te votes se lire ne ate vend,  kush do i mbroje lirite dhe te drejtat themelore te shqiptareve ne zgjedhjet e 14 Majit? Kush do e mbroje demokracine dhe lirine e votes per te gjithe shqiptaret pa dallime partiake— dhe jo vetem te gjysmes se shqiptareve?!

“Nje njeri pa te drejte vote eshte nje person i pa mbrojtur”, ka thene ish presidenti amerikan Lyndon B. Johnson.

“Liria e votes eshte nje e drejte e cmuar per te cilen, pothuaj per dy shekuj, Amerikanet kane luftuar dhe kane vdekur per te mbrojtur ate te drejte. Te gjithe ne le te nderojme sakrificen e tyre ne diten e zgjedhjeve, qofshi ju republikane, demokrate ose te pavarur — me voten tuaj tregoni se jeni te interesuar ne te ardhmen e vendit tuaj, Amerikes..Zoti u bekoft!” Fjalet e ish -Presidentit Reagan drejtuar te gjithe amerikaneve pa dallime politike, per te marre pjese ne zgjedhje. (18 Tetor, 1986)

“Zgjedhjet i perkasin popullit”, ka thene (Abraham Lincoln). Jo politikaneve, partive, gjykatave dhe nderkombetareve te korruptuar!  Kjo gjendje aktuale e krijuar ne Shqiperi sot, dy muaj para zgjedhjeve vendore te 14 Majit, eshte thellesisht e rrezikshme per Shqiperine dhe per te gjithe shqiptaret, por mbi te gjitha eshte nje rrezik i madh per lirite baze dhe per demokracine shqiptare, ne pergjithesi, sot dhe ne te ardhmen.

Sa me pare qe te kuptojne kete fakt te rende , faktoret e brendeshem politike dhe juridike  te vendit, si dhe nderkombetaret e prerzier ne kete lamsh politik djallezor,aq me mire do te jete per Shqiperine, per lirine dhe demokracine e atij vendi te vuajtur per porhuaj nje shekull tani nga nje prej regjimeve me barbare komuniste qe mohonte votone e lire, demokracine dhe lirite baze te njeriut.

Mjaft eshte mjaft! Shqiperia dhe Kombi shqiptar meritojne me shume dhe me mire nga institucionet shtetetore dhe qeveritare si dhe nga miqet e vertete nderkombetare. Ne minimum, shqiptaret dhe Shqiperia si pjesetare e nje vendi anetar i Natos, meritojne – ne minimum – te drejten e votes se lire si nje mjet te shprehjes se lire politike se per ke deshirojne te votojne me 14 Maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok