04/10/2024

VJOSË OSMANI PËRUROHET PRESIDENTE E REPUBLIKËS TË KOSOVËS

0

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Dr. Vjosë Osmani nxënëse e Shkollës amerikane, Prof. Dr. Universitare; besnike e idealeve rugoviane, rebele, deri në denoncim të -aklamacionit  “zgjedhor” – si burri i nënës (thjeshtri) -, duke ricikluar kryetarin e LDK-së dhe kryetarët e subjekteve tjera politike, me klanorët e tyre, duke ngulfatur partitë dhe demokracinë, në Kosovë.

Dr. Vjosë Osmani denoncoi, botërisht, lidershipin e LDK-së dhe strukturat saj, se nuk kanë hyrë në filtrin e votës së fshehtë, përtej një dekade me radhë. Për rrjedhojë, janë, tërësisht, të paligjshme. Kjo vlente edhe për krerët dhe lidershipin e subjekteve tjera politike, të cilët sundonin, dhunshëm, partitë e tyre dhe Kosovën. Dhe, që këtej nismoi shtërngata Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, si pranverë e demokracisë së mirëfilltë.

Ka një huti rreth rebelimit të Vjosë Osmanit

Mediokrit e akuzojnë Vjosën si ambicioze për karrierë! Ndërkohë, pa ambicje pozitive, nuk ka karrierë.

Që nga viti 2010, Vjosë Osmani ka kundërshtuar:

1) Bllokadën ke Ura e Ibrit;

2) Demarkacionin;

3) Associacionin;

4) Zgjedhjen banditeske të Hashimit president dhe të Isës kryeministër;

5) Koalicionin LDK-PDK;

6) Bisedimet pa transparencë në Bruksel e gjetkë;

7) Bisedimet konspirative Thaçi-Vuçiq, për ndarjen e Kosovës;

8) Prishjen e koalicionit LDK-LVV;

9) Rrëzimin e qeverisë-Kurti;

10) Krijimin e koalicionit LDK-PAN, me qeverinë-Hoti, të kompozuar nga kumbar Hashimi!

Deri më 14 mars 2021:

LDK nuk udhëhiqej nga LDK-ja;

LDK nuk udhëhiqej nga strukturat e partisë;

LDK nuk udhëhiqej as nga Kryesia e LDK-së;

LDK-ja udhëhiqej nga kryetari me 4-5 klanorët e tij!

Në të gjitha kombinaturat, me votim të fshehtë, Vjosë Osmani do të ishte kryetare e LDK-së.

Kjo tmerroi klanin Mustafa, sepse nuk donin ta dorëzonin LDK-në, nuk donin ndryshimin. Përkundrazi, dhunshëm, donin  vazhdimin e udhëheqjes, përkundër vullnetit të anëtarësisë, shqiptarëve botërorë.

Vendimi konspirativ e kriminal i klanit Mustafa:

Përjashtimin e Vjosë Osmanit nga Nënkryetare të LDK-së dhe nga të gjitha strukturat vendimmarrëse të partisë, përfshi edhe nga anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, edhe pse e kamufluan, duke e lënë në – Web-faqen  e LDK-së, listën e Këshillit të Përgjithshëm të Kuvendit të 9-të “Zgjedhor!”

Pas bisedës me Vjosën, me kërkesën e saj, i jam lutur shumë t`i kthehet LDK-së. “Bacë, nuk më duan më në LDK -e”,- më tha, fort bindëse dhe po aq e dilemosur. “Provo dhe do të bindësh, bacë”,- shtoi Vjosa.

Dhe, vërtet, provova, madje, në bisedë me disa krerë potencialë të Kryesisë: “Çfarë ofroni për Vjosën?” Përgjigja ishte e çiltër: “Asgjë, sepse në LDK-e vendosë Lidershipi i ngushtë -klan dhe jo strukturat e partisë, jo ne!

Dhe, u binda se Vjosa kishte të drejtë.

Dr. Vjosë Osmani ka mbrojtur dhe zbatuar të gjitha vendimet e LDK-së, që janë marrë nga strukturat e partisë. Por, ka refuzuar dhe kundërshtuar, me forcë e dinjitet, të gjitha vendimet konspirative, që janë marrë nga tandemi Thaçi-Mustafa, të aprovuar nga rrethi vicioz, klani i kryetarit.

Prandaj, është akuzë sa e turpshme, aq edhe cinike, kur tellallët e lidershipit të LDK-së, trumbëtojnë se “Vjosë Osmani ka kundërshtuar vendimet e partisë, andaj edhe është përjashtuar nga LDK-ja!”

Vjosë Osmanin e kam njohur, nga afër, më 25 maj 2015, kur lëshoi Kuvendin, meqë iu mohua konkurrenca e ndershme zgjedhore, për kryetare të LDK-së! Pastaj jemi parë në të gjitha rastet fushatore, zgjedhore e kuvendore. Ndërsa me Donikë Gërvallën kemi punuar 27 vjetë radhazi. Donika dhe Vjosa janë provokuar dhe luftuar, në mënyrën më të egër të mundshme, nga klani, bërthama e të cilit realizoi dy ndarje të LDK-së, për arsye, thjeshtë, karrieriste.

Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani, janë  vlerë, e pazëvendësueshme, të LDK-së, Kosovës si dhe vlerë kombëtare. Dhe, ia vlen të përsedytët shprehja popullore: “Mirë se i lindi (Zoti), por, si i bashkoi”, – për të mirën gjithëshqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok