22/12/2024

VJESHTA MË TROKET NË DRITARE

0
Kalosh-Celiku

NGA KALOSH ÇELIKU

Vjeshta më troket në Dritaren e djegur. Shtëpisë

E, Unë ia kam hapur krah më krah derën, Lëmë:

Eja, ZonjëMadhe! Ulu në Sofrën e Shqiptarisë!

Vetëmse: Sot me Ty, keq jam hidhëruar pa raki rrushi

Edhe, pa ato Dy shtambat e Mikes me verë, nën Rrap.

Çajin e rusit e kam në çdo hap nëpër Çarshi. Nuk e pi.

Gabim bëra, atënatë që nuk të lash mes maleve si Mike.

Edhe, atë: Dibrës të Kryngritësve. Historike shqiptare.

Kur, Stërgjyshi im: Kaçaku, Emin Çeliku (Xhanbazi)

Krahu Djathtë i Kryengritjes të Dervish Carës.

Hajredin Pashës, ia grinë dymbëdhjetëmijë ushtarë

Ende, në varre pa ia shti. “Shehitë”, sot në xhami.

Vjeshta më troket në Dritaren e djegur, mesdite

E, Unë ia hap Derën e Madhe. Mikpritjes Shqiptare:

Urdhëro Zonjë: Këmbëkryq, ulu në Sofrën Shqiptare!

E di, se: me vete e ke edhe Dimërin e Madh

Megjithatë: Unë pres një Pranverë Shqiptare…

(Kohën e fundit. Edhe, Gratë Besnike

më kanë frikë)

Kohën e fundit, gratë më kanë frikë

Isha bërë dashnorja e tij! Vetëmse, Ai:

Oj, Gra! Është i “rrezikshëm”. Nesër,

Na nxjerrë në libra. Romane. Poezi.

Frikë kemi të behemi dashnore besnike

Se: Nuk duam të hyjmë në Libra. Poezi:

Përmëkeq, Në Biblotekën Kombëtare

Konkurencë t’u bëjmë “patriotëve” kuqezi…

Dexhallit mesdite pas Çuke

i futem në Tavernë

Jo, ende nuk iki në varr Pasçuke. “Xhehnet”

Mikeve besnike, u kam shpallur: Dashuri!

“Armiqëve”, paqe në Varr. “Xhehnem”.

E kam nxjerr Kryengritësin nga brezi:

Tymeflakë, nën Rrap. “Bit – Pazar”. Shkup.

Zonjën Vdekje, moti e kërkoj për Grua

Trembet Kurtizanja, nuk më do si burrë?!

Ikë pas Çuke. Fshihet te “Mulliri Arapit”.

Dexhalli me trumbeta, më vë pusi te xhamia

Unë, pas Çuke: Tinëz , i futem në Tavernë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok