03/12/2024

VEPRIMTARIA E FORCAVE NACIONALISTE E DEMOKRATIKE NË KOSOVË (1945-1948)

0
111

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Pas  Marrëveshjes së Mukjes,  (1943)[1], ndaj Ballit Kombëtar, si forcë politike kombëtare zhvillohet një fushat komprometuese, duke e akuzuar drejtpërdrejt si bashkëpunëtore të fashizmit, dhe pas kësaj lindi nevoja  që krerët e saj të mblidhen dhe me ndihmën e misionarëve diplomatik të shërbimeve informative angleze, në nëntor të vitit 1943, në Gjakovë iniciohet formimi i ONDSH-së[2].  Dihej se Kosovës gjatë luftës iu premtua se pas përfundimit të LDB, ajo do të bashkohej me Shqipërinë, por ndodhi mashtrimi më i madh që i kishin bërë jugosllavët shqiptarëve dhe dihej se më 8-10 korrik, 1945, u mbajt Kuvendi i Prizrenit ku edhe zyrtarisht Kosova u okupua nga Serbia dhe Jugosllavia.

Pas konferencës, forcat atdhetare- nacionaliste shqiptare  ngelën të pakënaqura, andaj organizuan dhe ri aktivizuan organizatat atdhetare dhe më vonë do të shohim se numri i tyre ishte i madh. Ne Kosove vepronte organizata LNDSH-së, që ishte vazhdimësi e ONDSH të EjupBinakut e  HalimSpahisë, Besa Kombëtare e ProfImerBerishes[3], Organizata NR. 2[4], e Ajet Gergurit etj.

Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH)

Një ndër këto organizata që bëri bujë pa dyshim ishte Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare ( LNDSH) në Kosovë, Maqedoni dhe në vise të tjera shqiptare në Ish- Jugosllavi[5]. Veprimet dhe ndjenjat patriotike të shqiptarëve, dashuria për atdheun, shfaqja transparente e dëshirës dhe aspiratat shekullore për bashkimin kombëtar, jo vetëm që nuk u përfillën, por u konsideruan si “shqiptaro mëdha” dhe që çonin ujë në mullirin e armikut. Nën presionin e fuqishëm politik të qarqeve serbe e jugosllave, çështja e Kosovës u tentua të mbyllej në mënyrë të panatyrshme dhe të humbas karakterin e saj si një problem i mprehtë kombëtar e politik[6].

Andaj, edhe pasi përfundoi Lufta e Dytë Botërore, Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare e vazhdoi veprimtarinë e vet. Në fillim të vitit 1945 formohen komitete të shumta ilegale të ONDSH-së dhe organizata të tjera atdhetare patriotike shqiptare. Themelues të këtyre organizatave ishin : Prof. Ymer Berisha, ideolog i lëvizjes për ruajtjen e tërësisë etnike shqiptare, pastaj profesorët e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë:LuanGashi, Hajdar Maloku- Pllaneja, Gjon Serreqi, Adem Gllavica, Limon Staneci, Ibrahim Lutfiu, Ukë Sadiku,  EjupBinaku, Ajet Gërguri[7] e shumë të tjerë. Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare ishte një përmbledhje e të gjitha organizatave politike e patriotike të djathta shqiptare që veprimtarinë e vet e zhvillonin në frymën e luftës për çlirim kombëtar dhe bashkimin e të gjitha krahinave shqiptare në një shtet[8]. LNDSH ishte një lëvizje që me programin e vet, por edhe me karakterin e saj veprues ishte lëvizje demokratike, por edhe nacionaliste[9]

-Rrjeti organizativ

ONDSH-së si organizate patriotike ilegale udhëhiqej nga intelektual e patriot të shquar të kohës, të cilët rëndësi të madhe i kushtonin organizimit sa më efikas e sa më të suksesshëm. Duke u mbështetur në këto parime ishte parapa, që Komiteti Qendrorë të jetë organi më i lartë i organizatës, ndërsa në terren të vepronin komitetet e rretheve, të rajoneve, të komunave dhe komitetet lokale nëpër fshatra. Në të vërtet komitete lokale dhe komitetet rajonale kishin statusin e organizmave bazë, për shkak se, komitetet me status më të ulët nuk kishin obligim të kryenin ndonjë detyrë me rëndësi shumë të madhe[10]. Fal angazhimit dhe punës së palodhur të këtyre komiteteve në teren u formuan shumë komitete si : në Prishtinë, në Prizren, në Gjilan dhe në qytete të tjera.

-Komiteti Qendror i ONDSH-së në Prizren

Komitete e para të organizatës së NDSH-së u formuan; në rrethin e Prizrenit dhe të rrethit të Rahovecit, aty nga fillimi i vitit 1945. Për çështje organizative, lindi nevoja, që veprimtaria e ONDSH-es të zgjerohej dhe Komiteti Qendror i organizatës të ndahej në pjesë.  Njëri të veprojë në Shkup dhe tjetri në Prizren. Komiteti i Prizrenit u formua me urdhrin e Ali Rizës, ndërsa ai në Rahovec, iniciator ishte Prof. Imer Berisha[11]. Fillimisht këto dy komitetet vepruan të pavarura nga njëra tjetra, por udhëzime merrnin nga organizata simotër në Shqipëri. Kah gjysma e vitit 1945 u zbuluan gati të gjitha komitetet e rretheve të NDSH-së së bashku me KQ të Prizrenit. Ndonëse një pjesë e madhe e tyre u arrestuan, një pjesë tjetër u likuiduan, një pjesë doli maleve, veprimtaria e NDSH-es nuk u ndërpre, por përkundrazi ONDSH u organizua dhe u konsolidua edhe më mirë për të formuar komitetet të reja në tërë territoret shqiptare jashtë shtetit amë.

-Komitetet e ONDSH-së të rretheve, të rajoneve, të komunave dhe të fshatrave

Sikurse Komiteti Qendror i i Prizrenit, po ashtu edhe KQ i Shkupit e kishin planin operativ të punës në terren. Me direktivën e këtij Komiteti Gjon Serreqi formoi në Gjimnazin e Prishtinës, komitetin e parë të Rinisë Shkollore prej 11 anëtarëve që e përbënin: JosipLazëri, IsmailSylejmani, Ali Bajrami, JusufIsmaili, KadriMustafa, GalipBadivuku, XhahidGafurri, ShefkiQitaku, HamdiMustafa, ArifNazifi dhe RrahmanLatifi[12]. Ky grup dallohej me aktivitetin e dendur që kryente kundër pushtetit jugosllav.

Me direktivën e Ajet Gërgurit, Hamdi Berisha dhe Gjon Serreqi formojnë në Prishtinë Komitetin e rrethit prej pesë anëtarësh, në krye me Metë Rexhepin[13].

Në rrethin e Graçanicës, Ajet Gërguri dhe Gjon Serreqiformojn komitetet komunale në :Fushë Kosovë, Komoran, DevetJugoviq, Obiliq, Golesh, Batushë dhe Sedllar[14].

Në Podujevë formohet komiteti i rrethit në krye me Ramë Muharremin. Me ndihmën e këtij komiteti u formuan komiteti komunal në Koliç prej 11 anëtarëve[15].

Komitetin në rrethin e Kaçanikut e formoi Rexhep Bunjaku[16].

Në Ferizaj, organizimi filloi me formimin e komitetit rinor, ku Gjon Serreqi, në shtëpinë e SmailDamisë mbante takimet.

Në Gjilan, komitetin e rrethit e formoi Hamdi Berisha. Komiteti bashkë me Hamdiun numëronte nëntë anëtar.[17]

Në Kamenicë u formua komiteti prej nëntë anëtarëve, me ndihmën e të cilëve u formua edhe komiteti komunal në Shipashnicë, me kryetar KadriMisinin. Një kohë të gjatë në këto anë kishte veprua edhe Gjon Serreqi, me ç ’rast kishte krijua një rrjet të madh anëtarësh në mesin e të cilëve ishte edhe IsmetDërmaku, QemalKallaba, ShaqirKeçmezi, Isa Dujaka[18]etj

-Komiteti Qendror i LNDSH-së në Shkup

Grupi nismëtar për themelimin e ONDSH në Shkup  ishte i përbërë nga Azem Marana, HasanBilalli, Mahmut Dumani, HysniQemalEjupi, QemalQazimi, Nebi Veli Jonuzi dhe Nuredin Ibrahimi, pas tri takimeve që mbajtën në shtëpinë e  Veli Jonuzit, në muajin janar të vitit 1945 formojnë “Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare”[19]

Komiteti Qendror i NDSH-së në Shkup u formua në prill të vitit 1945 dhe veprimtarin e vet e zhvilloi edhe në Kosovë e Maqedoni[20]. Ky Komitet pati jetë veprimi më të gjatë se KQ i Prizrenit, përkatësisht deri më 1946, kur edhe u zbulua veprimtaria e tij. Gjatë tërë kohës komiteti i Shkupit ishte shumë aktiv ngase mbante lidhje edhe me përfaqësuesit e huaj në Shkup si me përfaqësuesit anglez, amerikan, francez, turk[21] etj. Rol më rëndësi në punën e KQ të Shkupit luajti Gjon Serreqi[22].Ndonëse në fillim kryetar u caktua QemalSkenderi, punën e KQ të NDSH-së në Shkup e udhëheqi Gjon Serreqi, anëtar nga Kosova. Në këtë komitet ishin caktuar HysniRudi dhe HalimOrana. Gjithashtu aktivitet të dendur zhvillonte edhe Hamdi Berisha i cili ishte i caktuar edhe si instruktor i KQ të NDSH-së për Kosovë.

-Kongreset e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare

Nga anëtarët e LNDSH-es u mbajtën gjithsejtë tri kongrese,  dhe siç dihej dy kongrese më herët i kishte mbajtur Organizata “Komiteti Nacional Demokratike (KND), që fillimisht e kishin quajtur “Irredenta”[23] gjatë viteve 1944-1945, ku pas përfundimit të luftës e ndërroi edhe emrin në Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare. Në kohën kur veproi dhe mbajti kongreset LNDSH[24], rrethanat ishin të tilla sa këto kongrese u mbajtën brenda një viti, kur edhe bëhet zbulimi i veprimtarisë të anëtarëve të ONDSH-së.

 

-Kongresi I (III) i LNDSH-së

Kongresin I (III), u mbajt në Kopilaçë, më 15-16 gusht 1945[25]. Në të u ftuan të merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e të gjitha komiteteve të NDSH-së që vepronin në atë kohë por në këtë tubim nuk kishin marrë pjesë të gjithë të ftuarit, sepse ishte  shumë vështirë për të udhëtuar, se në çdo pjesë të vendit qarkullonin dhe survejonin bashkëpunëtorët e UDB-es, dhe, ekzistonte frika që të zbulohen e të arrestohen anëtarët. Mosardhja e tyre kishte ndikua që të mos zgjidhet KQ i LNDSH-së[26]. Po ashtu, u vendos që kongresi i ardhshëm të mbahet me 1 qershor 1946.

Gjatë punës dy ditore të kongresit, pjesëmarrësit  morën vendime të rëndësishme si: Emërtimi i “Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare” u  shndërrua në: “Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare” – ( LpLTSH ), ngase emri i “Ballit Kombëtar” ishte kompromentuar në sytë e aleatëve, si organizatë profashiste gjatë LDB dhe kjo së paku për nga botëkuptimet e anglo-amerikanëve. Komiteti Qendror i LNDSH-së në Shkup u caktua si 0rgani politik më i lartë i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare (LpLTSH) dhe lidhje e vetme e Lëvizjes… me Komitetet shqiptare ne Greqi dhe ne Itali ; Guerila shqiptare, ballistët, etj, të quhen : Ushtria Popullore Demokratike Shqiptare – (UPDSH); Komandant Suprem i UPDSH-së u emërua HysenTërpeza, kurse Komandantë te Batalioneve: Hasan Kabashi – Vitia, BajrushXhakli, Rexhep Okllapi, Shaban Haliti dhe Din Hoxha-Kaçaniku. Kongresi emëroi “Shtabin e Luftës”, në Shtabin e Luftës të UPDSH-së ishin edhe Adem Gllacica, i ngarkuar për propagandë, si dhe Ibrahim Kelmendi dhe Luan Gashi; Ibrahim Kelmendi do të delegohet për propagandë ne viset e Shkupit dhe Tetovës ; Luan Gashi ne viset e Suharekës e Prizrenit ; Në Kongresin e Kopilaçës ishte i pranishëm edhe i deleguari i posaçëm i Mulla Idriz Gjilanit, pikërisht SalihSadikGjyrishefci[27], ilegal për vet kongresistët; Kongresi gjithashtu aprovoi platformën për një Thirrje që Shtabi Suprem i UPDSH-së së Kosovës duhej t’ia lëshonte popullit”[28].

-Kongresi II (IV) i LNDSH-së

Kongresi  i II (IV) i  LNDSH-së u mbajt me 1 qershor, në qytetin e Shkupit. Situata politike kur u mbajt kongresi i dytë ishte edhe më e rëndë se ndërkohë u zbuluan dhe u arrestuan anëtarët e KQ të NDSH-së në Prizren, dhe njëherë kjo, edhe ishte shkaku që kushtëzoi që të merren masa paraprake, ngase në Kosovë ishte instaluar pushteti administrativo-ushtarak dhe çdo veprim ilegal ishte i vështirësuar, kjo ndikoi që, në çështjen e organizimit të merren masa urgjente. Sipas disa të dhënave me të cilat disponohet, në kongres morën pjesë vetëm 12 delegatë[29], sepse situata politike ishte shumë e rëndë dhe e tendosur. Çdo veprim apo lëvizje përcillej me dyshim nga organet e pushtetit. Megjithatë të pranishmit morën qëndrim që kongresi t’i zhvillojë punimet, sepse në të ardhmen askush nuk do të mund të prognozonte për përmirësimin e situatës politike në vend.

Nga ky kongres doli një udhëheqësi e re e NDSH-së. Kryetar u zgjodh patrioti dhe veprimtari i dalluar HalimOrana nga Gjilani, QemajlSkenderi u zgjodh zëvendës-kryetar dhe AzemMorana, sekretar i organizatës, ndërsa anëtarë të KQ të NDSH-së u propozuan dhe u zgjodhën Hamdi Berisha, Mehmet Bushi, HysenRudi, Januz Balla, Mahmut Dumani, HasanBilalli, Haki Efendi Sermaxhaj, Osman Cani dhe Mitat Tershana. Kongresin e kishte përshëndetur edhe Luan Gashi. Që kastile kishte ardhur nga Perugji i Italisë dhe në atë kohë ishte sekretar i Komitetit të Ballit Kombëtar.[30]  Kongresi gjatë punës që zhvilloi, miratoi një serë dokumentesh që më vonë patën një rëndësi të madhe historike. Delegatet me aklamacion miratuan “Skemën e organizimit” dhe “Programin e Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare”[31]. Në kongres vlen të përmendim se mirënjohje e veçantë për punën dhe hartimin e dokumenteve iu shpreh HalimOranës, sepse pa angazhimin e tij puna e kongresit do të ishte më e zbehtë dhe jo në nivelin e duhur[32].

Dokumentin e parë, që e miratoi kongresi ishte “Skema organizative”, që në të vërtetë në të përfshihej struktura organizative e organizatës si në terren, po ashtu edhe në vetë komitetet e tyre. Në çdo qytet dhe në çdo fshat propozohej nga një skemë identike për formimin e komiteteve të vendit, për lirimin e tokave shqiptare. Koordinimi i të gjitha punëve  ndërmjet komiteteve duhej të bëhej përmes “Komitetit Epruer”[33]. Ndërsa, Komiteti Epror të jetë i varur nga Komiteti Qendror i NDSH-së. Dhe çdo komitet, pa marrë parasysh se është i qytetit, fshatit, rajonit apo i komunës, duhet të ketë strukturën organizative ose udhëheqësin e vet, e cila përbëhet nga kryetari, sekretari, anëtari i parë, anëtari i dytë dhe anëtarë të tjerë të kryesisë, që do të caktohen sipas nevojës. Kryesia, respektivisht anëtarët e saj i ndajnë detyrat dhe obligimet ndërmjet veti, që caktohen sipas nevojës dhe zotësisë së anëtarëve. Punën e organizimit dhe përgjegjësin për të e mban kryetari. Ai , ndër të tjera organizon dhe zbaton urdhëratë e Komitetit Epror. Sekretari në bashkëpunim me dy anëtarët, kryejnë shërbimet e propagandave të lajmeve dhe si detyrë kryesore  kanë të bëjnë ndërlidhjen ndërmjet shërbimit politik dhe atij ekonomik. Sipas “Skemës organizative” llogaritej se shërbimi më i ndjeshëm dhe më i nevojshëm ishte shërbimi politik i komitetit, dhe anëtarët e këtij shërbimi ishin të obligueshëm që t’i kushtonin rëndësi të posaçme.

Nga “Skema e organizimit” propozohej, që çdo komitet në kuadrin e vet të formonte një trup, i cili do të vepronte nën emrin “SIP” që do të thoshte Sigurim Politik. Sigurimi Politik kishte për detyrë mbledhjen e informatave për personat e ndryshëm dhe të hetonte sigurimin e mirëvajtjes së veprimtarisë së komiteteve.

-Kongresi III (V) i ONDSH-së

Situata e krijuar si brenda ashtu edhe jashtë kufijve ndikoi që organizata e NDSH-së të mbante tri kongrese partiake brenda një viti. Kongresi V, u thirr të mbahet më 25 korrik 1946 në malet e Lipovicës (Blinaj) në Drenicë, por për të humbur gjurmë nga organet e sigurimit jugosllav lajmërohet se do të mbahet në Kozmaç[34]. Kjo taktikë nga ana e udhëheqësve  të ONDSH-së u tregua e suksesshme, sepse kongresi u  mbajt pa u zbuluar nga organet e ndjekjes. Në kongres merrnin pjesë mbi 250 delegat ndaj edhe ishte më masivi në historinë e NDSH-së.  Gjatë zhvillimeve të punimeve do të vijnë në kundërthënie dy rryma politike, të cilat artikulonin mënyrat specifike të luftës. Rryma e parë përfaqësohej nga Osman Bunjaku, i cili konsideronte se atdhetar është ai luftëtar që nuk e lëshon Kosovën, dhe këtu zhvillon luftën; ndërsa rrymën e dytë e përfaqësonte Ajet gurguri i cili konsideronte se në vitet e pasluftës nuk kishte kushte për të zhvilluar luftën në atdhe, prandaj duhet përgatitur për luftë nga jashtë dhe më përkrahjen e forcave demokratike në mënyrë të organizuar të kthehen në atdhe për të vazhduar rezistencën aktive[35].

Bërthamën e forcave nacionaliste për formimin e Ushtrisë Demokratike Shqiptare e gjejmë diku në nëntor 1944. Pas formimit të Komitetit Suprem të Kosovës të Adem Gllavicës më 1 dhjetor 1944[36], lindi ideja që në çdo pjesë të Kosovës, aty ku jetojnë shqiptarët të formohen organizatat ilegale si dhe grupet më të vogla të ilegales shqiptare. Në vazhdën e këtij aktiviteti të lëvizjeve atdhetare, u formuan shumë organizata patriotike shqiptare, me një distancë kohore të caktuar, e, që manifestoheshin  sidomos pas vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945

-Programi politik i ONDSH-SË

Duhet përmendet se, edhe pas përfundimit të LDB, organizatat ilegale të cilat filluan të vepronin në Kosovë karakterizohen me programet e tyre që kryesisht kishin mbështetje në kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Organizata e cila bëri bujë dhe emër me veprimtarin e saj patriotike gjatë viteve 1945 e deri më 1956 ishte LNDSH-në[37], e cila veprimtarin e saj e shtrinte në Kosovë dhe në pjesën Lindore të Maqedonisë, duke u përcaktuar për luftë të armatosur kundër robërisë së re jugosllave dhe formimit të një shteti shqiptar me territoret e veta. Kishte një politik nacionale e demokratike pro-perëndimore, dhe kryesisht udhëhiqej nga patriot dhe intelektual të shquar si Ymer Berisha,Halim Spahiu,Selman Riza, Gjon Serreqi[38] e shumë të tjerë.   Programi i saj ishte i përbërë prej pesë pikave të cilat kryekëput përputheshin me pikat e LSHP.

Teksti i Programi i LNDSH

  1. Liri dhe pavarësi të plotë me të drejtë vetëqeverimi në bazë të vullnetit të popullit të ç’faqun lirisht.
  2. Nën tokat shqiptare kuptohet krejt vendet ku banojnë shqiptaret në 60% pa dallim se si quhet krahina e vendi dhe nga kush asht i pushtuem.
  3. Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësor kundër asnjë populli fqinj as kundër partije politike, vetem insiston në mënyrë kulturave dhe me armë do të përpiqet mi arrijtë idealet shekullore të kombit Shqiptar qi të jetë i lirë dhe vetesundues në shtet të vet me kufij etnik.
  4. Mbasi të vendosen kufijt etnik, pa marr parasysh tjerat kushte të kufijve si janë ato: strategjike, ekonomike, politike etj, në mënyrë miqësore do te shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, tue i tërheq Shqiptaret qi do te mbetinjasht kufijve në vend të aryneqi do ti shpërngulin tue u organizue për regjim me të vërtet demokratik dhe për relacione miqësore me popujt fqi Ballkanik
  5. Në kohë paqe Lëvizja nuk do të pushojë por do te vazhdojë si shërbim roje të drejtave të popullit Shqiptar, si t’atyne të jashtme, nderkombtaretue u organizue për regjim me të vërtet demokratik dhe për relacione miqësore me popujt fqi Ballkanik.

“Shema organizative” e Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare

  1. Në çdo vend (qytet e katund) formohet “Komiteti i vendit për lirimin e tokave shqiptare”
  2. Për koordinim pune në mes të këtyre komiteteve të vendit janë “Komitetet Epruer”
  3. Komiteti Epruermvaret nga Komiteti Qendror. Të parët janë në lidhje me komitetin Epruer e këta me Komitetin Qendror.
  4. Çdo komitet formohet nga : Kryetari, Sekretari, Anëtari i parë, Anëtari i Dytë, dhe përgjegjës të ndryshëm sipas nevojës.
  5. Këta i ndajnë detyrat dhe përgjegjësin si mbas nevojës e zotësisë. Drejtimin e përgjithshëm e mban kryetari, administron dhe zbaton urdhrat e Komiteteve Epruer.
  6. Sekretari bashkë me dy anëtarët kanë: Shërbimin e propagandave të lajmeve, edhe si detyrë kryesore, ndërlidhjen, ashtu edhe shërbimin ekonomik dhe politik.
  7. Shërbimi politik i takon kujdesia e posaçme. Për këtë çdo komitet formon një trup nën emrin “SIP” (Sigurimi politik). SIP-i e ka për detyrë mbledhjen e informative mbi personat e ndryshëm dhe heton sigurimin e mirëvajtjes së veprimtarisë së komiteteve.
  8. Komitetet e vendit veprojnë në marrëveshje në mes të anëtarëve.
  9. Komitetet Eprore kanë po këta persona; për nga shkaku se do të kenë më shumë punë, anëtarët do t’i ndajnë detyrat dhe në rast nevoje të formojnë seksione me referentë dhe përgjegjës”[39]

Struktura organizative

Duke u mbështetur mbi këtë parim ishte paraparë që Komiteti Qendror të jetë organi më i lartë i organizatës, ndërsa në terren të vepronin komitetet e rretheve, të rajoneve, të komunave  dhe komitetet lokale nëpër fshatra. Komitete lokale e rajonale kishin statusin e organizmave baze ngase kryenin punë sikur që ishin grumbullimi i ndihmave materiale, ushqime, veshmbathje, shpërndanin afishe, përhapnin të vërtetën për NDSH, propagandonin domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar, formonin komitete të reja në terren, ku përfshinin të rinjtë shqiptar, por gjithashtu ishte si obligim që sa më shumë të angazhoheshin edhe gratë. Komitetet e para të ONDSH u formuan në Prizren dhe në Rahovec aty kah fillimi i vitit 1945. Por shpejt lindi nevoja, për shkaqe të sigurisë që KQ i ONDSH të ndahet në dy pjesë. Kështu ndodhi një pjesë e KQ  kaloi në Shkup dhe një pjesë e KQ ngeli në Prizren.

Komiteti i Prizrenit u formua me urdhrin e Ali Rizës, kapiten dhe në Rahovec u formua me iniciativën e Prof. Imer Berishës. Por shpejt këto dy organizata u bashkuan dhe formuan KQ të cilën e udhëhoqi HalimSpahija. Në mesin e shumë punëve që kryente ONDSH, ajo u angazhua që çdo anëtarë i organizatës të ketë pseudonim, ishte e obligueshme që çdo komitet të bënte evidencimin e anëtarëve të vrarë 3. Të regjistronte emrat e serbëve që torturonin dhe malltretonin, likuidonin shqiptarët 4. Të regjistroheshin të gjithë shqiptarët që spiunonin apo bashkëpunonin me okupatorin por detyra më parësore ishte që anëtarët e NDSH të mos hezitonin që të punësoheshin në organet e shtetit të ri ngase në këtë mënyrë ata vinin më lehtë deri tek informata dhe qëllimet e pushtetit[40].

Komitetin e rrethit në Prishtinë e formoi Tahir Deda, një qytetar i pasur i cili tërë pasurin e la në shërbim të atdheut por kryetar i saj u zgjodh SylejmanAliu[41], profesor.

Ndërsa procedura e pranimit ne radhët e NDSH ishte shumë rigoroze, ngase për të pranuar një anëtar të ri duhej të gjendej një propozues dhe të flet për biografin e tij atdhetare, pastaj nga të pranishmit kërkohej që të hulumtojnë për të dhe të verifikojnë të dhënat. Kur të gjitha të dhënat përputheshin në mes të propozuesit dhe të anuarve që kishin hulumtuar për biografin e tij kandidati pranohej në radhët e NDSH. Anëtarit të ri i caktohej pseudonimi dhe në një mbledhje thirreshin disa anëtar nga KQ, dhe personi i pranuar e jepte betimin.

-Teksti i Betimit

Betimi jepej para flamurit, revoles dhe fillimisht ishte edhe kurani, por më vonë me ardhjen e Gjon Serreqit në radhët e NDSH-së ndryshon teksti i betimit. Betimi në fillim kishte këtë tekst : “ Betohem në Kuran, në Flamurin Kombëtar dhe në armë, se do të punoi, me besnikëri e vetësakrificë me çmimin e jetës, për kombin shqiptarë dhe për çlirimin e bashkimin e tokave shqiptare në Shqipërinë Etnike”, ndërsa teksti i dytë i betimit që e kishte modifikua Gjon Sereqi ishte më i shkurt dhe kishte këtë përmbajtje: “Betohem në Flamur, në fis e në revole se do të mbetem besnik i organizatës NDSH”[42], në tekst revolja simbolizonte se poqese dikush tradhton organizatën ai do të vritej. Betimi kryesisht bëhej në këmbë, dhe ceremonia e pranimit përfundonte dhe mbledhja kryhej me  parullën: ”Shqipëria shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”[43]. Pas pranimit personi që pranohej ishte i barabartë me të gjithë të tjerët dhe ndaj organizatës merrte obligimet dhe përgjegjësit që i takonin.

 

-Mbështetja nga shtetet demokratike

Pas përfundimit të LDB, pushteti jugosllav ishte i vetëdijshëm se populli shqiptar dhe forcat nacionaliste në Kosovë dhe gjithandej ku jetonin shqiptaret ishte i pakënaqura me riokupimin dhe aneksimin e Kosovës Serbisë, andaj OZNA dhe organet tjera të ndjekjes ishin angazhua që ti zbulonin anëtarët e organizatave ilegale dhe ti asgjësonin e likuidonin kudo që ndodheshin ato. Andaj,  atdhetaret e njohur siç ishte Muharrem Bajraktari  e MithatFrashëri që ndodheshin në  Greqi e Itali  u angazhuan dhe bënë apel tek krerët e forcave nacionaliste që të përgatiten dhe të largohen nga Kosova për Greqi[44], që nga atje të përgatiten më mirë dhe me ndihmën e forcave aleate dhe properëndimore të ndërmarrin aksione për vendosjen e rendit të ri në  Shqipëri e Jugosllavi. Po përkrahje kishin bile në bazë të dokumentacionit, del se kishin përkrahje morale nga përfaqësitë angleze, turke, franceze dhe të SHBA-ve, po ashtu përkrahje kishin edhe nga mërgata shqiptare që vepronte në Bari të Italisë dhe në   vendet tjera të Evropës e botës.

-Themeluesit kryesor të ONDSH-së dhe profili i tyre politik

Themeluesit e kësaj organizate ishin kryesisht intelektual, dhe patriot të shquar të kohës. Ishin njerëz të cilët kishin përfunduar fakultete në vendet perëndimore si në Francë, Itali, Gjermani etj. Ishin elita shqiptare, njerëz të pasur që shumë nga ata kishin shkrirë tërë pasurin për çështjen kombëtare. Dhe duhet përmendur se themeluesit kryesor të saj ishin: Prof. Ymer Berisha që llogaritej se ishte edhe vet koka e ilegales, pastaj ishin profesorët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë si : Luan Gashi, Hajdar Maloku-Pllaneja, Gjon Sereqi,  agronomi Adem Gllavica, gjykatësi Limon Staneci, që të dy ishin kryeshefa të rretheve, njëri ishte nga Ferizaj e tjetri nga   Gjilani, gjykatësi Ibrahim Lutfiu, Ukë Sadiku, kryeshef i qarkut në Mitrovicë, EjupBinaku, kryeshef i rrethit në Rahovec, me profesion mësues, Ajet Gërguri, teknik i bujqësisë dhe shumë e shumë të tjerë që nga kjo që thamë le me kuptua se udhëheqësit e ilegales ishin njerëz të ngritur dhe me atdhedashuri të madhe. Por duhet cekur se ONDSH-ja në radhët e veta kishte edhe kapitenë në Ushtrinë  Jugosllave si: Ibrahim BanushSedllari, EjupBinaku, HysniRudi si dhe oficer e nënoficer të tjerë.

Organizata ilegale e ONDSH-së, ishte organizata më e madhe pas LDB.  Ajo gjatë vitit 1945-1947, në radhët e veta kishte 30.000 mijë anëtar kurse në PKJ  në Kosovë kishte vetëm 8.800 anëtar e prej tyre shqiptar ishin vetëm 6.000 veta[45]. Dhe nga kjo del përfundimi se sa ishte populli shqiptar me pushtetin dhe partin komuniste.

 

Organizata ilegale patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” në Kosovë (1945)

Një ndër këto organizata që zhvilloi veprimtari të dendur, që la gjurmë, e bëri jehon por që e tërë veprimtaria e saj ishte afatshkurtër, ishte organizata politike-patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” e udhëhequr nga patrioti dhe atdhetari i shquar profesor Ymer Berisha[46].

-Kuvendi i parë i Organizatës patriotike “Besa Kombëtare”

Organizata patriotike “Besa Kombëtare” u formua me 28 nëntor 1944, ne fshatin Abria e Epërme të komunës së Skenderajt, ne ndërtesën e Shkollës fillore te këtij fshati.ProfesorYmer Berisha, me shumë patriot dhe me shumë nxënës të Shkollës Normale-Gjimnazit “Sami Frashëri” kishin ardhur nga Prishtina, për të organizuar dhe mbajtur: Kuvendin e parë të organizatës “Besa Kombëtare”

Ky Kuvend u mbajt si rrjedhojë e parapërgatitjeve të bëra qysh ne Mbledhjen konstituive të  12 shtatorit 1943-ës, të mbajtur në Pejë. Në Kuvendin e Drenicës, morën pjesë shumë delegatë të “Besës Kombëtare” si dhe mysafirë e te ftuar, ne radhët e te cilëve dalloheshin : kolonel Sylejman Shkoza, tribuni Shaban Polluzha, BislimBajgora, UkshinKovaçica, AhmetSelaci, Adem Voca, HaradinVidishiqi, Mulla MustafëFazliu, Sherif Tërstena, AzizZhilivoda, LahëLuboveci, IsmailMurtezLushta, Miftar Bajraktari, MehmetGradica, NduePërlleshi, Qazim Bajraktari i Astrazupit, ZefGjidoda me çeten e tij luftarake, MarijeShllaku, heroina shkodrane, e cila edhe e mbajti Procesvërbalin e këtij Kuvendi si dhe mbajti një fjalim, MehmetGradica, Ukë Sadiku me Çetën e tij i siguroi rojet për mbajtjen e këtij Kuvendi pa pengesa. Aty ishin edhe SadikLutani, Rexhep Gjeli, SadikZeneli, HamitEmini – “Doktorri”, AlushSmajli – “Qerrataja”, Feriz Boja, Mulla IlijazBroja[47] e shumë të tjerë e sidomos përfaqësuesit e Drenicës së Epërme. Ne Kuvend u ftuan edhe mysafirë të tjerë, kështu që numri i pjesëmarrësve ne këtë Kuvend arriti ne 243 veta. Ne Kuvend u vendos qe te punohej për shkëputjen e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavia; te sabotohej çarmatimi i popullit shqiptar nga pushtuesit e rinj, e që do të bashkohej me Ushtrinë e ardhshme kombëtare shqiptare. Këtu, në këtë Kuvend u zgjodh edhe Kryesia e Organizatës “Besa Kombëtare”, me kryetar prof. ImerBerishen, sekretar IsmailYmer Thaçi nga Zakuti i Podujeves, si dhe u aprovua një program i qartë kombëtar dhe u caktuan kahet e organizimit për shtrirjen organizative te saj, sidomos ne radhët e rinisë kosovare[48]

  • Shkuarja e prof. Ymer Berishës nga Prishtina në Drenicë, kishte për qëllim zhvillimin e aktivitetit politik e ushtarak në ato fshatra, por edhe aktivizimin e lidhjeve të vjetra të luftës së përbashkët të Drenicës dhe anës se Rrafshit të Dukagjinit, por edhe të Mitrovicës, Vushtrrisë, Shalës së Bajgorës dhe Llapi[49]. Ndërsa në Prishtinë kishte vënë lidhje edhe me Adem Gllavicën, ngaqë ai ishte kryetar komiteti. Prof. Ymer Berisha në Prishtinë bëri përgatitjen e nevojshme: siguroi armatim të nevojshëm dhe njerëz që do të shkonin në Drenicë.

Organizata ilegale-patriotike shqiptare “Besa Kombëtare”, ishte e formuar kryekëput kundër ideologjisë komuniste. Dhe qëllimi suprem i saj ishte bashkimi i tokave shqiptare.[50] Por, deri në mars të vitit 1945 shumë pak ose fare pak zhvilloi ndonjë aktivitet në teren, ndërsa  në pjesën e dytë të vitit 1945 zhvillon një aktivitet të dendur[51], dhe luajti një rol të rëndësishëm në ilegalen shqiptare.

Në këto rrethana të okupimit, në Kosovë dhe në të gjitha territoret shqiptare këndej kufirit, zbatohej një diktaturë e egër ushtarake e udhëhequr nga grupet e komandove çetnikë si dhe komunistëve sllav. Sidomos, terrori e gjenocidi ndaj popullatës së pafajshme shqiptare erdhi e u shtua pas vrasjes së MilladinPopoviqit ( 13 mars 1945), i cili ishte një alibi i mirë që OZNA haptas justifikoi terrorin dhe likuidimin e intelektualëve shqiptar. Prijësit e Mbrojtjes Kombëtare dhe të njësiteve vullnetare të Frontit Nacional Shqiptar, të cilët i kishin shpëtuar ndjekjes, bënin përpjekje të vazhdueshme në grumbullimin dhe në konsolidimin politiko-ushtarak të forcave shqiptare për formimin e Ushtrisë Demokratike Popullore Shqiptare. Nëpër mes kësaj patriotët synonin të bënin lidhjen e të gjitha forcave antikomuniste, që më vonë do të shndërrohen në një ushtri me karakter gjithëkombëtar shqiptar.

Prof. Imer Berisha, edhe pse në kushte tejet të vështira, zhvillonte një aktivitet të dendur në çdo pëllëmbë të Dukagjinit dhe në Kosovë në tersi. Ai punonte me ngulm e vendosmëri që të bënte lidhjen e të gjithë krerëve të rezistencës si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri. Këtij qëllimi ia arriti me kontaktimin e Pashkë Bibë Mirakajt, i cili ishte njëri ndër udhëheqësit më me ndikim në lëvizjen e rezistencës që zhvillohej në Shqipërinë Veriore[52]. Të njëjtat qëllime dhe dëshira për një unitet sa më të madh të lëvizjes, i ushqente dhe i përkrahte edhe Pashkë Bibë Mirakaj, që ishte vëllai i Kolë Bibë Mirakajt, i cili ishte ministër gjatë kohës së Italisë, dhe ndodhej në mërgim në Itali. Që të dy, edhe prof. Imer Berisha e edhe Pashkë Bibë Mirakaj ishin të vetëdijshëm se pa një unitet të përbashkët të të gjithë ilegales shqiptare nuk do të ketë Shqipëri Etnike. Në mars të vitit 1945, Pashkë Bibaj i dërgon një letër profesorit, me të cilën kërkon të takohet me të. Korrieri duke e dërguar letrën në rrugë e sipër bie në pritë, dy prej tyre vriten, por megjithatë letra bie në duart e profesorit. Takimi ndërmjet tyre realizohet, por me shumë vonesë ngase që pritej[53] dhe çdo vonesë në takim ishte shumë e dëmshme për lëvizjen.

Pas takimit që pati prof. Imer Berisha me Pashkë Bibën, më 20 korrik të vitit 1945, në fshatin Vogovë, afër Gjakovës, aktiviteti që u zhvillua më vonë nga anëtarët e lëvizjes ishte i pa mohueshëm. Pas kthimit nga takimi profesori u takua me mikun dhe shokun e idealit, Ukë Sadikun, që llogaritej se ishte njeriu më me ndikim në ilegalen kosovare. Po në këtë takim u morën vesh që ata të dy të përfaqësojnë grupet ilegale në tubimin, që u caktua të mbahet në shtator në vendin Mirëditë, në veri të Shqipërisë. Po aty u mor qëndrimi që të formojnë organizatën politike, respektivisht të riorganizojnë punën në organizatën ilegale-politike të NDSH-es. Pas kësaj mbledhjeje u dërguan korrierët, në çdo grup ilegal që t’i dërgojnë përfaqësuesit në takimin që do të mbahet në Dobërdol[54].

-Kuvendi i Dobërdolit

Në këto rrethana të krijuara, momenti historik shtroi nevojën e domosdoshme për mbajtjen e një Kuvendi të ilegales shqiptare, ku do të bëhej bashkimi i të gjitha këtyre grupeve-lëvizjeve, me një qendër udhëheqëse ushtarako-politike për veprime kombëtare-bashkimin e trojeve shqiptare. Nga një takim paraprak i njësive udhëheqëse u caktua vendi- fshati Dobërdol, dhe data e mbajtjes 4-5 gusht 1945.

Sipas vlerësimeve që vinin nga tereni, situata për mbajtjen e Kuvendit të Dobërdolit ishte e volitshme. Në bisedë me Ukë Sadikun, prof. Imer Berisha takimin ndërmjet krerëve  të ilegales e kishte caktuar për muajin gusht të vitit 1945, në fshatin Dobërdol, në malet e MartinPjetrit. Më 24 gusht filloi tubimi i madh i ilegales. Në të merrnin pjesë 19 grupe me përcjellësit e tyre, ndër të cilët edhe përfaqësuesit prej Roxhaje dhe Pazarit të Ri gjithsejtë 158 veta[55].

Aty u takuan udhëheqësit siç ishin : Ukë Sadiku, DemëAliPozhari, NduePërlleshi, Zef Gjin Doda, ZeqëSokoli,Qazim Bajraktari, Shaban Sadik- Rama, SadikLutani, AlushSmajli, Ferat Kotorri , Adem Shala, NjaziAlishani, Zhukë Haxhia, Islam Tabaku, Rexhë Xhela, Mulla Ilazi, BikoDresheviq[56] ( i cili me vete kishte sjell edhe katër të arratisur nga Sanxhaku ), dhe shumë të tjerë.

Përfaqësuesit nga rrethi i Vushtrrisë, Podujevës, Mitrovicës, nuk merrnin pjesë për hir të situatës së vështirë, por profesori ata i kishte njoftuar me kohë për detyrat dhe organizimin e punës së tubimit. Përfaqësuesit nga Ferizaj, Gjilani,e Kaçaniku për arsyen objektive nuk kishin prezantuar në takim[57]. Kuvendi i Dobërdolit kishte zgjatur dy ditë. Gjatë tërë punës së kuvendit, në kodër mbi Llugë afër Dardhës së Madhe siç e quanin vendasit, u vendos flamuri me shqiponjën dykrenore dhjetë metra i gjatë, që e ruante roja e nderit AlushSmajli i Llazicës.

Në mënyrë solemne Kuvendin e hapi Ukë Sadiku. Ai i përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi prof. Imer Berishën si iniciator ideor të lëvizjes dhe krijues i organizatës “Besa Kombëtare”, dhe pikërisht për situatën politike foli vetë profesori. Ai tha para të pranishmëve se “Situata politike është shumë e rëndë dhe me ndihmën e aleatëve priten ndryshime të mëdha, por theksoi se , ne duhet të jemi të gatshëm që në momentin e duhur të marrim pushtetin”. U kërkua që edhe në terren të bëjmë mobilizimin e duhur të masave, dhe të jenë të gatshëm për aksione konkrete. Kuvendi i Dobërdoli zgjati dy ditë, procesmbajtëse e këtij tubimi kaq të madh e kaq të rëndësishëm ishte MarieShllaku, shkodrane[58]. Gjatë tërë kohës tubimi ishte i siguruar shumë mirë, sepse e ruanin luftëtarë të spikatur, njëherë edhe tërë fshati bënte roje, por dalloheshin SmajlHajdari, HalilSadria, ZefPërlleshi, MartinPjetri dhe luftëtar të tjerë të Ukë Sadikut dhe NduePërlleshit[59]. Kuvendi pasi zgjodhi udhëheqësit ushtarak, mori vendim që të sulmohen njësitë e “UNÇ” në Drenicë dhe në minierën e Trepçës, ku ishin inkorporuar forcat çetnike pas rehabilitimit të tyre. Kjo luftë ishte një goditje e rëndë për armikun. Në këtë kuvend u mor edhe qëndrimi që të formohet organizata politiko-ushtarake, patriotike ilegale “Besa Kombëtare”, e cila do të udhëhiqet nga kryesia e përbërë  prej 12 vetave. Supozohet se në Drenicë ishte hera e dytë që formohej kjo organizatë, por me pak ndryshime, ngase atëherë quhej organizata e rinisë “Besa Kombëtare”[60], dhe ishte e zyrtarizuar, si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri.

Kuvendi zgjodhi  Ukë Sadikun udhëheqës të sektorit ushtarak, ndërsa prof. Ymer Berisha u caktua udhëheqës i sektorit politik[61]. Të dy këta ishin anëtarë të rrethit të ngushtë të Shtabit Udhëheqës të organizatës.

Ishte hera e parë që në radhët e grupeve ilegale patriotike u emëruan komisarët. Kjo ishte edhe një garanci se grupet do të aktivizohen dhe do të veprojnë edhe më tepër në teren sipas direktivave të udhëheqësish qendrore. Përveç këtyre në kuvend u zgjodhën edhe udhëheqësit e sektorëve sipas parimit territorial, duke mos lënë pa emëruar edhe aty, pos udhëheqësve ushtarak edhe udhëheqësit politikë. Meqenëse Kosova dhe Dukagjini u ndan në  12 sektorë dhe u emëruan 12 komandantë dhe po aq komisarë politikë për të pasur autoritet edhe më të madh në fushën ushtarako-politike dhe për të qenë më afër popullit, ky grup u quajt “12 këshilltarët”[62]. Pas kryerjes së kuvendit, grupet u larguan njëra pas tjetrës, pa pasur as më të voglin problem. Të gjithë delegatët u shpërndan me përshtypjet më të mira, posaçërisht ndjenin një simpati dhe një besim të madh ndaj profesor Ymer Berishës.

Për pjesëmarrjen në Kuvendin e Dobërdolit, për strehimin e kaçakëve dhe për përkrahjen e lëvizjes për çlirimin kombëtar dhe për një Shqipëri etnike, udhëheqësit e këtij kuvendi  si dhe shumë veprimtar të kësaj ane u dënuan me burg shumëvjeçar. Iu plaçkitën dhe iu dogjën shtëpitë, u maltretuan familjet dhe bënë akte genocidale ndaj tyre. Represion shtazarakë përjetoi sidomos familja e DanPjetrit, në pronën e të cilit u mbajt Kuvendi. Po në këtë familje ishte e strehuar 6 muaj edhe MarieShllaku.

-Organizimi i organizatës

Organizata politike-patriotike “Besa Kombëtare” gjatë veprimtarisë së vet arriti të ketë një strukturë organizative, që i përshtatej kushteve dhe rrethanave në të cilat vepronte. Përveç Shtabit Udhëheqës që ishte i përbërë prej 12 vetash, në kuadrin e saj në mënyrë aktive vepronin edhe katër grupe:

  1. Roja besnike, që ishte një grup pranë Shtabit që kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e Shtabit të Organizatës me një besnikëri fanatike[63].
  2. Urdhërdhënësit, ata vepronin në kuadrin e shtabit dhe merreshin kryesisht me sjelljen dhe përcjelljen e porosive, kryesisht vepronin për shtabin[64].
  3. Atentatorët, ishin grup në të cilën përfshiheshin personat specialë që ishin caktuar nga vetë shtabi për të kryer ndonjë atentat në njerëz të caktuar të pushtetit apo në ndonjë tradhtar të popullit që shtabi e shihte si të nevojshëm për likuidim[65].
  4. Dora pastruese ose dorë-vrasësit, që kishin për detyrë të bëjnë likuidimin e personave, kryesisht tradhtarëve, në mesin e të cilëve ishin bashkëpunëtorët e OZN-es. Ata përcillnin tradhtarët dhe personat që bashkëpunonin me okupuesin, i dorëzonin në shtab dhe sipas vendimit të shtabit i likuidonin.[66] Qëndrimi ishte që këto grupe të vepronin edhe në shtabet e sektorëve, që ishin të përfshirë në 16 rrethe. Për rrethin e Prizrenit udhëheqës politik u caktua NjaziAlishani, ndërsa udhëheqës ushtarak u caktua Ali Riza, kapiten; Në Gjakovë u caktua Mehmet Agë Rashkoci, udhëheqës ushtarak- DemëAliPozhari; Në Rahovec u caktuan AlushIsmaili dhe Qazim Bajraktari; Në Pejë u caktuan Zef Gjin Doda dhe NduePërlleshi; Në Rugovë u caktuan Islam Tabaku dhe Zhukë Haxhia: në Istog Azem Shala dhe FerizBojaj; Në Drenicë u caktua Mulla Ilazi dhe SadikLutani; Në Suharekë u caktuan SaliRama dhe Mehmet Sherifi; Për Sanxhak u caktuan SadikRadovci dhe BikDreshoviqi; Për Prishtinë u caktuan IsmailGorani dhe Luan gashi; Për Mitrovicë, Vushtrri, dhe Podujevë u caktuan AhmetSelaci ndërsa për Ferizaj, Gjilan dhe Kaçanik u caktua Adem Gllavica.[67]

Sipas të dhënave vërehet se gjashtë rrethet e fundit, në kuvend ku u bë përcaktimi i përfaqësuesve, rrethi i Mitrovicës, Vushtrrisë, Podujevës, Ferizajt, Gjilanit dhe Kaçanikut nuk i kishin delegatët e vet, andaj caktimi i përfaqësuesve të tyre u bë nga rrethet tjera që ishin prezent.

Vlen të cekët se puna që bëhej për këtë organizatë dhe në këtë organizatë ishte tepër konspirative dhe çdo veprim ishte i matur. Për tërë punën që bëhej në terren organet e OZN-es nuk kishin njohuri, ndonëse vijimisht gjurmonin grupe të shumta dhe kishin një numër të madh spiunësh në terren, që i kishin angazhuar për zbulimin e tyre. Edhe pse në disa shkrime thuhej se në grupin e Ukë Sadikut, UDB-eja kishte njeriun e vet, ai disi ishte filtruar në grup, por prapëseprapë  personi spiun nuk kishte guxim ti lajmohej qendrës. Kemi të dhëna se edhe pasi se ishte kryer tubimi, OZNA kishte mbledhur informatat për grupet ilegale, kahet e shkuarjes së tyre, njerëzit më aktiv etj.

Më 9 shtator 1945, organet e OZN-es  në bashkëpunim me ushtrinë sulmojnë pjesën më kryesore të organizatës, në fshatin Jashanicë, prej nga sulmi bartet në Siçevë dhe në Drenicë. Në këto përleshje u vranë 28 ilegal, në mesin e tyre humbi jetën edhe vëllai i patriotit të njohur- Ukë Sadikut, Shaban Sadiku, dhe Adem Shala. U plagosën 4 veta nga grupi, ndërsa nga Brigada e Bokelit  u vranë 14 veta[68].

Kuvendi i Mirëditës ishte caktuar që të mbahet në shtator, por për shkak të sulmeve që i bënë organet e OZN-es dhe brigadat e UNÇ_së, ata qenë të detyruar që takimi i Mirditës të mbahet pa prezencën e kosovarëve. Pas takimit të Mirëditës , prof. Imer Berisha mori letër nga Muharrem Bajraktari, ku njoftohej për punën e Kuvendit dhe nga ai kërkonte që së bashku me Ukë Sadikun të takohen në Shqipëri për detajizime të punëve e detyrave që dolën nga aty. Kryetari i organizatës “Besa Kombëtare”, prof. Ymer Berisha, Ukë Sadiku në përcjellje të 12 luftëtarëve u nisën për në Shqipëri në takim me Muharrem Bajraktarin. Me ta shkuan edhe Qazim Bajraktari, Mehmet Aga, DemëAlia dhe NduePërlleshi. Megjithatë takimi nuk u bë[69] për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël për vendin e takimit.

-Komitetet e “Besës Kombëtare” në terren

Qëllimi i organizatës ilegale patriotike shqiptare “Besa Kombëtare” ishte që të formojnë sa më shumë komitetet të reja në terrenin e Kosovës dhe të Sanxhakut. Sipas instruksioneve të prof. Ymer Berishës, MarselVuçaj , administrator i këshillit popullor të Pejës, u angazhua që në këtë qytet të formojë Komitetin e rrethit të “Besës Kombëtare”, në të cilën ai- MarselVuçaj u zgjodh kryetar, ndërsa për anëtarë u zgjodhën : prof. Isa Çavolli, MuhametVokshi, ViktorGashi, JusufHaxhia e Jak Krasniqi, që të gjithë nxënës të shkollës së mesme, HamzaBegolli mësues dhe FranjoÇiflaku.  Po në këtë qytet u formua edhe komiteti i rinisë i “Besës Kombëtare”, që e përbënin dy mësues, SkenderRizaj dhe Engjëll Berisha dhe nxënësit e gjimnazit si :Osman Basha, Shefqet Kelmendi, KamberPajaziti, dhe Ramiz Kelmendi[70].

Komiteti i rrethit të Pejës së bashku me, Komitetin e Rinisë së Pejës zhvillonin një bashkëpunim të ndërsjellë, dhe çdo aktivitet që zhvillohej, bëhej në mënyrë të koordinuar. Detyrat, që kishin prioritet, ishte ajo që sa më shumë të rinj të përfshihen në radhët e organizatës. Lirisht mund të thuhet se kjo ishte edhe një detyrë e përgjithshme që vlente për tërë organizatën. Të vinin sa më tepër kontakte me masat e gjëra, dhe sa më shumë ti brumosnin me ndjenjën patriotike ndaj atdheut, dhe të nxisnin urrejtjen ndaj okupatorit.

Me këto dy komitete lidhje të ngushta kishte edhe KolëParubi[71], ku më vonë me kontaktet e shpeshta që kishte me Bernard Llupin dhe me MarselVuçajn nxorën përfundimin se ishte më se e nevojshme të formonin Komitetin e Ri Qendror, dhe pas një kohe, e tërë kjo u bë realitet. Përveç tre të lartpërmendurve në komitetin e ri Qendror u caktua edhe HajdarPlaneja- Maloku[72], i cili u caktua për kryetar të komitetit, për anëtar u caktua Enver Sudi, maturant nga Prishtina dhe Gjergj Bahtiri mësues nga Shkodra. Si detyrë tjetër me prioritet e Komitetit të Ri Qendror ishte fillimi i menjëhershëm i përgatitjeve për luftë të armatosur kundër okupuesit, dhe të punohet sa më shumë në drejtimin e bashkimit të trojeve shqiptare. Për tërë këtë edhe komiteti kishte për qëllim formimin e komiteteve të reja në terren, si ato të rretheve po ashtu edhe ato komunale. U mor qëndrimi që sa më shpejt të aktivizohen sektorët si ai i financave, i propagandës dhe i agjitacionit. Të bëhet grumbullimi i armëve si dhe materiali sanitar. U kërkua që shërbimi i informimit të jetë shumë më aktiv.

Në nismë Komiteti Qendror ishte shumë aktiv, por me largimin e HajdarPlanejës[73], aktiviteti u pakësua. Anëtarët e tjerë filluan të bëhen më të kujdesshëm, meqenëse ata ishin vazhdimisht të përcjellë nga organet e OZN-es, andaj një aktivitet i pakësuar ishte i natyrshëm dhe një kujdes më i madh ishte më se i nevojshëm. Edhe pse në krahasim me aktivitetin e mëhershëm të Komitetit të Ri Qendror vërehej ngecja. Komiteti i ri aktivitetin e vet e orientoi në formimin e komiteteve të reja të rretheve  dhe të komiteteve komunale, që ishte njëra ndër detyrat parësore të saj. Në ndërkohë u formuan komitetet e rretheve në Gjakovë, në Prizren, në Istog, në Drenicë. Në Pejë ishte i formuar komiteti më herët. Komitetet e komunave u formuan  në Kievë të Rahovecit, në Has të Prizrenit, në Ponoshec, në rrethin e Gjakovës, në Polac, në Glanasellë në rrethin e Drenicës, në Klinën e Poshtme dhe të Epërme dhe në Runik[74].

Të gjitha komitetet kryenin detyrat që iu kishte caktuar Komiteti Qendror. Por, një aktivitet më të dendur e zhvillonte komiteti i rrethit të Gjakovës. Ky rreth me punën e vet formoi edhe dy komitete rajonale. Kryetar i komitetit të rrethit të Gjakovës ishte drejtori i shkollës Sylejman Lleshi, anëtarë ishin: ZefMekaj, profesor nga Shkodra, Skender Curri dhe MavrushNura profesor nga Gjakova, DulaHilmiu e Murteza Kryeziu mësues, Nusret Zeka nga Shqipëria. Gati shumica e anëtarëve të këtij komiteti më parë i takonin partisë së juristëve të Sylejman Rizës nga Gjakova[75]. Me një unitet të madh të gjithë këta anëtarë ia dolën të zhvillojnë një aktivitet dhe të kryejnë punë shumë të frytshme në organizimin e organizatës.

Në komitetin e rrethit të Drenicës dhe të Skenderajt, shfaqej një dukuri, e cila duhet të ceket, se në të dy komitetet, udhëheqësja e tyre ishte e angazhuar në organet e pushtetit të ri jugosllav, por në organizatën patriotike ilegale shqiptare “Besa Kombëtare”, që të gjithë ishin aktivist të dalluar. Kryetari i komitetit të rrethit  HilmiZariqi, në të njëjtën kohë ishte edhe kryetar i Këshillit Popullor Krahinor dhe deputet i Kuvendit Popullor të Serbisë, përndryshe me profesion ishte tregtar i suksesshëm. Anëtarë të komitetit ishin edhe Ilaz Cungu, sekretar i komitetit të rrethit të PKJ-së, HysenThaqi, shef i sektorit për punë të brendshme të këshillit popullor të rrethit. Avdullah Rexhepi nga Vërbovci, nëpunës dhe Ibrahim Spahiu nxënës me gjimnaz të mbaruar nga fshati Broçne[76].

Duke pasur parasysh përbërjen e anëtarëve të komitetit të rrethit të organizatës “Besa Kombëtare”, në rrethin e Drenicës, në të njëjtën kohë ishin edhe anëtarë të PKJ-së, dhe në funksione  të ndryshme të pushtetit. Ata në këtë mënyrë luajtën  një rol të madh dhe patën një ndikim të pamohueshëm me plot sakrifica, ata ndikuan që QazimSabiti, që ishte nëpunës i organeve të OZN-ës në Skenderaj, që të lajmërojë organizatën për çdo aktivitet të mundshëm të organeve të pushtetit. Falë aktivitetit të QazimSabitit, të gjithë anëtarët e organizatës ilegale zhvillonin aktivitet pa fijen e drojës se do të zbulohen nga UDB-ashët. Ata lëviznin të lirë në terren, takoheshin ndërmjet veti në pikë të ditës. Me informata që sillte nga OZN-a, sektorit për informim i mundësoi që të depërtojë në sekretet më të thella të OZN-es. Në këtë mënyrë u zbuluan të gjithë bashkëpunëtorët e UDB-es. Bëhej me kohë njoftimi i pritave të shumta, që i venin organet e pushtetit si dhe bëhej me kohë njoftimi i çdo lëvizjeje që bënin njësitet ushtarake në terren. QazimSabiti me punën dhe aktivitetin e vet të dendur që bëri për organizatën ilegale ndikoi që organizata të ketë një jetë më të gjatë në rrethin e Drenicës. Bile, falë syçeltsisë së Qazimit shpëtoi nga zënia e sigurt nga organet e OZN-ës Muharrem Bajraktari[77]. Aso kohe Koloneli Muharrem Bajraktari, vepronte e jetonte në Shqipërinë Veriore, në rrethin e Lumës. Organet e Sigurimit i kishin rënë në gjurmë, dhe plani u përpunua deri në detaje për zënien e tij. Në grupin e nxënies ishte caktuar edhe QazimSabiti, ndonëse ishte caktuar edhe një grup tjetër për të shkuar në takim me te. Qazimi s’iu atdhetar që ishte, çdo gjë po përcillte me kujdes, dhe çdo gjë zbuloi me kohë. Informata e Qazimit në momentin e pikërishem ishte më e shpejt se veprimi i UDB-ashëve. Ata në rrugë e sipër për në takim me Muharrem Bajraktarin, u sulmuan nga forcat patriotike, dhe Muharrem Bajraktari i shpëtoi zënies së sigurt nga UDB-eja.

Komitetet përveç formimit të tyre në Dukagjin, e në Drenicë, ato u formuan edhe në Kosovë. Në Prishtinë vepronte komiteti i rrethit, por pas një pune të frytshme, ata u zbuluan dhe u likuiduan.

-Bashkëpunimi i OPISH “Besa Kombëtare” dhe ONDSH-së

Qëllimet e gjithë ilegales së organizuar shqiptare   ishin dhe mbetën uniteti në organizim dhe në veprim, mirëpo rrethanat politike impononin një aktivitet të veçantë të grupeve. Për hir se mundësia e bashkëveprimit ishte e pamundshme, edhe pse qëllimi suprem i të gjitha organizatave ishte bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare, për të krijuar një Shqipëri Etnike. Ose siç do të thoshte VasfiSamimi  se: “Çdo njeri duhet ta dijë se ne nuk duam as një Shqipëri të vogël as një Shqipëri të Madhe, por duam vetëm e vetëm një Shqipëri të vërtetë…”[78] Qëllimi i tërë ilegales ishte që masat e gjera popullore të përfshihen në organizatën ilegale. Krejt e natyrshme ishte që një patriot apo një aktivist i zakonshëm të jetë anëtar edhe i organizatës “Besa Kombëtare”, por në të njëjtën kohë të jetë edhe anëtarë  i Organizatës “Nacional Demokratike Shqiptare” apo i ndonjë tjetre. Gjatë hulumtimeve kam hasur në shumë të dhëna që anëtari i një organizate kryen një aksion në një organizatë tjetër që plotësisht përkrah programin e saj, megjithëse as programet e këtyre dy organizatave nuk ndryshojnë shumë ndërmjet veti. Andaj hasim edhe në vështirësi se si të bëhet klasifikimi i tyre. Në dokumentet, që i ekspozon UDB-eja për organizatën e Pejës thuhej se ai grup i takon “Besës Kombëtare”, ndërsa në disa materiale e shkrime individuale hasim se ky grup i takon organizatës “Nacional Demokratike Shqiptare”. Mund të ndodhë, se dëshmitë, që bëhen nga të arrestuarit, për ta ruajtur njëri-tjetrin, dëshmojnë, edhe atë gjëja se ata nuk janë anëtarë të së njëjtës organizatë. Në bazë të të dhënave  që kemi, mund të konkludojmë se dallime përçarëse nuk kishte ndërmjet tyre. Programet e të gjitha organizatave ilegale ishin vetëm një, pra programi kombëtar pa ngjyrime ideologjike. Llogaritet se si personalitet në vete që paraqitet në vitet 1943-1946, me program dhe platformë për mbrojtjen e kufijve etnik dhe iniciator për formimin e organizatave ilegale ishte profesori atdhetar dhe strategu i lëvizjes Ymer Berisha. Ishte shok e mik i ngushtë i Kolë Bibë Mirakajt.[79]

Me urdhrin e tij, prof. Imer Berisha erdhi në Kosovë si profesor i Gjimnazit “Sami Frashëri”. Qëllimi ishte që të përhapë sa më shumë idetë atdhetare për bashkimin e tokave shqiptare. Qëllimi i tërë kësaj ishte siç thoshte profesori, nëpër mes organizatave po bëhet masivizimi më i madh i shqiptarëve në frontet e rezistencës. “ONDSH-ja” ka qenë organizatë e formuar në prapavijë, ku edhe zhvillonte aktivitetin e saj. “Besa Kombëtare” kryesisht mbështetej në grupet e ilegales, dhe me ta bashkëpunonte  ngushtë, edhe pse edhe kjo veprimtarinë e vet e mbështeste në formimin e komiteteve në prapavijë. Hasim , edhe këtë, ndërmjet këtyre dy organizatave që anëtarët e tyre të mbajnë mbledhje të përbashkëta, zgjidheshin në vende udhëheqëse në të dy organizatat. Rasti i Kongresit të Pestë të NDSH-es, ku si udhëheqës i saj u zgjodh prof. Imer Berisha. Organizata “Besa Kombëtare”, vepronte kryesisht në territoret e Dukagjinit dhe përfshinte një pjesë të Kosovës. ONDSH-ja përfshinte një territor sa më të gjerë të Kosovës e të Maqedonisë Perëndimore. Thënë me një fjalë dallimi  ndërmjet këtyre dy organizatave nuk ka ekzistuar, veç se në emërtime të ndryshme. Andaj nuk ka qenë fare me rëndësi se cilës organizatë i ke takuar, veçse ku ke vepruar dhe se sa ke vepruar.

-Organizata e të rinjve të Pejës dhe revista “Drita e lirisë”

Të rinjtë që aderonin në grupin e të rinjve të Pejës,  të inspiruar nga shpirti demokratik i moshës rinore dhe që ishin shumë larg nga realiteti komunist, kishin krijuar urrejtje ndaj armikut, pasi që ishin të zhgënjyer me premtimet e dhëna gjatë luftës. Ata ishin të dëshpëruar me pushtetin e instaluar okupues në Kosovë. I tërë ky angazhim, e tërë kjo veprimtari, grupit të të rinjve që vepronin ilegalisht në gjimnazin e Pejës u dukej pak. Ata ishin të pakënaqur prandaj kërkonin rrugë e mundësi të reja për të bërë më shumë për popullin e tyre. Kështu do të lindë nevoja që organizata të ketë edhe shtypin e vet, me anë tët të cilit do të shprehnin idetë, qëllimet dhe orientimet e tyre e të vetë organizatës ilegale, duke synuar realizimin sa më të shpejtë të aspiratave kombëtare. U vendos që për një informim sa më të drejtë të popullit, të fillojnë nxjerrjen e një reviste e cila në fillim do të dilte dy herë në muaj e më vonë ndoshta edhe më shpesh. Organi i këtij grupi do të quhej “DRITA E LIRISË”. Anëtarët e grupit u pajtuan njëzëri për këtë emërtim dhe redaktor të revistës caktuan gjimnazistin SkenderRizaj, ndërsa anëtarë të redaksisë ViktorGashin, Ramiz Kelmendin, Shefqet Kelmendin, Engjëll Berishën, Osman Bashën dhe KamberPajazitin[80]. Pas marrjes së këtij vendimi anëtarët e redaksisë fillimisht mblidhnin punimet, bashkërisht i përpunonin ato, ndërsa redaktori që ishte caktuar nga shokët i merrte ato, i lexonte, i analizonte, i radhiste dhe pasi e kryente punën redaktoriale materialet e kompletuara për numrin e revistës i jepeshin ViktorGashit[81].

Në kohën kur u botua revista luajti rolin e një megafoni në errësirën e heshtjes, në mënyrën më të drejtë zbulonte të gjitha padrejtësitë që i ishin bërë dhe i bëheshin popullit shqiptar në trojet e veta. Sa më shumë që organizohej lëvizja ilegale, aq më e nevojshme ishte të forcohej informimi dhe propaganda. Roli i shtypit dhe i informimit anti jugosllav, në rend të pare, ishte demaskimi i ideologjisë dhe i propagandës komuniste që po zhvillohej nëpërmjet gazetave e revistave të shumta që botoheshin në serbisht e në shqip anekënd vendit.

Gazeta “Drita e lirisë”, organ i një fryme djelmoshash shqiptarë, për kushtet e asaj kohe në pikëpamje teknike gazeta ishte e shtypur mirë, shtypej në letër të formatit A – 4, e kjo do të thotë se anëtarët e grupit angazhoheshin shumë që ana teknike të ishte e kapshme për lexuesin.

-Dënimet drakonike dhe metodat torturuese ndaj të burgosurve politik

Pas zbulimeve të shumta që u bënë ndaj anëtarëve të organizatave ilegale në Kosovë e në viset tjera të banuara me shqiptarët në Jugosllavi, pasonin proceset e gjata gjyqësore dhe dënimet fort të mëdha e drakonike që u shqiptonin anëtarëve të tyre. Ndërsa për dhunën e torturat që u përdorën ndaj tyre në lokalet e hetuesisë, do të jetë një histori e veçantë.

Fillimi i vitit 1946, në Kosovë fillon me një valë të paparë ndjekjesh e arrestimesh. Fillojnë reprezaljet që do të mbetën kujtimi më i hidhur në histori. Kosova jetonte natën e Shën Bartollomeut pas së cilës do të pasojnë shumë procese gjyqësore historike, dëshmi e dhembshme e kohës nën robërinë Jugosllave[82].

Qershori i vitit 1946, mezi që kishte ecur një vit i “Çlirimit” nga fashizmi. Në Prizrenin legjendar përgatitej kontingjenti prej 27 vetave për të dalë në bankën e të akuzuarve  dhe në emër të popullit, në të ashtuquajturin “gjyqin e popullit” të marrin dënimin. Në këtë proces u dënuan: At BernardLlupit, KolëParubit, Gjergj Martinit, MarieShllakut me vdekje (pushkatim )[83], ndërsa të tjerëve iu shqiptuan dënime të larta burgu.

Me 24 nëntor, në qytetin e Prizrenit, herët në mëngjes u pushkatuan katër martirët e kombit: MarieShllaku, At Bernard Llupi, KolëParubi dhe Gjergj Martini. Procesi gjyqësor i 27 vetave ose “Procesi i At BernardLlupit” nuk ishte as i pari e as i fundit për shqiptarët e Kosovës. Sikurse edhe në proceset e më parme kundër shqiptarëve dominonte mosha e re, dhe të gjithë ishin intelektualë, me shkolla të mesme dhe fakultete  të mbaruara, kryesisht në perëndim.

 

[1]Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Marrëveshja themeloi një Komitet të Shpëtimit Kombëtar i cili duhet të merrte drejtimin e lëvizjes së rezistencës shqiptare. Nga ana e komunistëve shqiptarë, marrëveshja u nënshkrua nga Ymer Dishnica, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Një mosmarrëveshje u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundërshtuan ashpër. Më në fund u arrit një kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të saj në fund të luftës. Marrëveshja u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë SvetozarVukmanoviç-Tempo ushtronte ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin e tyre, Enver Hoxha. Si pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

[2]QerimLita, “Referat për komitetet nacional demokratike shqiptare”, Prishtinë 2009, 5

[3]Prof. Ymer (Shaban) Berisha (1912-1946), u lind në fshatin Gjurgjevik i Madh. Pasi kreu Shkollën Normale në Elbasan, arsimin e lart, në degën histori-gjeografi dhe kursin ushtarak në Romë, shërbeu arsimtar në fshatrat e Krujës, Tropojës, Kukësit, Peshkopisë, Lushnjës, Beratit, dhe të Shkodrës, ndërsa nё vitet 1941-1944, në normalen ”Sami Frashri” te Prishtinës. Nga nëntori i vitit 1944 doli në ilegalitet, formoi organizatën ”Besa kombëtare” dhe u shqua si ideolog i qëndresës sё armatosur për mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin e trojeve shqiptare. U vra me 11 korriktё vitit 1946, në Hereçtё Gjakovës, në përpjekje me forcat e tё ashtuquajturës Mbrojtje Popullore dhe tё milicisë.

[4]Organizatën nr. 2, e formoi Ajet Gërguri në prill të vitit 1945. Prej janarit të vitit 1946, quhet edhe me një emër të ri “Shtabi i Zonës II-të LPLTSH”. Gjatë tërë veprimtarisë së saj ishte e lidhur  ngushtë me organizatën patriotike “Besa kombëtare”. Anëtarët e kësaj organizate ishin njerëz të shquar të lëvizjes shqiptare si në fushën politike, ashtu edhe në atë luftarake. Për këtë arsye , kjo organizatë mori për detyrë përgatitjen e Kongresit të Lipovicës të LNDSH-së, të mbajtur me 25 korrik 1946 në malet e Lipovicës.

[5]MuhametPirraku, Mulla Idriz Gjilani, Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995, 324

[6]LefterNasi, Mbi statusin Politiko-Juridik të Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore ( 1944-1946), “Çështja e Kosovës një problem historic dhe actual”, Tiranë 1996, 222.

[7]DautBislimi,Formacionet politiko-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997, 228

[8]MehmetGërguri, Ajet Gërguri dhe Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, Prishtinë, 2007, 37

[9]Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997, 315

[10]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike… vepër e cituar, 28

[11]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike… vepër e cituar, 29

[12]IsmetDërmaku, Gjon Serreqi dhe BDSH-ja (dokumente arkivore), Prishtinë 1996, 213

[13]ASHAK, Gjykat e Qarkut-Prishtinë, d. Aktgjykimi i Ajet Gërgurit P.nr. 66/47

[14]Po aty,

[15]ASHAK, Gjykata e Qarkut- Prishtinë, d: Aktgjykimi  P.nr. 178/45; Jusuf Osmani, Organizata NDSH-së e mësuesve të Llapit, Podujevë, 2008,

[16]ASHAK, Fondi: Gjykata e Zonës Ushtarake- Prishtinë, d: Aktgjykimi Gj. Nr. 22/47

[17]Arkivi i Gjykatës së Qarkut- Gjilan, dosja: Aktgjykimi i Hamdi Berishës me shok,  P.nr. 18/47

[18]Gazeta “Borba”, 28-29 janar 1947, Raport nga gjykimi i anëtarëve të ONDSH-së

[19]QerimLita, Rrethanat politike e ushtarake në trevat verilindore shqiptare, nëntor 1944- nëntor 1945, Prishtinë 2016, 228 (Konferenca shkencore “Ripushtimi jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës 1944/45), 30 tetor 2015)

[20]QerimLita, “Referat për Komitetet Nacional Demokratike Shqiptare”, Prishtinë 2009, 71

[21]SabileKeçmezi- Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947, Prishtinë 1998, f. 79; AhmetQeriqi, Kongresi i Lipovicës– ngjarje e rëndësishme e rezistencës popullore, Bujku 14 janar 1996

[22]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike... vepër e cituar, 34

[23]SabileKeçmezi-Basha, Procesi Gjyqësor i Prizrenit (Dokumente), Prishtinë 2018, 20

[24]Po aty, Procesi gjyqësor…,222

[25]DautBislimi, Formacionet politiko- ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997, 227-230; BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq, Surovavremena na Kosovu i Metohiju, Beograd 1991, 549, AVII, nj, k. 61, 12/1 – 45, 46

[26]Besim Kajtazi, Gjurmëve të Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar, revista “Ora”, 1991 ( vazhdimi i tretë), Prishtinë

[27]MuhametPirraku, Mulla Idriz Gjilani, Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995, 323

[28]MuhametPirraku, Mulla Idriz… vepër e cituar, 324

[29]MuhametPirraku, Mulla Idrizi … vepër e cituar, 325

[30]LuboPopoviq, Dosja 50-1-00002.

[31]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizaj ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947, Prishtinë,1998, 89

[32]Po aty, SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja patriotike...vepër e cituar

[33]ASHAK,  Dokumente 1945-1947, Dokumente, Rekapitullimi i UDB-espas vitit 1947. MuhametPirraku,Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992, 160

[34]Po aty,

[35]SabileKeçmezi-basha, Lëvizja ilegale…, vepër e cituar, 78

[36]DautBislimi,Formacionet politiko-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997. 228

[37]SabileKeçmezi-Basha, Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Prishtinë , 2013, 158

[38]Gjon Serreçi ka qenë njëri ndër intelektualët dhe personalitetet më të shquara dhe më me ndikim të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës. Gjoni, ishte i biri i Gjergj Serreçit. Lindi në Ferizaj më 11 shkurt të vitit 1920. Mësimet e para i mori në vendlindje. Duke qenë se shquhet për zell dhe talent të veçantë, babai, Gjergji, e regjistron në Seminarin peshkopal në Prizren, por megjithatë Gjoni përfundon gjimnazin më 1939\40 Po në këtë vit ai vazhdon studimet në Universitetin e Zagrebit- Fakulteti Filozofik. Pas një viti qëndrimi, kthehet në Kosovë, ku edhe e gjen kapitullimi i Jugosllavisë. Në prill të vitit 1941, këtë herë niset për Itali, në qytetin e Pizës vazhdon studimet në të njëjtin fakultet si në Zagreb, por pas gjashtë muajve largohet përsëri për të shkua në qytetin e Firencës. Më 1943 përsëri kthehet në Kosovë dhe emërohej kryetar i komunës në Babush, Rrethi i Nerodimes. Më 1944 arrestohet nga policia gjermane SS. Së parie depërtojnë në Kampin e Prishtinës “K-16”. Aty qëndron deri në janar 1945. Në qershor 1945 kthehet në Ferizaj. Po në këtë vit fillon të punojë si profesor i Gjimnazit  “Sami Frashri” në Prishtinë, dhe qëndron deri më më 27 prill 1946, nga këtu kalon në ilegalitet. Gjon Serreqi u arrestua më 24 shkurt aty diku kah ora 21 e natës, më 1947. Atë e arrestuan, dy oficer të OZN-së: AleksaVuçiniq dhe DragutinPapoviq me katër policë serbë përcjellës të cilët arrijnë ta kapin Gjonin para se të aktivizonte bombat e dorës. Në procesin gjyqësor të mbajtur me 22-27 prill 1947, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nr. 66\47, Gjon Serreqis’bashku me Ukë Sadikun, Ajet Gërgurin e Osman Bunjakun dënohen me vdekje-pushkatim. Edhe pse iu ankuan Gjyqit Suprem të Serbisë, ajo e refuzoi atë me vendimin KZH 989, më 3 korrik 1947. Po ashtu edhe Presidiumi i Kuvendit të Serbisë me vendimin Rez.nr. 3202 të datës 13 gusht 1947.

[39]Dokumentet  të cilat u miratuan në Kongresin e IV të ONDSH-së, i cili u mbajt me 1 qershor të vitit 946 në Shkup: “Shema Organizative” dhe “Programin” e “Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare” e kishte hartua patrioti i Gjilanit, HalimOrana,

[40]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja patriotike… vepër e cituar; Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997; RagipMegjuani: “A kanë qenë udhëheqësit e vjetër shqiptarë të Kosovës të viteve 1945-1989 më kombëtar”

[41]Ethem Çeku, Shekulli i ilegales, Prishtinë 2004, 23; Masakrat e klikës Tito në Kosovë,Metohi dhe Dibër të Madhe, Tiranë , 1952,

[42]MuhametPirraku, vepër e cituar… , 324-326

[43]GojkoMedenica, Nata e frorit (Aksioni për zënien e komandantit të bandave balliste për Kosovë e Metohi, Ukë Sadikun), Rilindja 25 shkurt 1965; Hasan Shala,Izet Hoti, Besa e gurit, Prishtinë 1996, 60-70

[44]Letra e MithatFrashërit, Muharrem Bajraktarit; ReginaldHibert, Fitorja e hidhur, Tiranë 1993, 374-379

[45]Këshilli Popullor i Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, 1943-1953, Prishtinë 1954, 46-48.

[46]Prof. Imer Berisha u lind më 13 maj 1912 nё fshat Gjurgjevik të Madh, në Prekorubë të Rrafshit të Dukagjinit, i biri i Shaban Berishës dhe Fazës së Jetish Tafilit prej Turiçefcit të Drenicës. Pasi i ati kishte vrarë kryetarin e komunës së Zllakuqanit, DenRibaçin, detyrohet të kalojë në territorin e shtetit shqiptar së bashku me familjen, kur Imeri ishte ende 7 vjeç. Në fillim vendosen në Krumë dhe më pas në Fushë Krujë ku Ymeri ndoqi shkollën fillore dhe më pas Normalen e Elbasanit më 1932. Më tej me bursë të shtetit shqiptar ndoqi shkollën e lartë në Itali, ku u diplomua për Histori e Gjeografi në fakultetin e shkencave natyrore të universitetit të Firences më 1936. Më tej u regjistrua në Akademinë Ushtarake të Romës, prej ku doli me gradën major këmbësorie. Përcillet se shkoi edhe në Sorbonë për të studjuar filologji, por nuk dihet sa ndenjti. Me pushtimin italian të Shqipërisë, u kthye dhe punoi si arsimtar në fshatrat e Fushë Krujës, KukësitPeshkopisëLushnjësBeratit. Në të gjitha këto lokalitete ai formoi koleksione muzeale, grumbulloi lëndë arkeologjike, mblodhi dhe botoi lëndë folklorike në revistën “Visaret e Kombit”. Pas pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania Naziste dhe hyrjes së administratës shqiptare në Tokat e Lirueme, mё 1941 u hap normalja ”Sami Frashri” në Prishtinë. Aty Berisha dha gjuhë e letërsi shqipe dhe histori. Më 12 shtator 1943 themeloi organizatën politike e ushtarake “Besa Kombëtare” me mëtimin për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Nga nëntori i vitit 1944 doli në ilegalitet, formoi organizatën ”Besa kombëtare” dhe u shqua si ideolog i qëndresës sё armatosur për mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Pas tërheqjes graduale gjermane, Berisha punon për mbajtjen e kuvendeve ku të koordinoheshin veprimet për luftimin e rrezikut komunist. Pas një aktiviteti në fshatrat e Gjakovës, me 10 korrik të vitit 1946 në malet e Hereçit të Gjakovës, i rrethuar nga forcat e të ashtuquajturës “Mbrojtja popullore dhe e milicisë jugosllave”, u vra në udhëtim e sipër për në Kongresin V të ONDSH-së, që mbahej në Lipovicë. Së bashku me përcjelljen bëjnë rezistencë, për të dalë nga rrethimi. Por prof. Ymer Berisha vritet me 8 patriotë, dhe 12 të tjerë plagosën rëndë. Së bashku me ta vritet edhe mësuesi Fehmi Kura.

[47]BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq, Surovavremena na Kosovu i Metohiju, Beograd 1991,  539

[48]LjubomirShotra, Neprijatelskadellatnostorganizacije Besa Kombëtare na Kosovu i Metohiji,  Beograd 1990, 9-10

[49]RadoshinRajoviq,  Autonomia e Kosovës, Rilindja 1987,  341

[50]Po aty,

[51]SabileKeçmezi- Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947, Prishtinë 1998, 115

[52]LjubomirShotra, Neprijatelskadelatnost … vepër e cituar, 11

[53]LjubomirShotra, Neprijatelskadelatnost … vepër e cituar, 12-13

[54]ASHAK, Gjykata e Qarkut të Prishtinës, Aktgjykimi i Ukë Sadikut, Nr. 66/47

[55]BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq, Surovavremena na Kosovu i Metohiju, Beograd 1991, 539

[56]Në Kuvendin e Dobërdolit, u zgjodhën udhëheqësit e sektorëve  sipas parimit territorial. Duke mos lënë anash as udhëheqjen ushtarake e politike të sektorëve. Pasi se Kosova në këtë Kuvend u nda në 12 sektorë, andaj ishte krejt e natyrshme  të caktohen 12 komandantë dhe  po aq komisarë politikë. Ky grup i përbërë prej 12 komandantëve  e komisarëve  politikë u quajt “Dymbëdhjetë Këshilltarët” apo “Këshilli i të dymbëdhjetave “

[57]BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq, Surovavremena… vepër e cituar, 540

[58]Ramiz Kelmendi, ViktorGashi, Shqipëria e MarijeShllakut ( Katër martirë shkodran), Pejë 1993, 77

[59]Ramiz Kelmendi, ViktorGashi, Shqipëria e MarieShllakut, vepër e cituar, 9.

[60]GojkoMedenica, Nata e frorit ( Aksioni për zënien e komandantit të bandave balliste për Kosovë e Metohi, Ukë Sadikut), Rilindja 25 shkurt 1965.

[61]Hasan Shala, Izet Hoti, Besa e gurit, Prishtinë 1996, 60-70.

[62]ASHAK, Gjykata e Qarkut të Prishtinës, Aktgjykimi i Ajet Gërgurit, Nr. 66/47

[63]SabileKeçmezi-Basha, Formimi dhe veprimtaria  e organizatës ilegale patriotike shqiptare “Besa Kombëtare”,, E djathta shqiptare në mbrojtje  të Shqipërisë etnike, 4, Prizren –Klinë, 2006, 44

[64]ASHAK, Gjykata e Qarkut-Prishtinë, Aktgjykimi i Ali Rizës, Nr. 66/47

[65]ASHAK, Gjykata e Qarkut-Prishtinl, Aktgjykimi i Gjon Serreqit, nr. 66/47

[66]BranisllavBozhoviq, MiloradVaviq, Surovavremena na Kosovu i Metohiju, Beograd 1991, 539.

[67]SabileKeçmezi-Basha, Formimi dhe veprimtaria e Organizatës ilegale patriotike shqiptare “Besa kombëtare”, gazeta “Epoka e re”, 17-25 tetor 2016

[68]ASHAK, Gjykata e Qarkut- Prishtinë, D. Aktgjykimi i Ukë Sadikut, P.nr. 66/47

[69]Gazeta “Rilindja, 27 shkurt 1965.

[70]Arkivi i Gjykatës së Qarkut- Prizren, d. Aktgjykimi i At BernardLlupit dhe shokëve, P.nr. 21/46

[71]SinanHasani, Kosova, të vërtetat e mashtrimet, Prishtinë 1986, 139

[72]RajkoVidaçiq,Obraqun sa ballistima 1944-1945, Beograd 1990, 65-66.

[73]HajdarPllanejaLindi në Prizren, në vitin 1910 qysh si i ri ik nga vendlindja ( Planejë, Gjonaj, Has), shkon në Shqipëri. Atje mbaron shkollën e mesme dhe me bursën e Shtetit Shqiptar, studion dhe e mbaron Akademinë Ushtarake në Itali. Pasi shërbeu një kohë si oficer në Shqipëri, në vitin 1941 u kthye në Kosovë dhe shërbeu si ushtarak- toger në Gostivar, kapiten në Gjakovë dhe njëkohësisht  bashkëpunoi edhe me forcat antifashiste. Më 1944, iu bashkëngjitë lëvizjes ilegale shqiptare, ku më 1946 u likuidua nga okupatori sllav.

[74]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë (1945-1947), Prishtinë 1998, 98

[75]ArhivVojnogInstituta, Beograd, I. nj. K. 61, 23- 27.

[76]Po aty, 12/ 1b -34b- 37

[77]Islam Dobra, “Prof. Imer Berisha (Kryetar i Lëvizjes Nacional Demokratike dhe Komandant i Ushtrisë Popullore për Kosovë dhe Maqedoni Perëndimore), Prishtinë, 2002, 77

[78]VasfiSamimiVisoka, Nëna Kosovë, Tiranë 1995, 39.

[79]Kolë Bibë Mirakaj (Iballe5 dhjetor 1899 – NY17 maj 1968) ka qenë arsimtar, pjesë e parisë së Pukës, nëpunës dhe bashkëpunëtor i administratës së krijuar pas pushtimit italian. Qe krijues i milicisë fashiste, ministër e sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare, ministër i Brendshëm në qeverinë Bushati më 1943, pas dëbimit të fashistëve iku nga Shqipëria qe emigrant politik nga 1944-1968.

[80]SabileKeçmezi-Basha, Lëvizja Ilegale Patriotike Shqiptare në Kosovë 1945-1947, gazeta “Rilindja” , Tiranë, Fejton 20 prill-30 maj 1999

[81]SabileKeçmezi-Basha, Revista “Drita e Lirisë” dhe kontributi i saj në ilegalen shqiptare, revista “Kosova”, nr. 26, Prishtinë 2005.

[82]SabileKeçmezi-Basha, Trajtimi i të burgosurve politik shqiptarë në  burgjet jugosllave, Gazeta “Epoka e Re”, Prishtinë, fejton, 1-2 dhjetor 2009

[83]Arkivi i Gjykatës së Qarkut- Prizren, Procesi gjyqësor i MarijeShllakut,  Aktgjykimi P.nr. 21/46; Shpresa Leka (ViktorgGshi), Një brez i veçantë, Prishtinë, 2003, 15

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok