22/12/2024

Urime Dardania (Kosova) ime, të pafsha në dritë dhe me të ardhme për brezat

0
Gjon-Keka

Nga Gjon Keka

Ky përvjetor po e gjenë Kosovën para sfidave të reja që kanë dal, si rezultat i vendosjes së shtyllave të rendit të Ri ndërkombëtar, prandaj edhe stuhia është e madhe për të përballluar këtë kohë me plotë sfida, duhen koka(udhëheqës)guximtare që e vendosin Kosovën në krahët e duhur të anës së saj perëndimore dhe të natyrshme.

Tani nuk ka kohë për të menduar se në cilën anë duhet të qëndrojë Kosova, as të pritë për kohë më të mira nëse nuk bashkëecën me miqtë e saj ShBA dhe vendet tjera mike .

është koha që Kosova ta shfrytëzoj këtë mundësi historike të përcaktimit të saj brenda gjeopolitikës së re dhe rendit të Ri ndërkombëtar.

është koha që Kosova si shtet bashkë me miqtë e saj ta ruaj atë Liri e cila është vulosur me gjakun e dëshmorëve, këtë pavarësi e cila ishte ëndërra e brezave për ta parë Kosovën me vete dhe të lirë.

është koha që Kosova me i pranu këshillat dhe udhëzimet e mikes së saj ShBA për të ecur për para duke arritë marrëveshjen e cila është e përgatitur nga vendet mike si ShBA ,Gjermania dhe Franca për të ecur përpara drejt udhës së re që ka përgatitur rendi i Ri ndërkombëtar respektivisht gjeopolitika e këtij shekulli.

Demokracia tek ne në Kosovë është keqkuptuar, në vend se kjo demokraci ta bëjë popullin tonë të kulturuar,me vlera dhe respektues të njëri-tjetërit ,shtetit dhe vlerave kombëtare etj,ajo i ka bërë pushtetarët e mëdhenjë e paidenitet,klanet, dukuritë ideologjike negative etj,ndërsa popullin të vogël në mjerim, në çorrsokak e pa orientim të qartë europian.

Liria e Kosovës është fitura më gjakun e dëshmorëve dhe sakrificës së Ushtarëvë çlirimtar të Kosovës ,si dhe djersës e idealit të ish-presidentit të Kosovës dhe vizionarit dr.Ibrahim Rugova.

Kjo Liri ka kohë që po keqpërodoret, sepse tani kjo liri është në rrezik.Kjo për faktin se në fillim nuk i është kushtuar rëndësi ruajtjes së lirisë duke ngritë lartë vetëdijen kombëtare e cila është ruajtëse më e mirë e Lirisë dhe Pavarësisë së atdheut tonë Kosovës.

Duke qenë se liria pa edukimin e duhur është helm,duhet kërkuar dhe bërë edukimi i shoqërisë sonë për lirinë, që ta ruajnë dhe ta kuptojnë atë në thelbin e saj.

Kosova si shtet nuk duhet t’ia mbyllë sytë të ardhmes së vetë, duhet ta shikoj të ardhmen me guxim dhe të ecë drejtë saj. Nuk ka kohë për të shikuar prapa, koha e saj është koha e të ardhmes që e ka para dhe duhet ta shfrytëzoj në maksimum për ta bërë vendin, shtetin e atdheun ,pra Kosovën vend të brezave të ardhshëm ,vend të perspektiviës, të lirisë,dhe të drejtave të barabarta për të gjithë pa dallim feje ,etnie, race etj.Kështu Kosova si shtet sëbashku me miqtë dhe aleatët e saj të ecën krah për krah të ardhmes që e pret,nëse ecën bashkë me miqët dhe aleatët si ShBA dhe vendet tjera mike ,e ardhmja e saj është e qartë dhe padyshimi edhe forcimi i shtetësisë në arenën ndërkombëtar.

Me rastin e këtij përvjetori po e përmbyll këtë shkrim të shkurtër me një proverb:“është më mirë të bëni mirë,sepse të bësh mirë është më shumë se të flasësh drejt.“

Të pafsha në dritë dhe me të ardhme për brezat o atdheu im i dashur!

Zoti e bekoftë Dardaninë (Kosovën)

Zoti e bekoftë miken tonë të madhe ShBA

Zoti i bekoftë miqtë dhe aleatët tanë europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok