21/11/2024

URDHËRI FRANÇESKAN I MINORËVE NË SHQIPËRI

0

1295 – FRA DOMENICUS ALBANESE OFM (FRA DEDA)

Nga Lutfi ALIA

Dy histroianë Anastasi L. M, Bartolini R., në vepren “Breve storia della famiglia Francescana”,botim i vitit 2013 (f. 80), shkruajnë se Urdhëri i Minorëve Françeskanë, hyri në Allbania në vitin 1240. [1]Këtë mendim ata e bazojëe në të dhënat e disa historianëve dhe kronistave të mesjetës të vonshëme, të cilët duke u bazuar në mbishkrimin e gdhendur në arkitraun e portës të Kuvendit të Shën Maria në Lezhë: “Hoc templum fratrum Minorum aedificatum est anno MCCXL – Ky tempull i fratënve minor është ndërtuar në vitin 1240”,e lidhin fillimin e misionit françeskan në trojet arberore, me vitin e rindërtimi të këtij Kuvendi, ndërsa ne fakt prania e urdhërit te minorëve ishte dhe më i hershëm.

Marcellino da Civezza, në vepren “Storia universale delle missioni francescani”, botuar në Romë në vitin 1861, tregon se françeskanët e nisën ungjillizimin e arbërorëve, që në fillimet e themelimit të urdhërit të tyre, madje me vetë Françeskun, i cili gjatë kthimit nga Siria, në shtator 1220 u ndal në Kuvendin e Shën Maria në Lezhë, ku dhe vuri themelet e Urdhërit të pagëzuar me emrin e tij. Gjatë shetitjeve në Lezhë, Françesku me shkopin e tij, gërrmoi dhe nxorri me rrënjë një fidan pishe të egër, të cilën e mori me vehte dhe kur arrijti në Venecia, e mbolli në oborrin e kishës në ishullin Dezertino. Populli e quajti Pisha e Shën Françeskut dhe besimtarët, shpesh merrnin copa të levores së pishës, si relikue në kujtim të Atit Serafik. [2, 3, 4, 5. 6]

At Bonaventura Da Akuaviva – Marke, në vitin 1861 ishte misionar nëAlbania dhe duke treguar për vizitën në selinë e Prefektit Apostolik të Urdhërit të Fratenve Minorë në Lezhë, dëshmon se kishte lexuar një dorëshkrim të vjeter, ku theksohej: La detta Chiesa è stata edificata per i Frati Minori, pochi anni dopo la morte del nostro Santo fondatore, che segui anno 1226, addi 3 di ottobre – kjo kishë ishte ndërtuar per fratenit minorë,  pak vite pas vdekjes të Shenjtit tonë Themelues, që ndodhi në 3 tetor 1226”. [2, 3, 6]

Kjo deshmi,verteton se françeskanët ishintë pranishëm ne Albania para vitit 1240.

Sipas një doreshkrimi tëvitit 1720 të At Lorencos, dëshmohet se Kuvendi i Shën Maries në Lezhë ishte më e vjetër, i themeluar nga urdhëri Benedektin dhe fillimisht mbishkrimi ishte i gdhendur në greqishte të vjetër, por më vonë u përkthye dhe u gdhend në latinisht në arkitraun e portës të kishës së rindërtuar. [2, 6]

Aktiviteti i minoriteve françeskanënë trojet albaneze para vitit 1240, vërtetohet me një dokument tjetër, me bulën e vitit 1236 të Papa Gregori IX, ku thekson: “Disa pjestarë të urdhërit françeskan, kanë shkuar në Albania me dëshirën e tyre”. [2, 6, 7]

Viti 1236 i bulës, sugjeron qartësisht se urdhëri i minorëve, ishte aktiv në trojet tona para vitit 1240.

Për praninë urdhërit françeskan para vitit 1240, dëshmojnë dhe shumë autorë të tjerë si Wadding (Annales 1366, nr. 15 e 16), De Gubernatis (Orbis Seraphicus, 1682, lib. I , f 109 dhe libri V, f. 414); D. Fabianich (Storia dei frati minori, 1863, v. II, f. 337); Sirdani (Françeskanët, f. 12). [8, 9, 10, 11, 12]

Shumë fratën OFM italianë dhe albanezë, në shekujt XIII – XV shërbenin në kishat dhe manastiret albaneze, si shkruan Wading: “Në Albania u përhapën në mënyrë të mrekullueshme dhe i bindën shumë albanezë, të veshin rrobën e murgjërve françeskanë”.[11]

Sipas Gubernatis,Urdhërat Françeskanë u zgjeruan vazhdimisht, aq sa në dekadat e para të shekullit të XVII, misionarët minor përbënin numërin më të madh të klerikëve në trojet albaneze. Shumica e murgjërve minorë, ishin përhapur në zonat malore, sidomos në Dardani, ku u formua Prefektura Apostolike e Maqedonisëdhe me pas u formuan Prefekturat e Serbisë, të Pultit dhe të Kastratit.[12]

Sipas dokumentave të Kongregacionit të Shenjtë të Propogandës Fide, në vitet 1283 – 1288, në trojet arbërore u ngritën disa kuvende të fretërve minorë në dioqezat shufragane të ipeshkëvive të Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Durrësit, Ohrit, Shkupit.

Përhapja e tre urdherave Françeskanë në trojet e banuara nga albanezët, u favorizua dhe nga rrethanat politike dhe fetare të Albanisë në shekujt XIII – XIV. NëShtetin e Arbërit(1190 – 1255), princat e dinastisë Progoni u lidhën me kishën katolike. Dhimitër Progoni, Arkondi i Madh, u lidh me Papën Inoçenti III, të cilit i premtoi se Ai vetë, familja e tij, fisnikët, bujarët dhe banorët e principatës, do të ktheheshin në fenë katolike, andaj për ta nderuar për këtë nisëm, Papa e shpalli “Judex Magnum”.

Gjate Regnum Albaniae me mbretin kaltolik Karlin e I Anzhu (1267 – 1368), kisha katolike u fuqizua dhe e shtriu gjërësisht aktivitetin në trojet arbërore, ku përparësi kishin të tre urdhërat françeskanë. Si kuptohet, Mbretëria e Albanisë formonte një komunitet politik dhe fetar katolik.

Fuqizimi i kishës katolike vazhdoi dhe me Princin Karl Topia (1368 – 1388), të cilin Papa e nderoi duke i dhënë titullin e Kontit.

Rikujtojmë se në shekullin e XIII, Kryeipeshkevia e Tivarit ishte e ekspozuar ndaj rreziqeve, që i kanoseshin si nga kryeipëshkevia e Raguzës, ashtu dhe nga interesat e Serbëve, që ishin teper aktiva, madje agresiva në përhapjen e ortodoksisë. [13]

Qendra e parë e urdhërit françeskan në trojet arbërore ishte Tivari, ku ndodhej dhe Arkipeshkëvia nga rrezatonin të gjitha aktivitetet misionare në trojet tona dhe nga këtu e shtrinë aktivitetin misionar në Bosnie, Kroaci, Dardani dhe Serbi. [2]

Në vitin 1248 Papa Inoçenti IV emëroi arkipeshkëv metropolitan te Tivarit, Fra Giovanni nga Pian Karpino OFM. Imzot Gjoni u impenjua për të ripërtëritur ndjenjat katolike ndër arbërorët, andaj luftoi me vendosmëri kundër ortodoksizimit serb, kundër sllavizimit dhe kundër bizantizmit të arbërorëve, kësisoj Ai u bë pengesa serjoze e shizmës. Gjatë aktiviteteve apostolike, Imzot Gjoni nxorri rregulla dhe urdhëra, për të cilat Papa Inoçenti IV e vlerësoi dhe e lavderoi.[2, 6, 10]

Sipas historianës Etleva Lala, Kur At Gjon Plan-Karpino OFM u emërua kryeipeshkëv i Tivarit, ishte koha kur pas përpjekjeve të shumta për autonomi nga Raguza, Veriu i Albanisë po piketonte ndjenjat e shqetësimit jo vetëm kundër Raguzës, por dhe kundër papatit, i cili kishte shkishëruar disa ipeshkëv

të Tivarit, vetem sepse ato nuk i ishin nënshtruar kryeipeshkvisë së Raguzës”. [9]

Problemi serjoz i atyre viteve ishte se benedektinët dhe domenikanët nuk po i rezistonin presioneve të ortodoksise serbe e për këtë arsye, Imzot Gjon Plan-Karpino,dërgoifratë minoritë italianë dhe albanezë nëpër famullitë e ndryshme albaneze, ku ata morën ne dorezim shume kisha dhe manastire  benedektine dhe domenikane. Ky ishte veprim i mençur i Imzot Gjon Plan-Karpino, pasi kishat dhe manastiret të braktisura, rrezikonin te merreshin nga kleriket ortodokse, që bridhnin nëpër trojet arbërore. [2, 6, 9, 12]

Vlen te theksojme se ne fillimete aktivitetit te misioneve françeskane në trojet albaneze, ishin te pranishem dhe shume freter minorë albaneze, ndër të cilët rendisim disa më të shquarit:[2, 6, 16, 17, 18]

– At Nikolla Abacia nga Velia,

– Dy misionarëOFM me emrin Françesk nga Shkodra,

– Dy misionarë OFM Andrea dhe Tomasi nga Durrësi,

– Nicolaus Durrachio OFM (Nikolla Durrsaku). Në bulën e Papa Inocennti IV të 2 shtatorit 1254,

drejtuar John d’Aversa, ministrit Provincial të Fratënve Minorë të Kalabrisë, e njoftonte për emëri-

min ipeshkvi i Krotone të Nikolla Durrsakut OFM, per të cilin shprehet: “I shquar për cilësi të

shkëlqyera kulturale, politike dhe ekspert i gjuhës latine dhe greke: Dilectum filium magistrum

Nicolaum de Durrachio, camerae nostrae clericum, in latina e et grecum lingua peritum”.

Imzot Nikolla Durrsaku, përmendet dhe në një letër të viti 1263 të Michael VIII Paleologu, i cili ia dёrgonte Papёs Urbani IV, ku i shkruan me konsiderata per aktivitetin apostolik tё imzot Nikolles.

– At Cipriani nga Tivari në vitin 1288, te cilin Papa Nikolla IV e dërgoj ne takim me mbretereshen  Helena, gruan e Car Urosh Milutinit.

– Fra Domenicus Albanensis OFM 1295, kishte lidhje gjaku me princa të Albanise së mesme.

– At Shtjefni nga Shkodra në vitin 1300, ishte vikar i kuvendit Male Braçe në Dubrovnik. etj, etj.

Pak vite më vonëurdheri i Minoritëve Françeskanë u vendos dhenë Ipeshkevinë e Durresit, e cila mbulonte Arberinë qendrore, Skampen, Ohrin, Shkupin.[6, 8, 9]

Tre urdhërat françeskanë u mirëpritën dhe u përqafuan shpejt nga arberorët. Nga gjysma e dytë e shekullit XIII dhe në vazhdim, françeskanët përbënin numërin më të madh të klerikëve në trojet tona, madje u hynë në thellësi të zonave malore, ku zevendesuan benedektinet dhe domenikanet, qe i kishinbraktisur kishat dhe manastiret. Françeskanet fituan admirimin dhe përkushtimin e besimtarëve, të cilët tregonin rrëfenja dhe legjenda për Shen Françeskun, për devotshmërinë e Shën Antonio i Padova dhe të shumë klerikëve françeskanë.

Papa Bonifaci VIII me bulën “Cupientes Cultum” të shpallur  më 11 korrik 1295, i lejoi të Tretët Rregulltarë, të krijojnë vendet e kultit, si dhe të intensifikojnë misionet me udhëtimet apostolike, për propogandimin e ungjillit ndër besimtarët.[12] Aktiviteti i Urdhërit të Rregulltarëve u shtri dhe në Albania, si e dëshmon një figurë e shquar e të Tretëve Minoritë, Galvanus di Levanto Januensis, që ishte mjeku personal i Papës Bonifaci VIII (Al SantissimoPontifice, Galvano di Levanto, di Genova, una volta medico).[12]

Galvanus di Levanto Januensis OF,është autori i disa doreshkrimeve, te permbledhura ne vellimin: Manuscritum Latin N. 3181 Biblioteque Nacionale Paris, fol. 28 r.[12]

1. Dorëshkrimi i parëështë“Liber doctrinae agni immaculati Ih. Christi, ad reverendum magistrum

sum, fratem Benedictum de Alba, Ordine Fratum Minorum”, i cili i bën lutje sublimeJezu Krishtit:

“Ergo bone Iesu Christe, agnus immaculatus, te observo reverenter, doce me quod tenear de

doctrina tue humulitatis profunde, ut jam totus in disciplina discipulus, coheres mera gratia valeam ese tuus”

2. Dorëshkrimi i dytë: “Liber de amando Deum”, i dedikuar “Fratrem Minorum Ordinis Francisci”

3. Vepra e tretëështë: “Tyriaca mortis spiritualis gradiens super tyriacam medicorum”, i dedikuar fratit Filip Pynaoli (Philiponum de Pynarolio), Ordinis Fratrum Minorum.

4. Dorëshkrimi i katërt: “Tractatus alphabeti christifere Marie …” ia ka dedikuar fratit Andrea

PanzannumOrdinis Fratarum Minorum.

5. Doreshkrimi i pestë: “Ars navigativa spiritualis” ia ka dedikuar Ministrit Provinciale të Tokës së Shenjtë, fratit Nikola de Sali OFM, me qendrim nëQipro

6. Dorëshkrimi i gjashte i vitit 1295 eshte traktati “Neophyta doctrina de inferno, Purgatorio et

Paradiso ad Principes Albaniae – Doktrina e re e ferrit, purgatorit dhe e parajsës, për princat

Albanezë”. [12]

Galvano di Levante thekson se këtë traktat e shkruajti me kërkesat insistuesete fratit Domenico Albanese OFM, i cili atë kohë ishte shugruar prift i Kishës katolike. Fra Domeniko (Deda) ishte nipi i njëprinci albaneze. Galvano shkruan se Fra Domeniko i përsëriste shpesh kërkesën: “Impara, o medico cristiano, impara dal medico che è disceso dal Cielo, qui de celo descendit ut sanaret egrotos, ne differas”. [12]

Frati Domenikojetonte në Genova, ku kishte familjen e tij dhe disa bashkatdhetarë.

Gjatë udhëtimeve apostolike nëAlbania, Frati Domeniko Albaneze (Deda), u kishte dorëzuar princa-ve dhe klerikeve vendas, kodin e shkruar nga Galvano, i cili në parathënie iu drejtohej: “Agli illustri uomini dionore dell’Albania, ai signori Bardo Matarango, Mauro Duci, Alessio Comiti, Demetrio Olfano, DemetrioScura, al conte Giovanni, figlio di Zaccaria Scurra, Giovanni Sbramuno, Canestio Blevestio, cavalieri, Michele Cachoraga e a tutti gli altri baroni neofiti della nazione Albanese, per la restaurzione della fede ortodossa e lariconciliazione per il buon proposito verso la Santa Chiesa Romana- te shkelqyerve burrave të nderuar të Albanise, zotërinjeve Bardh Mataranga, Mauro Duçi, Aleks Komiti, Demetrio Olfano, Demetrio Skura, kontitGiovanni (Gjoni), djalit të Zakaria Skura, kalorëseveGiovanni (Gjon) Sbramuno,Kanestio Blevestio (Blinishti ?), Mikel Kakoraga dhe te gjithe baronave rishtar të kombit albanez, qëe braktisën besimin ortodoks dhe janë pajtuar përsëri me Kishën e Shenjtë Romane”. [12]

Goluboviç thekson se ky dorëshkrim është një faqe tjetër e panjohur e historisëte apostolatit françes-kan nëAlbania. Megjithatë, historia e këtij kodi dhe roli i Fra Dedës OFM, përmenden ngahistoriani Kohler, në veprën e tij “Mélanges pour servir a l’histoire de l’Oriente Latin et des Croisades”, i cili përshkruan dhe disa pjesë të tekstit të këtij kodi. [12, 15]

Ne kete doreshkrim titujt e fisnikerise te princave arberor jane perendimor, çka shpreh qarte konver-timin e tyre ne katolike, ne ndryshim nga nje pjese e fisnikerise arberore qe vazhdonte te mbante tiutjt bizantine, ose te dy se bashku, si rasti i Dhimiter Progonit, qe njihej si Arkondi i Madh dhe “Judex Magnum”

Murgu Deda (Domeniko Albaneze)ishte klirike i njohur, i shquar per zotësí dhe dije, madje Selia e Shenjte e Romës shpesh e kishte ngarkuar të ndërmjetesonte pranë princave albaneze, që te kthehe-shin në kishën katolike, pasi kohë më parë, shumica e tyre kishin përqafuar ortodoksine, për interesa me mbretërinë sllave, ndersa ato të trojeve jugore, vazhdonin t’i shihnin me interes lidhjet me Bizantin dhe Kishën e Kostantinopojës. [6, 8, 12, 15]

Konvertimi i fisnikeve ne katolike, shoqerohej dhe me kthimin e te gjithe banoreve.

7. Galvano ka dhe një doreshkrim tjeter “Liber Sancti Passagii”, shkruar para vitit 1295, me te cilin i drejtohej mbretit të Francës Filipi i Bukuri, por ky traktat nuk paraqet interesa për ne.

Papa Inoçenci i IV, i kenaqur per aktivitetin e misionareve françeskane ne Albania, zgjodhi ndermjet tyre me te shquarit dhe emeroi njërin Kryeipeshkev të Zares, tjetrin Kryepeshkevi i Tivarit (pas vdek-jes te At Gjon Plan-Karpino), si dhe emëroi fraten françeskane, ipeshkëv ne disa dioqezat sufragane.

Ne shekujt XIII – XV, Kryeipeshkevia e Tivarit, mobilizoi shumë fratën minoritë italianë dhe alba-neze, të cilët i dërgoi me misione për të predikuar ungjillin dhe per te mobilizuar popullin kunder heretikëve, shizmatikëve dhe paganëve në Serbi, Bosnie, Kroaaci, Valaki dhe ne Moldavi, duke kontribuar në ripërtritjen besimit katolik dhe ne keto vende.[2, 7]

Literatura:

Anastasi L. M, Bartolini R. Breve storia della famiglia Francescana. Convento di Monteripido, Perugia. Epifania 2013. f. 80

Marcellino da Civezza M. O. storia universale delle

missioni francescane. Vol I. Roma Tipografia Tiberina. 1857, f.124 – 125

Golubovich Girolamo OFM. Della Terra Santa e dell’Oriente Francescano. Tom III (dal 1303 – 1332). Firenze. Collegio di San Bonaventura 1919, f, 90 dhe 225

Tommaso Da Celano, 1. Vita prima di San Francesco d’Assisi, 1228.

Alia Lutfi. Urdheri Françeskan ne Shqiperi. I, II Zemrashqiptare 2014.

Primaldo Koko OFM. Miscellanea. I francescani in Albania. Rivista Studi Francescani Nr XXX; 1940, f. 229– 247

Shalloczy: Illyrisch-Albanische Forchungen II, pag 207. Cituar M. Da Civezza, Roma 1861, pag 395

Daniele Farlati: Illiricum Sacrum. 1751, VII, f. 35).

Etleva Lala: Klerikët shqiptarë të mesjetës në arkivat e Dubrovnikut. Pashtriku.org, 15. 05. 2016:

Donato Fabianich. Storia dei frati minori, 1863, v. II, f. 337

Wadding. Annales anno 1366, nr. 15 e 16),

De Gubernatis. Orbis Seraphicus, 1682, lib. I , f 109 dhe libri V, f. 414

Šufflay Emilianus. Acta et Diplomata res Albaniae Medievalae aetatis Illustrantia. Vol I. II. Zagabria 1918, f. 402

Galvanus de Levanto Januensis. Neophyta doctrina de inferno, Purgatorio et Paradiso… ad Principes Albaniae. Biblioteque Nationale de France. Departement de Manuscrite. Latin 3181. Roma 1295, f 89

Charles Alfred Kohler, Revue de l’Orient Latin e des Croissade, Vol. VI (1898), pp. 343-369

Virgilius Greiderer. Storia dei fratti minori, dai primordi dalla loro istituzione 1777. Lib I”, ff. 120.

Alexis Alexander: Codex Parisinus Graecus 1115. Ribotim i vitit 1996, faqe 237 – 238

Fra Unghelli N Coleti: Italia sacra; Vol IX. Venice 1721. f. 385

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok