18/11/2024

UNIFIKIM KONSPIRATIV KUNDËR KOMBIN TONË

0

Nga Fahri Dahri

Plan i fshehtë i një grupi njerëzish a organizate për të bërë diçka të jashtëligjshme ose të dëmshme; komplot. Konspiracion për të rrëzuar qeverinë”. Ky është një përkufizim që jepet në “Fjalorin shqip”.

Në shkrimin tonë do të përqëndrohemi kryesisht në teoritë konspirative që janë përdorur ndaj kombit shqiptar.

Kjo strategji formohet nga grupe  njerëzish të fuqishëm që planifikojnë fshehurazi veprime të pa besë, të paligjshme dhe të dëmshme që ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve.

Në rastin tonë strategjia konspirative është hartuar në tryezat e përfaqësuesve të disa shteteve me synime të qarta armiqësore kundër kombit tonë.

Sipas literaturave, teoritë e konspiracionit zakonisht shfaqen pas ngjarjeve të rëndësishme apo edhe traumatike (sulme, aksidente, luftë, epidemi, krizë ekonomike, gjenocide) për t’u dhënë atyre një shpjegim të thjeshtë dhe të kënaqshëm, sigurisht mbi baza kamufluese. Ky spjegim i teorisë së konspiracionit, gjen praninë  në situatat me të cilat është ndeshur, kombi shqiptar. Konkluzionet për vërtetimin e veprimeve konspirative, bazohen në ngjarjet e rënda lidhur me  shpërbërjen e iliro-dardano-epirotëve, sot shqiptarëve.

Të shumta janë shkrimet e historianëve, albanologëve, romane, tregime, etj. që vertiten për të gjetur arësyet e vërteta të tragjedive, dramave, masakrave, shpërnguljeve dhe shpërbërjeve të shqiptarëve, që tashmë njihen, lexohen dhe diku hasen shprehje keqardhjeje, diku u shtohet urrejtja, makthet për mos realizimin e zhdukjes të këtij protopopulli. E vërteta është se nuk janë pa sukses përpjekjet konspirative për shpërbërjen, siç është po e vërtetë se këto janë shkaktuar nga ndërhyrjet dhe vullneti i fuqive të huaja, duke zbatuar në fshehtësi teoritë konspirative. Një pretendim i tillë, mundet të interpretohet edhe si heqje e përgjegjësive të brendshme, siç janë akuzat që shqiptarët nuk ndërrtojnë dot shtet, apo janë gjakë nxehtë, etj. etj. Nga ana tjetër, akuzohet se shqiptarët, për të fshehur paaftësinë si shtetformues, e paraqesin veten “një e dy” si viktima të Luftërave Botërore dhe Ballkanike. Këto pretendime, teoritë e konspiracionit i përpunojnë duke i trajtuar sikur ne (shqiptarët) gjoja i përdorim si justifikime që kombit tonë i bëhet padrejtësi dhe që ngjarjeve të rëndësishme politike t’u jepet një origjinë e jashtme. Sigurisht edhe këto qendrime kanë ndodhur dhe ndodhin tek ne, por nuk janë qendrimet e tërësisë së kombit shqiptar. Të tilla pretendimi janë në mendjet dhe justifikimet e disa shtetarëve, të cilët fshehin, veç të tjerave edhe pjesmarrjen e tyre në grupet e organizmave konspirative. Ata kanë menduar dhe vazhdojnë të mendojnë se me këto mashtrime, do arrijnë të pastrohen nga çdo formë përgjegjësie dhe, siç ka lindur në këto tre dekada, nga korrupsioni galopant që po rrezikon demokracinë dhe vetë shtetin.

————

Sipas historianëve, në fakt, sikurse për shumicën e ngjarjeve politiko-historike të kësaj rëndësie, na i trajtojnë si një përzierje të shkaqeve të shumta, me theks vetëm të brendshme. Por njohja dhe analiza e ngjarjeve na shpie tek perdorimi i strategjive konspirative, kryesisht të jashtme, pa dyshim edhe rekrutimeve të disa figurave drejtuese të brendshme.

Do përpiqemi nëpërmjet të dhënave demografike, të konkludojmë se prania e elementit shqiptar në Gadishullin e Ballkanit, ndër shekuj ka qenë një makth i madh që prodhonte shqetësime serioze në strategjinë e shteteve ballkano-europiane për shfarosjen e etnisë shqiptare.

Sipas të dhënave demografike, në prag të Kongresit të Berlinit (03/06/ 1878), në katër vilajetet popullsia shqiptare rezultonte:

Vilajeti.                 Nr. pop.                        Shqiptarë.                 %

Shkodrës              322,000.                         220,000.                    68,2.

Kosovës.                908,915.                         417,250.                     46.0.

——————————————————————————————–

Shuma.                1,230,915.                         637,250.                     51.8.                                 ——————————————————————————————–

Manastiri.             846,495.                        318,650.                     41,9.

Janinës.                 648,000.                        315,000.                     48.6.

——————————————————————————————–

Shuma.                1,494,495.                        633,650.                    42.3.                                                                              ——————————————————————————————–

Totali vilajeteve  2,725,410.                        1,270,900.                    46.7.                                                       ——————————————————————————————–

Në këta tregues del qartë se pesha specifike më e lartë, në të katër vilajetet, përbëhej nga shqiptarët. Kjo sipas rregjistrimeve të kohës, por duhet mbajtur në konsideratë se një numur i madh popullsie e etnisë shqiptare, janë deklaruar serb, bullgarë dhe grekë, si efekt i kamuflimit të etnisë me konvertimin në besimin ortodoks.

Vazhdojmë gjykimin me shifrat zyrtare të kohës. Popullsia me etni shqiptare, siç u tha në fund të shekullit XIX-të, sipas konceptit armiqësor kundër shqiptarëve, ishte shqetësim tepër i madh, si për shtetet fqinje por dhe për shtetet europiane. Një situatë e tillë tronditëse për shtetet e Ballkanit dhe më gjerë, nuk mund të mbetej e pa ndryshur. Në këtë këndvështrim, lindi strategjia afatgjatë konspirative, e cila u vu në zbatim nga Konferenca e ambasadorëve në Londër, me coptimin e trojeve shqiptare. Në këtë shkrim do i anashkalojmë ngjarjet me masakra të ndodhura para vitit 1912, të cilat realizoheshin nën pretekset e përplasjeve mes perandorive, por që plagët më të rënda ndodhnin në trupin iliro-epirot.

II

Numri i popullsisë shqiptare, që banonte në shtetit shqiptar në vitin 1923, ishte (me rezerva) 803,959. Nga numri i përgjithshëm i banorëve në të katër vilajetet (2,727,410) zbresim numurin e shqiptarëve të shtetit shqiptar, po kështu nga numuri i shqipëtarëve në të katër vilajetet (1,270,900) zbresim numurin e banorëve të shtetit shqiptar (803,959), kuptohet qartë realizimi i qëllimit konspirativ. Një operacion i tillë konspirativ e uli influencën e elementit shqiptar nga 46,7% që ishte në katër vilajete në 24,3%. Ky ndryshim strukturor, në dëm të elemetit shqiptar, ndikoi në dobësimin e rolit etnik shqiptar dhe rriti epërsinë e popullsive të tjera në rajonin ballkanik. Njëkohësisht krijoi lehtësira dhe fronte të shumta sulmuese të shteteve fqinje kundër tre grupeve tashmë, të ndara të shqiptarëve.

Në mungesë të të dhënave të plota, sipas viteve që duam të kryejmë analizën, do përdorim të dhënat që disponohen në periudhat të përafërta.  Përafërsisht, para vitit 1913, numuri i popullatës shqiptare në trojet e veta, në të katër vilajetet, ishte 1,270,900 banorë, ose afro 47% e të gjithë popullsisë së përzier në vilajete ku bënin pjesë edhe sllavët, vllehët, maqedonasit, grekët etj.

Për efekt analize e marrim si të mirëqenë shifrën 803,959 të banorëve të shtetit shqiptar të vitit 1923 edhe për vitin 1913. Struktura e shqiptarëve në shtetin Jugosllav dhe atë Grek, ndryshoi në zbritje 22,4%. Prapa shifrave zbulohen mashtrimet, kamuflimet dhe përfitimet!.

Nëse në Konferencën e ambasadorëve në Londër, do vendosej që katër vilajetet të formonin shtetin shqiptar, pa asnjë dyshim Gadishullin e Ballkanit, do e drejtonin shqiptarët. Një rrezik i madh, sipas konspiracionistëve ballkano-europianë. Ishte ky rrezik që nuk duhej të lejonte kompaktësinë etnike shqiptare, prandaj u vendos që ⅔ e territori dhe ½  e popullsisë shqiptare të mbeteshin jashtë kufijve autoktone shqiptare. Me këto koncepte konspirative anti shqiptare, u përputhën edhe interesat e dy shteteve fqinjë të cilat lehtësonin në nënështrimin e elementit shqiptar, tashmë i ndarë në tre shtete. Me atë operacion demografik, palët antishqiptare synonin asimilimin e plotë të etnosit shqiptar. Nuk mohohen rezultatet në favor të tyre, por mbas 110 viteve dallohet qartë një ringjallje në rritje e cila, shpresoj të plotësohet brenda tre apo katër dekadave që vijnë.

—————————

1.- Përqëndrimi në popullsinë  e katër vilajeteve, ku rezultoi 47 % ishin të etnisë shqiptare, na jep të drejtën të akuzojmë konspiracionistët se kanë   trajtuar tezën që territoret dhe popullsia shqiptare, të mos u aneksohen 100% dy shteteve fqinjë jugorë e veriorë. Kështu, sipas tyre ruhet raporti numerik tek shteti Grek dhe Jugosllav, në pakësim (reduktim) të numurit të shqiptarëve.

a). Me marrëveshjet konspirative, Serbia dhe Greqia, pranuan krijimin e shtetit shqiptar siç u vendos në Londër. Pra të krijohej një shtet shqiptar i cunguar, ku elementi shqiptar të shpërndahej në tre shtete. Kjo strategji ndikonte në zvoglim të ndikimit të elementit shqiptar, si rrjedhojë, ata pa e kuptuar humbnin të drejtat për të qenë pakicë shtetformuese.

b). Ky manipulim ishte strategjik. Nëse katër vilajetet shqiptare, do t’u ndaheshin në tërësi mes Greqisë dhe Serbisë, do të krijohej një ndryshim në strukturën demografike tëatyre dy shteteve, me rritje të përqindjes së shqiptarëve, fenomen që godiste sigurinë e dy shteve.

Për evitimin e rritjes së peshës specifike të shqiptarëve, e cila do synonte për të drejtat si popullsi shtetformuese, u krijua konspiracioni për pranimin e shtetit shqiptar të cunguar.

c). Strategjia konspirative, kundër kombit shqiptar, nuk ndalej vetëm masat që popullsia shqiptare të mos arrinte të ishte shtetformuese; por duhej të parashikonte dhe shtronte detyra të detajuara të fshehta, që do të përdoreshin nga të dy shtetet në ecurinë penguese të shtetit shqiptar të cunguar. Për këtë arësye u shtruan si përparësi ndërhyrjet e dy shteteve në punët e brendshme,  në politikat drejtuese të politikës, ekonomisë, në ato ushtarake, sociale, arsimore dhe në sistemin e drejtësisë. Përdorja e santazheve ndaj elementin shqiptar drejtues, udhëheqës, duke ndikuar në zgjedhjen e figurave koruptive, si ryshfetet, ofiqet, mbështetje politike, financiare dhe diplomatike. Me kujdes të mirë menduar në përdorimin e besimeve fetare, të cilat të ndikonin në përçarjen e shqiptarëve mes tyre si katolikë, myslimanë dhe ortodoksë.

Krahas përçarjes së popullsisë brenda shtetit shqiptar, strategjia konspirative ka luajtur rol të fuqishëm tek formula kishtare e dy shteteve ku theksohet: “Çdo ortodoks shqiptar është serb” dhe anagjore “Çdo ortodoks shqiptar është grek”. Kjo formulë pagëzimi e përdorur ka qenë e sukseshme dhe ka ndikuar në identitetin kombëtar të arvanitasve në Greqi, shqiptarëve ortodoksë të cilët janë asimiluar, siç është e njohur tashmë në Serbi, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, etj.

Jo pa rëndësi ishin edhe nxitja drejt veseve të liga si zilitë, grindjet, intrigat, përçarjet deri brenda familjeve.

III

Që teoritë konspirative veprojnë pa rreshtur ndaj kombit shqiptar, veç zhvillimeve shekullore, janë vepruese edhe në epokën tonë. Ato, sado që veprojnë në fshetësi, duke u shfaqur në të gjitha kohrat dhe vetëm kundër etnisë shqiptare, vet dekonspirojnë konspiracionet. Ndikimi i madh në çdo drejtim i veprimeve në kohë me politikat dëmtuese, si efekt i “mbjelljeve” ndër shekuj, arrijnë të veprojnë duke mbërthyer” kokat drejtuese të institucioneve europiane dhe të udhëheqjeve të “komanduara” brenda etnisë, të “mbjellura” edhe gjatë ketyre 100 viteve.

Nuk e trajtoj kështu këtë fenomen si një mendim apo gjykim pa baza, por qendrimet e njëllojshme të shteteve fqinje që nga viti 1913 ndaj dy krahinave etno-shqiptare, tregojnë shumë pastër veprimin e teorive konspirative, të cilat janë të njohura me emërtimet fatkeqe “Megalloidea” dhe “Naçertania”. Dy strategji binjake me veprime ç’njerëzore kundër kosovarëve dhe çamëve. Raprezalje, ç’pronësime, vrasje, masakra, dhunime, poshtërime, dëbime të dhunshme masive dhe gjenicide, në Çamëri 1944-1945  dhe në Kosovë 1999. Të dukshme, të bujshme, të tmerrshme, brutale ndaj etnosit shqiptar kanë vepruar njëlloj strategjitë konspirative. Qendrimet euro-atlantike kanë heshtur dhe heshtin. Qendrime të pa pranueshme, por që realisht vërtetojnë ekzistencat konspirative. Lejohet haptazi zbatimi i kahershëm i zhdukjes së protopopullit, mjet për të varrosur trashëgiminë e kulturave të lashtësisë duke i përvehtësuar dhe trajtuar si kultura greko-romake, vazhdimësi e veprimit të qëllimshëm me shkatërrimin e bibliotekës më të famshme të historisë, një tragjedi dhe një mister i përjetshëm. Brenda mureve të saj, ndodhej tërësia e dijeve të njeriut. Në kohët e lashta, ajo ishte Biblioteka e Aleksandrisë. Sipas Bota.al – 17/07/2019: “Nga mesi i shekullit të tretë para Krishtit, biblioteka mbante rreth 490.000 libra; 200 vjet më vonë, shkrimtari romak Aulus Gellius pohoi se kjo shifër ishte rritur në 700,000″. Me të drejtë është shtruar pyetja: A u humbën mijëra dorëshkrime në një zjarr aksidental? Apo dikush ishte i interesuar për një shkatërrim sistematik nëpër shumë vite?”.

E, këto pyetje dyshuese nuk mund të thuhen për aleancat mes disa shteteve që kanë përdorur e përdorin të gjtha mënyrat dhe mjetet kundër protopopullit etnik shqiptar. Koha, ngjarjet, historia nuk lejojnë mëdyshje. Çdo fillim, ka fund. Kjo dihet, por në rastet e së keqes, lypset ndërhyrje për afrimin e fundit.

IV

Lidhur me konspiracionin e huaj shumë shekullor, kundër etnisë tonë, në këto afro 100 vite, janë shfaqur shenjat e fillimit të fundit. Teorikisht kur nis të veprojë fillimi i fundit, koha ecën shpejt dhe vitet bëhen muaj. Nuk mundet të mos kuptohet si fillim i fundit njohja e etnisë shqiptare në vitin 1913 (pavarësisht cungimit); nuk injorohet afrimi i fundit, me krijinin e shtetit të Kosovës, as njohja e pakicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pjesmarrës ligjor në formimin e shtetit; sikundër dhe shqiptarët etnikë të Malit të Zi. Dikur Europa na quante “njerëz me bisht”, na mohonte me Bismarkun se “nuk ka racë shqiptare”, apo “një pikë, ose një shprehje gjeografike”. Sot anëtar të OKB-së, të NAT-os, me tregues të arrirë për anëtar të BE, anëtar i Këshillit të Sigurimit, anëtar me zë të fuqishëm në shumë organizata ndërkombëtare, partner i strategjik me SHBA, pa mëdyshje vend strategjik.

Personalisht keto vlerësime nuk i shoh si merita të ndokujt, por i ndjej si fundin e veprimeve armiqësore të ndërthurura nga organizma konspirative kundër “bërthamës” pellazgjike që është konservuar dhe ruajtur me kujdes nga sulmet vrasëse të përvehtësuesave të kulturave të lashtësisë. E drejta është triumfuese. Vetëm vrasësit e jetës nuk arrijnë t’a kuptojnë. Po. Të tillë nuk kanë munguar edhe në etninë tonë.

Studjues: Fahri Dahri

23/04/2022.-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok