22/12/2024

Une dhe Lazarati….

0
Nikoleta-Kovaci

Nga Nikoleta Kovaçi

8 vjet ma pare u gjenda ne Lazaratin e sulmuem nga policia! Duke ditun synimet e ministrit kampion te Edi Rames, duke njohun ne thelb etjen e qeverise komuniste qe ishte instalue ne Shqipni, e shihja cdo bime te kesaj droge me meshire! E dija se edhe ata polica qe ishin aty, po si une qe do te ishim te mjere po aq sa ajo lande qe nha aty u kthye ne kancerin e shqiptareve!

Dikush do te thote se ata qe merren me te pak e paçin, ama kujtdo i ka ra per pjese me shkue ne nje familje qe iu ka vra nje mashkull per droge ne kte vend, qe i asht zhduk nje burre familjes e ne mos ka perfundue ne Ekuador, Venezuele e Brazil ne sherbim te bandave qeverisese, e nanat e tyne qajne thujse njesoj edhe nese ua kane krijue salltanetet mjerane te mermerta qe ngjajne me varreza te gjallesh!

E kujtoj çdo detaj te asaj dite! Kur u gjendem ne nje vile te braktisun me nje prokuror e tre drejtues policie teksa nxirreshin arsenal armesh qe as neper filma si kisha pa deri atehere! Mendova krejt fatkeqesine qe po i kanosej vendit! Ato arme i kam pa vetem ne depot e keso kohshme te strehueme neper Tirane ku bahen pazaret e krimeve nder shqiptaret e tane botes! S’di me thane nese jane ato, apo jane te reja, ama di me thane se Lazarati sherbeu si metastaze per qeverine e inkriminueme ne deje te Edvin Rames!

Duke e shpernda ne tane Shqipnine, Lazarati i asaj kohe deshmoi se Edi Rama me skalionin e tij kishin llogarit me detaje gjithcka per ta vene ne sherbimin e tyne e kunder shqiptareve qe vriten pa da vetem per kanabisin qe u mboll ne Lazarat e mbiu ne cdo pllame te vendit!

Vs-se harrova, ishte koha kur edhe bajshim Gazetari😭

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok