21/12/2024

“Ujërat e zeza” kanë plasur! Nuk ka kolektor që i mban më!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi
U desh një aksion kontrolli i prokurorëve të SPAK që njerëzia të binden plotësisht se „ujërat e zeza“ të Rilindjes kanë plasur. Për mua kishin plasur me kohë. Qeveria e krimit do të mbushej më kriminelë aq shumë, sa depozita e pushtetit nuk do t’i mbante më. Dhe në fakt kështu ndodhi. Bandat kriminale e mafioze sollën në pushtet përfaqësuesin më tipik të botës kriminale në politikën shqiptare, Edi Ramën.
Më kujtohet një takim me doktor Berishën diku gjashtë muaj pasi kishin ardhur në pushtet rilindasit. Ishte te godina e Coin. „Jam i shqetësuar Enver, tha doktori, sepse ky (Rama) është i lidhur me bandat kriminale. Një kryeministër bëhet rrezik për vendin edhe po të jetë i korruptuar, edhe po të jetë spiun i një shërbimi armik. Por nëse kryeministri është i lidhur me krimin e organizuar ,me bandat e tij dhe ato mafioze, atëherë vendi (Shqipëria) vihet në rrezik serioz. Vihet në pikëpyetje ekzistenca e kombit”, vazhdoi Doktori. Unë e kundërshtova. Isha skeptik dhe mosbesues për këtë që thoshte doktor Berisha. I thashë se „nuk është e mundur Doktor, shteti ka funksion pikërisht luftën kundër krimit të organizuar dhe bandave kriminale, ndryshe nuk quhet shtet“!
Për të ma mbushur mendjen për ato që thoshte më dha një shembull. – Në Himarë, tha Doktori, një sipërmarrës ka fituar tenderin prej 3-4 milion euro për ndërtimin e një rruge atje. Ky sipërmarrësi është nga Himara. Është i lidhur me Koço Kokëdhimën. Ne i kemi dhënë tenderë rrugësh kur ishim në pushtet. Sepse na dukej se po i fyejmë banorët e Himarës, nëse çonim një firmë nga Tirana për të ndërtuar rrugë të shkurtra në atë zonë. Por çfarë ndodhi? Shkojnë aty dy përfaqësues të organizatës terroriste „Hakmarrja për Drejtësi“ dhe i thonë sipërmarrësit himariot, „Hiq dorë nga tenderi, se do e marrim ne“! Ia kërkuan këtë me shkrim. Sipërmarrësi në fjalë kundërshtoi. Atëherë, vazhdoi Berisha, njëri nga këta të hakmarrjes nxori telefonin dhe mori dikë. I tha se ky nuk heq dorë, çfarë të bëjmë me të. Telefonuesi nga Tirana i thotë t’ia kalojë telefonin dhe sipërmarrësi dëgjon‘ „Edi Rama jam! Bej siç të thonë ata e mos zgjat“! Këtë histori e kishte dëshmuar vetë i dëmtuari, në shenjë revolte për atë që i ndodhi. Pra, kryeministri i Shqipërisë gjente dhe gjen kohë të merret me interest klienteliste të anëtarëve të një bande terroristësh?!
U mendova shumë. Njëmijë enigma më vlonin në kokë! T’i besoj Doktorit, apo jo? Nuk doja që kryeministri i vendit tim të ishte kriminel. Por as kisha argument ta kundërshtoja atë që më thoshte Berisha. E kam mbajtur këtë tregim të freskët në mendjen time, sepse nuk më ka lënë ta harroj vetë kryeministri Rama. Me mbështetjen e pa rezervë dhe promovimin e dhjetëra dhe qindra kriminelëve mafiozë e banditë deri në parlament e në qeveri. Irena e tre mbiemrave është rasti më i fundit! Nuk u desh shumë kohë për t’u bindur se kryeministri i vendit tim është vetë kriminel, madje kreu politik i të gjitha bandave dhe banditëve me shumicë në këtë vend. Tani bandat kriminale e mafioze janë shumëfishuar. Kanë shumëfishuar edhe të ardhurat në valutë. Paratë e tyre të fshehura në shtëpitë e tunelet që ato kanë ndërtuar, e tejkalojnë shumën e parave që bankat tona mbajnë në arkat e tyre.
Ai ishte padroni i Organizatës Terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”, e cila kreu akte terrori në supermarketin VEFA dhe vrau ish- drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Kaloshi. Ishte dhe është padron i Sajos dhe bandave mafioze të tij. Ishte dhe mbeti deri në fund besnik i akullores dhe Avdylajve të Shijakut, të cilët i japin postin çdo kandidati rilindas në Bashkinë e Durrësit e më gjerë. Madje paguajnë edhe ndonjë demokrat që të vendosin në krye të pushtetit lokal dhe deri universitet kukullat e tyre të krmit. Durrësi është i rëndësishëm për Edi Ramën, sepse aty kalon kontigjenti më i madh i drogës kolumbiane dhe më gjerë. Ndaj dhe lidhjet me bandat kryeministri i mban direkt, ose përmes sipërmarrësve të mëdhenj oligarkë dhe politikanëve që çon ta përfaqësojnë në qarqe. Jo më kot p.sh Taulant Balla shëtit nga Elbasani në Fier, dy qendrat kryesore të mafies dhe gurpeve kriminale në Shqipëri.
Ndërsa Vlora është “e pastër”! Askush nuk raporton dot nga Vlora për ndonjë rast të veçantë trafiku të drogës, apo goditjes së bandave kriminale. „Në Vlorë nuk ka mafie, nuk ka kriminelë, nuk ka banditë“! Gjithnjë sipas medieve dhe raportimeve nga qeveria e policia e Edi Ramës. Ndodh kjo, sepse kështu ka urdhëruar kreu i mafies dhe bandave kriminale në zyrën kryeministrore në Tiranë. Vlorën e ka nën survejim dhe nën kontroll direkt të vetin. Pa ndërmjetës. U përpoq në fillim ta ndante tortën vlonjate me Koço Kokëdhimën, por sapo i premtoi të kalojnë pensionin bashkë, e largoi nga vetja.
Megjithatë ujrat e zeza të bashkëpunimit të qeverisë dhe kryeministrit shqiptar me mafien, si dhe grupet kriminale e mafioze kanë plasur. Tani rezulton se dardhat nuk janë ngënë pas shpinës së kreut tonë të ekzekutivit. Ato janë dardha që u mblodhën për t’u ngrënë në sytë dhe nën përkujdesjen e kryeministrit. Kush thotë se Sajmiri lundronte në det me trafikantë dhe shefi i tij, nuk e dinte, është naiv. Kush beson se Arben Ndoka nuk u bë deputet për shkak të aftësive të tij në krim, ai nuk ka sy! Kush mendon se Tigri, akullorja, e të tjerë “ia hodhën” Edi Ramës, është idiot! Askush nuk ia hedh dot Edi Ramës! Thjesht janë prishur pazaret! SPAK ka në dorë, nëse ia mban, të gjejë një të penduar! Vetëm atëherë mund të pastrohen ujrat e zeza që i kanë shpërthyer Edi Ramës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok