03/12/2024

Këngëtari i mirënjohur Dren Abazi sjell stil dhe ektravagancë me brandin e tij të veshjeve Dren Abazi Brand

0
Dren-Abazi-3

Këngëtari i mirënjohur Dren Abazi vjen me brandin e tij të veshjeve Dren Abazi Brand.  Me një stil krejt të veçantë, ekstravagant dhe të guximshëm, por edhe detaje që nuk i keni hasur më parë, të paktën jo në brandet shqiptare.

Në veshjet dhe aksesorët, këmishë, xhaketë, fustan, shall, etj. për meshkuj dhe femra, ndërthuren tingujt e artit të Dren Abazit dhe cilësia e prodhimit që vjen nga përvoja mbi 30 vjeçare e kompanisë së prodhimit të veshjeve SAM Albania.

Ju do të dalloni , nëse paraqine në festë me veshjet e këtij brandi.

Dren Abazi Brand sjell stil dhe identitet. Ngjyrat dhe design ju afrojnë me tinguj e këngëve të tij, pasi në paketimet e veshjeve, ju keni një QR Code, që mjafton të skanoni dhe në telefonin tuaj shfaqet kënga që mund të dëgjoni.

“Përvoja e konsumatorit është prioritet për ne, thotë Felice Emanuels”, hartueseve dhe zhvilluese e brandit. Nëse blini një këmishë apo shall, ju shijoni të gjithë procesin,  që nga koha e porositjes, format më të thjeshta të pagesave, deri tek mbërritja e pakos në shtëpi.

Në paketimin ekologjik ju gjeni një nga titujt e këngëve të Dren Abazit, e shoqëruar me QR codel, i cili, kur skanohet e ri-drejton përdoruesin në këngën e përmendur në Spotify.

Stili i brandit, që nga dizenjimi deri tek paketimi, është i ndikuar direkt nga shijet dhe identiteti i Dren Abazit si artist, në skenë dhe jashtë saj. Për çdo produkt të ri në material dhe design, Dreni është testuesi i parë i produktit, i cili jep opinionin e tij.

Felice thotë, “si brand, ne duam të përcjellim një emocion tek klienti ynë, siç dhe Dren Abazi përcjell një emocion dhe atmosferë në çdo performancë dhe këngë të tijën. Prandaj mendoj se në vend që të kemi bërë një biznes të ri, ne në fakt kemi krijuar dhe zhvilluar një brand të plotë”

Ju mund të vizitoni këtu dyqanin online dhe të porosisni produktet e preferuara, ose të ndiqni brandin në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok