21/12/2024

UÇK-ja në gjyqin e turpit të shekullit 21

0
UCK_KLA

Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik
Nga Keze Kozeta Zylo
Nuk kam ndërmend të shkruaj qoftë dhe një paragraf se çfarë trishtimi më dha kur pashë sot nga ekrani im në New York vëllezërit shqiptarë të Kosovës, udheheqësit trima te UÇK–së në bankën e të akuzuarve në gjyqin special të Hagës, sepse ne se je shqiptar patjetër që ke ndjerë trishtim dhe dhimbje, dhimbje gjer në asht nga gjyqi i turpit të shekullit 21.
Une dua t’ju drejtohem bashkëkombasve të mi, shteteve dhe dy parlamenteve të Kosovës dhe të Shqipërisë për t’i drejtuar notë të fuqishme proteste Hagës dhe OKB-së që lejojnë këtë gjyq maskaradë kundër luftëtarëve të UÇK-së. Natyrshëm që u be demonstrata më e madhe deri më sot ne Kosove në mbrojte të udhëheqësve të UÇK-së si të akuzuar, por kjo nuk mjafton…
Prokurorët e gjyqit të turpit të Hagës kërkojnë dënimin kapital me çdo kusht për këta luftëtarë trima si për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Salih Mustafa, ish-eprori i lartë i UÇK-së. Dhe e gjitha kjo është se pas dënimit të tyre duan ta nxjerrin UÇK-në si organizatë terroriste.
Gjykata speciale me seli në Hagë duan ta paraqesin luftën me Serbinë se ka qenë luftë fetare midis katolikëve dhe myslymanëve dhe jo luftë për të mbrojtur tokën tonë si autokton që kur ka lindur njerëzimi.
Lojërat e ndyra të serbit, rusit dhe të fqinjëve i ka ndjerë shekull pas shekulli mbi kurriz populli shqiptar.
Sot Diaspora, F/B dhe gjithë rrjetet sociale, mediet duhet të zjenin nga protestat me shkrim dhe me gojë, natë e ditë kundër këtij gjyqi të paprecedent që ka ndërmend të dënojë vëllezërit tanë, për rrjedhoje dhe Kosovën.
Diaspora shqiptare, shoqatat atdhetare duhet të ngrihen në këmbë për poshtërimin dhe mohimin e vlerave atdhetare që i bën kjo gjykatë speciale në Hagë, UÇK-së.
Kjo gjykatë speciale qe ka të punësuar një ekip prej 170 personash dhe harxhon 44 milionë euro në vit duhet të nxirret jashtë lojës së ndyrë dhe ato 44 milionë euro t’i jepen dëmshpërblim nënave që rritën dhe po rrisin femijët jetima në fshatra dhe qytete të tëra.
Nuk ka shqiptar dhe bir shqiptari të mos tronditet dhe krenohet, kur dëgjoi z.Hashim Thaci para trupit gjykues duke thënë se: “Deklaroj se jam i pafajshëm! Ne besuam në veten tonë, në vendosmërinë tonë, për të qenë të lirë. Të gjithë ne në Kosovë e dinim që gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të SHBA-së, nuk do të ishim kurrë të lirë dhe të pavarur. Ne në Kosovë gjithmonë kemi mbështetur drejtësinë, e drejtësinë ndërkombëtare në veçanti”.
Si bijë shqiptare shqetësoshem se Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik. Këtë lojë të drejtuar nga lobi serb dhe bashkëpunëtorët e tyre përfshi dhe tradhtarë të Kombit i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë, pasi Kosova është e pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta gjykojë dhe terrorizojë.
4 Prill, 2023
New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok