06/10/2024

Tu e sulmue, ia hupën edhe dobësit! Ky asht Sali Berisha!

0

Nga Enver Bytyçi

Qysh ditën e atij maji 1990 e deri më sot u sulmue, u godit, u luftue, u urrye dhe u linçue. Madje edhe ma përpara. Nuk lanë gja pa ja thanë! Jo një ditë, as një muaj, apo një vit! Por plot 35 vjet! Atëherë i thojshin tradhtar e renegat i komunizmit, agjent i imperializmit, amerikanëve! Ma vonë e banë fashist, ballist, zogist e çka nuk i thanë! Ka do vjet janë kthye e i thonë komunist, anti-ballist, anti-zogist! Nuk lanë bisht pa ia ngjit! Kurrë nuk pat bisht! Po fansat e Vlladan Gjorgjeviçit nuk e lanë asnjë kohë pa bisht!

Nuk ngeli politikan kundërshtar pa i thanë “armik, kriminel, tradhtar”! I thanë se “je i korruptuem”! Se “ke rrënue demokracinë”! Se “ke krijue destabilitet”! Ish fjala për kohën kur qe kryeministër. Harruen se asokohe Hillary Clinton erdh n’Tiranë e i tha “kampion I demokracisë”! Kur erdhën në pushtet sajuen do shishe me etiketën e coca colës e i përdorën si provë e “asgjësimit të njerëzve në masë”! Pra, e akuzuen për “krime kundër njerëzimit”! Ishin e janë të njajtët që nuk guxojnë ta dënojnë Serbinë për krime kundra njerëzimit e genocid në Kosovë”! Ia vranë bashkëpunëtorin ma të ngusht, Azem Hajdarin, dhe i thanë se “ti bane grusht shteti”! E sot po ata po bajnë përditë grusht-shteti në kët vend, sepse asnjë ligj i tyne nuk mbron as qytetarin, as interesat e Shqipnisë!

Ia vunë vetë flakën Gërdecit për mos me lanë me u pranue Shqipninë në NATO e prej asaj kohe të njajtët i thonë “vrasës”! E dhunuen institucionin kryesor të vendit, kryeministrinë, me orë të tana e kur dështuen dhanë urdhën të vriten njerëz! E prej 21 janarit 2011 vazhdojnë t’i thonë se “Ke ba masakër në bulevard”! E thoni pastaj se këta ditëzij nuk janë “lavire të bulevardit”!

Po nuk i thanë asnjiherë se ishe ti i pari në ish-Lindjen komuniste që kërkove anëtarësimin e Shqipnisë në NATO dhe që e finalizove këtë anëtarësim më 2009-ën! Nuk I thanë se ishe ti i pari, që hyne në Shtëpinë e Bardhë! As se ishte ti i vetmi, ai që prune në Shqipni presidentin amerikan Bush! Ia njohin meritën vetit edhe kur një grue lind pas 12 vjet martesë! Po atij nuk duen me ia njoftë meritën e liberalizimit të vizave për shqiptarët!  Nuk ia zunë n’gojë asnjiherë se “Ti Sali bane mijëra km rrugë”! Madje bane Rrugën e Kombit në aq kohë sa “unë, Edi, nuk munda t’i baj 5 km në autostradën për Elbasan! E Po baj 11 vvjet në pushtet e prapë shqiptarët udhëtojnë në të njajtën rrugë që bane ti, se unë as prej Rinasi në Qafë – Kashar nuk kam mund ta bëj nji rrugë”!

I morën të gjitha dosjet e tij. Me ekip, me juristë, ekonomistë e plot qitapxhi të tjerë. Me çdo kusht e dojshin në burg. Po nuk gjetën gja! Nuk kish pasë asnji qindarkë të vjedhun në xhepin e vet! E masandej ia nisën me MeConigala, me lobim e me blemje diplomatësh në Amerikë e në Europë. E dojshin kulak, pra non-grata! Ata e dijshin mirë se sa e idhtë asht me qenë “kulak”! E mbasi e përgatitën dosjen, duelën e i thanë publikisht n’parlament: “A munesh me e kalue oqeanin, Sali”?! Ai nuk dinte gja at moment. Por ma von; e kuptoi se kishte ni kurth.

I thanë tërhiqu nga politika, se ndryshe do t’bajmë kulak, do t’shpallim non-grata! I thanë tërhiqu nga parlamenti, se po t’bamë kulak, ti e di se ne dimë qysh edhe me t’fut n’burg. “Ne e derdhim polikin n’maje t’Dajtit e t’i lagim bythët ty n’Tiranë”! Kështu i thanë! Edhe u munduen! Fort u munduen! Po fort ama!

Megjithatë lisi nuk luejti vendit! Unë nuk e di se cili do t’jetë fundi i kësaj beteje! Por moralisht ai e ka fitue betejën! E duke e luftue, duke e sulmue, duke e linçue, ia hupën edhe disa të meta e dobësi, që ai ka muejt me i manifestue si president, kryeministër apo kryeopozitar! U ba 79 vjeç e tash ose shahet e mallkohet prej atyne që nuk e duen, ose adhurohet prej atyne që e duen! Ky asht Doktor Sali Berisha! Si aksush tjetër në historinë e këtij vendi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok