26/12/2024

TREGIMET  “LUTJET  E MBRËMJES”  TË  ANTON  PASHKUT

0
Anton-Pashku-Lutjet

Nga Ma. Blerinë Hajdini Murselaj

Libri me tregime “Lutjet e Mbrëmjes” i Anton Pashkut, përbëhet me tregime nga një tematikë e larmishme, ku përmes këtyre tregimeve, Pashku udhëton në jetën e përditëshme të shoqërisë. Ky libër strukturohet në kapituj të cilët kapituj sjellin tematikën e librit me tregime në tërësinë e tij. “Reksi lehu dy herë”, “Dega e fshehur”, “Krokatja e korbit”, “Njeriu lakuriq”, përbëjnë kapitujt e këtij libri me tregime, që secili kapitull trajton temat, që ndërlidhen me motivet e jetës së përditëshme.

Në kapitullin e parë “Reksi lehu dy herë”, janë tregime me një shtrirje të gjerë të temës fantastike sepse në këtë kapitull te tegimet “Vdekja solemne” dhe “Një kallëzim pa lidhje por në mënyrën dëftore”, jepen pamje dhe momente të përfytyruara që shfaqin gjendjen e personazheve, duke i kujtuar më të dashuritë e tyre.

Në tregimin “Vdekja solemne”, jepet një situatë jetësore që krijon gjendjen emocionale të personazhit, duke e fut në imagjinatë të thellë personazhin ku e përfytyron para vetes portretizimin e kafkave të anëtarëve të familjes, por gjithmonë duke i kujtuar si njerëz me vlera të larta njerëzore, por gjithmonë duke pasur një fund apo vdekje solemne, për të bëmat e tyre. Në këtë tregim herë jepen pamjet e një bisede, me kafkat e renditura para personazhit dhe herë flitet për të bëmat e tyre, që gjithmonë krijohet një bisedë e imagjinuar brenda tregimit në fjalë.

Edhe në tregimin tjetër “Një kallëzim pa lidhje por në mënyrën dëftore”, jepen pamje të një bisede të imagjinuar, ku përmes imagjinatës krijohet një pamje që një patate ngjasonte me kukullën e vajzës së tij, ky identifikim i imagjinuar brenda këtij tregimi krijon pamje dhe dashuri te personazhi. Pra, në këtë tregim idenfikimi përmes figurave është aq i fuqishëm saqë krijohet imagjinata dhe një mishërim i skajshëm i personazhit për të bijën e tij. Duke qenë larg saj, ai imagjinon dhe e identifikon gjithçka që e rrethon me të. Pra, mund të themi se në këtë tregim pos që kemi një imagjinatë të pastër po ashtu kemi dhe një dashuri të pafund nga ana e personazhit.

“Dega e fshehur”, është kapitulli i dytë, brenda librit me tregime “Lutjet e Mbrëmjes” të Anton Pashkut, ku bëjnë pjesë tregimet: “Nën qarr po rrinte vasha”, “Vertikalet”, “Dashuria”, “Dikush trokiti ngadalë”, janë tregimet që sjellin temën e dashurisë, ku autori portretizon dashurinë njerëzore, si dashuri që shfaqet bota njerëzore dhe shoqërore. Në këto tregime dashuria na del në disa forma ku herë, kemi një dashuri të ndaluar, si te tregimi “Nën qarr po rrinte vasha”, ku personazhet shfaqen si personazhe të pafajshme, për atë se çka ndodh në jetën e tyre sepse këto personazhe nuk arrijnë që të vendosin për të ardhmen e tyre, dhe në të njëjtën kohë dalin si personazhe me një jetë të vështirë, duke mos pasur mundësinë e që të vendosin për veten e tyre.

Ndërsa në tregimin tjetër “Vertikalet”, jepen esencat e një dashurie që shfaqet herë si dashuri dhe herë si refuzim në mes personazheve, sepse tashmë personazhet mesvete shfaqin të gjitha elementet e lartëpërmendura dhe krijojnë një situatë që herë është kundërshtim dhe herë është mospajtim por që gjithmonë përfundon me një dashuri. Pra, edhe në këtë tregim jepen elementet e një dashurie të pastër por me disa kundërshti të vogla por gjithsesi të rëndësishme për personazhet.

Tregimi “Dashuria” mund të themi se është tregimi më i rëndësishëm brenda këtij kapitulli për faktin se në këtë tregim flitet për një dashuri të pastër dhe pa ndalesa, ku dy të rinjtë e ndjenin dashurinë ashtu si duhet, duke mos pasur frikën për ndëshkim nga askush. Në tregimin në fjalë. Pra, dashuria që përjetohet në këtë tregim, përshkruan temën brenda këtij tregimit dhe krejt kapitullit, sepse edhe vet ky titull jep shenjën e një tregimi të tillë.

Ndërsa kapitulli “Krokatja e korbit”, është një kapitull mban temën e vetmisë dhe mërzisë te personazhet brenda tregimeve, dhe në të njëjtën kohë këto personazhe pasqyrojnë gjendjen e tyre emocionale. Pra, për nga tema ky kapitull si duket është prej kapitujve që e plotësojnë në një formë dhe titullin e librit me tregime “Lutjet e Mbrëmjes” sepse gjithmonë personazhet shfaqin lutje, mërzi, vetmi e më shumë dëshira të pa realizuara në të njëjtën kohë.

Kapitulli i fundit “Njeriu lakuriq”, është një kapitull përmbyllës dhe në të njëjtën kohë një titull figurë, që simbolizon njeriun e vetmuar dhe të kthyer nga vetvetja edhe pse rrethohet nga shumë të tjerë të gjithë largohen për një moment! Pra, libri me tregime “Lutjet e Mbrëmjes” i Anton Pashkut është një liber që përbën një tematikë mjaft të pasur nga realiteti shoqëror dhe ai personal, duke rrëfyer personazhet nga përvojat e tyre personale, por asnjë here të mos u dorëzuar përball sfidave!

Pra, “Lutjet e Mbrëmjes”, janë lutje për jetën, për dashurinë, për miqësinë, për veten etj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok