14/12/2024

Tradhtia e Edi Ramës në optikën e rilindasit të madh, Sami Frashëri

0
Enver-Bytyci1

Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për t’u bashkuar me armiqt’ e Shqipërisë, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë… – Sami Frasheri

Nga Enver Bytyçi

Këtë citim të ideologut të Rilindjes Kombëtare Sami Frashëri e postoi mbrëmë në rrjetin e tij social Profesor Kastriot Islami dhe më nxiti që të bëj një interpretim të mundshëm rreth konceptit të korifeut të Rilindjes sonë.

Duket sikur Sami Frashëri në vitin 1899 me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, ka dashur të portretizojë pseudorilindasin e viteve 2013-2022…. pra kryeministrin e sotëm, Edi Rama. Prej gati dhjetë vitesh shqiptarët janë bombarduar me propagandën rilindase të Edi Ramës, e cila shërbën pikërisht për të maskuar tradhëtinë ndaj rilindasve të vërtetë si Sami Frashëri. Nuk ka lëvizje politike kaq të pacipë, e cila të programojë anti-rilindjen dhe të maskohet me emrin e shenjtë të shqiptarëve atë që ne e quajmë Rilindje Kombëtare Shqiptare.

Sami Frashëri ka vënë themelet e shtetësisë shqiptare në planin teorik. Mund të thuhet pa frikë se vepra e lartpërmendur e tij ishte përcaktimi më i saktë i një kushtetute të shtetit shqiptar. Ndërkaq emëtimi i tij në atë vepër për tradhtinë dhe tradhtarët është një monument dhe kategori përcaktuese që nuk na le të gabojmë. Edhe kur i thërrasim mendjes e themi “Mos e teprova kur i themi Edi Ramës apo Hashim Thaçit tradhtar”?!, përsëri na ndihëmon korifeu i shqiptarizmit, Sami Frashëri për t’i dhënë vetes të drejtë.

Përcaktimi i tij i mësipërm më ndihëmon për një përqasje të asaj që bën kryeministri i vendit tim me Kosovën. Në këtë rast Edi Rama është ndarë nga shqiptarët dhe është bashkuar me armitqt’ e Shqipërisë. Prandaj, sipas asaj që thotë Sami Frashëri, duhet të etiketohet si tradhtar dhe si “armik i kombit e mëmëdheut”. A mund ta provojmë këtë? Po, madje me fjalët dhe veprat e vetë Edi Ramës.

Rama ka deklaruar disa herë se me shqiptarin kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, nuk pajtohet për disa gjëra. Ndërsa në praktikë me presidenten e kësaj Republike, Vjosa osmani, nuk pajtohet asnjëherë. Por ndërsa nuk pajtohet me këta dy shqiptarë patriotë, ndërsa është ndarë prej tyre, ai pajtohet në çdo gjë me armikun e Kosovës, Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq. Këtë e thotë me mburrje në çdo samit ndërkombëtar. Ndërsa Vuçiq thotë se “Unë me vëllaun tim binjak, Edin, merrem vesh për çdo gjë”! Fjalë për fjalë është kjo, e pa cënuar në deklaratën e presidentit të Serbisë.

Po në praktikë? Praktikisht kryeministri i Shqipërisë punon si avokat i Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq. Nuk ndodh ndonjë samit, takim formal ose jo formal, mbrëmje apo drekë pune, në të cilën zoti Rama të mos flasë me pasion në mbrojtje të lidhjeve ruse të “vëllaut të tij binjak”, siç thotë Sandri. “Mos e detyroni Serbinë të vetëvritet”! “Mos i kërkoni Serbisë të vendosë sanksione kundër Rusisë, sepse 80 përqind e serbëve janë pro Putin”! “Vëllau im, Aleksandër, është paqësor, është garanci për stabilitetin në rajon”! “Ne, bashkë me Sandrin, do ta çojmë përpara procesin e paqes në Ballkanin Perendimor”!

Dhe siç e parashikonte Sami Frashëri para 123 vitesh, kurbani i kësaj miqësie, vëllazërie, binjakërie e avokatie të Edi Ramës është dhe mbetet Kosova. Pse Kosova? Madje ajo mbetet edhe viktimë e “paqes, stabilitetit dhe sigurisë së projektuar nga Rama-Vuçiq”, sepse ky lloj opsioni I tyre përmban zhbërjen e shtetësisë së Kosovës. P.sh kur zoti Rama foli në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës brenda të njëjtës fjali përmendi genocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe “spastrimin etnik në Kosovë”. Ndërkaq nuk përmendi as autorët e genocidit në Bosnjë-Hercegovinë, as ata të “spastrimit etnik në Kosovë”. Në të njëjtën fjali gjen dy anti-teza:

Së pari, genocidin serb në Kosovë e konsideron spastrim etnik. Kjo është e pavërtetë. Nëse kryeministri ynë dëshiron të dijë nocionin e fjalës “genocid”, atëherë do t’i thoja të lexojë Konventën e OKB-së të dhjetorit 1948 për genocidin. Spastrimi etnik mund të bëhet edhe me metodat që sot përdor Edi Rama, pra duke ua nxi jetën njerëzve dhe duke i detyruar të ikin nga vendi i tyre. Këtë e ka bërë Milosheviçi dhe Vuçiq në Kosovë. Por krahas kësaj ka ndodhur genocid. Dmth vrasje, asgjësim fizik, asgjësim i pronës, zhdukje e trashëgimisë kulturore e historike, dhunë e përdhunime, shpërngulje masive me dhunë nën tytën e armëve me qëllim tjetërsimin e territorit. Pse? Thjesht se shqiptarët i përkasin një etnie jo serbe dhe të qenit banorë të Kosovës i bën edhe pronarë të saj.

Eshtë qëllimi si dhe shkalla e terrorit që përcakton e kushtëzon nocionin genocid. Dhe nuk ka ekspert në botë që nuk do të mundë ta klasifikojë dhunën serbe në Kosovë ndryshe, përveçse si genocid. Një përcaktim i tillë heq çdo alibi të Serbisë për pavarësinë e Kosovës dhe pranimin e saj pa kushte. Pikërisht këtë gjë synon të evitojë Edi Rama. Të largojë përgjegjësinë e Serbisë për këtë genocid. Ai po rehabiliton Serbinë genocidiste dhe po izolin Kosovën. Ky është produkti më shkatërrimtar i tradhtisë së kryeministrit shqiptar.

Së dyti, Kur zoti Rama përmend genocidin e “spastrimin etnik” nuk shton përcaktorin “serb” pas tij. Këtë nuk e bën padashje, ashtu rastësisht. Ne e kemi parë atë sa epitete, krahasime, përcaktorë dhe ndajshtime përdor kur është fjala për të sulmuar Sali Berishën apo Ilir Metën. Pra aftësia e tij është e spikatur në këtë fushë. Por në raport me Serbinë dhe presidentin e saj tregohet i kujdesshëm, madje miqësor e në rolin e avokatit. Edhe në këtë plan ai është ndarë nga shqiptarët dhe i është bashkuar armikut të shqiptarëve.

Atëherë pse duhet të kemi ndjenjë faji, kur kryeministrit tonë i themi tradhtar?! Këtë e thotë themeluesi i doktrinës së shtetit shqiptar, Sami Frashëri! E çfarë duhet bërë me këtë tradhtar? Minimumi duhet izoluar e rrëzuar nga pushteti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok