21/12/2024

“TI ERDHE ME BUKURINË E VJESHTËS” libri plot emocion i poetes Xhuljeta Ferraj

0
Xhuljeta-Ferraj-Ti-erdhe

Nga Albert Z. ZHOLI

“TI ERDHE ME BUKURINË E VJESHTËS”,  është shkruar nga autorja Xhuljeta Ferraj, që punon dhe vepron midis Italisë dhe Zvicrës.Është një libër me 60 poezi, një libër praktik, jo i lodhshëm për lexuesin, por i këndshëm që mund të lexohet për pak kohë.

Poezitë janë me temë të lirë.

Shkrimtarja Ferraj është poete emocionale, që frymëzohet aty për aty, nga ngjarjet e jetës reale të përditshme.

Libri është i të gjitha zhanreve, nuk ka një zhanër specifik.

Libri përmban edhe  poezi dashurie siç është :Ti je princi im.

Ose poezi mallëngjimi siç është :”NUK I HARRON AS ZEMRA, AS HISTORIA”.

Ky libër është shkruar gjatë periudhës së pandemisë, dhe sapo ka dalë nga shtypi, nga shtëpia botuese në Kosovë, “RUGOVA ART” Prishtinë.

Autorja është një Artiste dimensionale.

Ajo ka shkruar 3 libra me poezi, një dramë, një roman, dhe një skenar filimi.

Ajo është aktore profesionale internacionale, ka mbaruar Akademinë e Artit “INTERNAZIONAL, FILM, THEATËR-, PRODUKSION ” në Zvicër Zürich.

Punon në teatrin “LATERNE” në Zvicër.

Autorja Ferraj njëherazi është dhe këngëtare e polifonisë së jugut. Polifonisë më të veçantë në botë.

Ajo vjen nga një familje artistësh, babai i saj muzikant, dhe nëna stiliste.

Xhuljeta u rrit në Itali, dhe aty studjoj dhe për vallen popullore Shqiptare, dhe korografin nga korograf Shqiptarë.

Ajo kërcen të gjitha vallet internacionale, përfshirë edhe  ato  Latine.

Xhuljeta është një moderatore e shkëlqyer, ajo punon tek TV ARI në Zvicër, një televizion privat Shqiptarë.

Xhuljeta është një vullkan i pa ndalshëm në Art .

Pse Autorja e ka titulluar librin “TI ERDHE ME BUKURINË E VJESHTËS”?

Sepse bashkë me vjeshtën ka ardhur dhe “dashuria”, pikërisht në atë stin ajo ka njohur shokun e jetës së saj.

Dhe poezin “TI ERDHE ME BUKURINË E VJESHTËS”ja ka dedikuar pikërisht, shokut të jetës së saj.

 

Ja disa vargje analizë.

…………………….

Unë të prita gjysmën e jetës,

Mos vije me flladin e pranverës,

Ti erdhe në shpirtin tim me bukurinë e vjeshtës.

 

Të kërkova nëpër libra,

O princi im me kalë të bardhë,

Ti erdhe në realitet,

Në shpirtin tim me këngë në gojë.

 

Autorja shprehet, ajo ka pritur gjysmë jete për këtë dashuri, dhe e ka kërkuar  kudo, në imagjinat, nëpër libra, në çdo stinë ka qenë në pritje, por vjeshta ka qenë ajo që i ka sjellë këtë dashuri, bukuri, magjike.

Ajo e ka njohur shokun e jetës, duke kënduar një këngë,

Dhe ka qënë dashuri me shikim të parë.

……………………..

Ja dhe disa vargje analizë, të poezisë me titull “KUR LINDE TI”.

 

Kur linde ti, lulet ulën kokën nëpër fusha,

Dhe hëna u fsheh mbas errësirës,

Sa verbuese është bukuria jote,

Vetëm t’i i jep kuptim jetës time.

 

Aroma jote e lëkurës,

Ja kalonte parfumit të manushaqes,

Të dyja çelët në muajin prill,

Vetëm t’i ja zbukurove faqen tokës.

 

Autorja e përshkruan bukurin e vajzës së saj, si një bukuri përrallore, kur ajo ka ardhur në jetë.

As, lulet, as hëna, as dielli nuk e kan këtë bukuri.

Edhe manushaqet, violetat, e muajit prill nuk e kan këtë aromë, që ka foshnja e saj, kur e ka marrë për herë të parë në dorë, dhe ka prekur aromën e le lëkurës së saj . Një krasim shumë i bukur, me këto vargje, emocionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok