14/10/2024

Tradita jonë e artë Olimplike nga antikiteti deri më sot

0

Nga Jahja Drançolli

Tradita jonë e artë Olimplike nga antikiteti (shekulli V para erës sonë) deri me sot: “Vrapuesja e Prizrenit” (“Female figure running”, atletikë), Majlinda Kelmendi, kampione e Lojërave Olimpike në Judo (2016), Distria Krasniqi kampione e Lojërave Olimpike në Judo (24/VII/2021) …!

Historia e pjesëmarrjes së personaliteteve të shquara të Republikës së Kosovës (Dardania) në Lojërat Olimpike daton të paktën nga shek. V para erës sonë. Në këtë kontekst dihet që administrata e Muzeut Britanik në Londër, në vitin 1876 (ne numër 208), kishte regjistruar një objekt të rëndësishëm arkeologjik të quajtur “Vrapuesja e Prizrenit” (“Figurë femërore që vrapon”), të zbuluar dhe sjellë nga zona e Prizrenit (asokohe) të Shqipërisë.

Vlerat e saja janë të ndryshueshme. Së pari, kemi të bëjmë me një objekt nga fundi i shek. VI dhe fillimi i shek. V para Krishtit, i cili kishte marrë pjesë në ndonjë nga Lojërat Olimpike të kohës. Së dyti, kemi të bëjmë me një figurë të nivelit të lartë artistik dhe estetik, e cila ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë studiuesve të njohur të arteve figurative, si dhe studiuesve të fushave arkeologjike, shpirtërore dhe të ngjashme, të cilët kanë pothuajse të njëjtin mendim dhe Vleresim. Kështu që, sipas tyre, figurina vrapon në të djathtë me trupin të kthyer përpara duke shikuar poshtë në të djathtë, dhe duke mbajtur fustanin lart në dorë, ajo ka veshur funde të palosura që bien nga krahu i djathtë, të kufizuara nga të dy anët, dhe flokët shkallëzohen paralelisht nga prapa. Pjesët e tjera të xhubletës mungojnë. Gjithashtu shumë të dukshme janë sytë e saj shumë të mëdhenj. Figurina zotëron lëvizje dhe gjallëri në përputhje me vallëzimin që po luan. Bie në sy kujdesi dhe simetria e flokëve në figurinën e Prizrenit. Të gjitha këto tipare të figurinës e bëjnë atë të dallohet nga shumë figurina të tjera të kohës. “Vrapuesja e Prizrenit”, siç e quanin dhe ende e quajnë në Muzeun Britanik në Londër ka një lartësi prej 11.4 cm.

Sot, veç Muzeut Britanik të Londrës, “Vrapuesjën e Prizrenit”, e cila kishte marrë pjesë si atlete Dardane në njërën prej Lojërave Olimpike të shekullit V para erës sonë, do ta ndeshim shumë stabile edhe në “Encyclopedia of Global Archaeology” (J. Drancolli; “Kosova: Archaeological Heritage”, Springer, 2014, eds. Claire Smith, p. 4310; J. Drancolli; “Kosovo: Archaeological Heritage”, Springer, 2020, eds. Claire Smith, p. 6305), si trashëgimi arkeologjike e Dardanisë antike, respektivisht e Republikës së  Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok