23/12/2024

THONE SE KISHE VESHTRIM TE EMBEL HAVZI

0
Havzi-Nela

NGA REXHEP SHAHU

Libri yt, Shtate fletore, vepra e plote me 5548 vargje, u botua. E botova une. Jam shume krenar dhe mburrem deri ne qiell per kete gje. Ma sponsorizoi Flamuri, Flamur Hoxha me dashuri, dhe nuk me la te endesha e te kerkoja sponsore te tjere tjeter kund. Me shpetoi nga sikleti dhe nga kandidate sponsoret qe shpesh ta cenojne dinjitetin. Pra nuk kerkova sponsore per librin tend ne fisin tend apo ne njerzit e tu te cilet kane fituar shume te drejta e privilegje ne emrin tend, kane perfituar azile e strehe si te aferm te tu neper bote dhe kane treguar gadishmeri te kontribuojne per lartesimin e figures tende.

Havzi, 28 vjet i kane zhubravite fletoret e tua lloj lloj malukati dhe nuk i kane lexuar, nuk i kane prezantuar, nuk i kane publikuar, nuk kane treguar se sa shume i ke kenduar Kosoves, protestave dhe lirise se saj, se sa shume i ke kenduar atdheut, qyteteve, zonave te hapsires shqiptare.

Libri yt Havzi ishte pesha me e rende e panairit te 21 te librit ne Tirane ani se nuk u vu ne peshoren e shtetit, por ndjehej ne ajer se eshte libri me serioz i botuar kete vit.

Figurat letrare te vendit e ndjene dhe pohuan kete qe po te them.

Ata qe i kane mbllacite dhe zhubravite fletoret e tua dhe nuk i kane botuar 28 vjet rrine si dhelpra para rrushit dhe llomotisin si llomotiten per bustin, jo i madh, jo i vogel, jo bust ne kembe me fletore ne dore, jo bust ne bythe…

Rrine dhe perfolin revisten speciale 14 qe u botua kushtuar ty dhe shkrimtareve martire. Perfolin librin Shkrimtaret per Havzi Nelen – shpirti i lire i Lumes.

Ndonje nga mutpronaret e tu qe te ka mbllacite 28 vjet si cimcakez ne goje dhe ndonje regjizor apo artist vatre kulture te kooperativave thone tani se Rexhepi ka ftuar ne veprimtari per Havziun komuniste, shkrimtare komuniste, spiune e bashkepunetore sigurimi. Dhe thone plot vuajtje e pergjerime, si te xhelatit qe vajton viktimen, se ata nuk jane kunder askujt, ata nuk kane kundershtime me askend, por Rexhepi duhet te pyeste Havziun, a eshte dakort Havziu qe te ftoheshin ata ne veprimtarite per Havziun, ne vendosjen e bustit te Havziut, ne sesionin perkujtimor te shkrimtareve per Havziun, dhe ne inagurimin e shtepise se Havziut që ia ndërtoi Bashkia e Kukesit në fshatin e lindjes Kollovoz. Duhet te pyeste Havziun a te botoheshin ne revisten 14 dhe ne librin Shkrimtaret per Havziun fjalet e shkrimet e tyre te mbajtura ne pallatin e kultures ne Kukes ne sesionin perkujtimor per Havziun me 12 qershor 2018 nen kujdesin e kryetarit te bashkise Kukes Bashkim Shehu.

Se ata mutpronaret e tu Havzi dhe regjisoret apo artistet e vatrave te kultures vuajne se Rexhepi ka lenduar Havziun. Nuk thone se jane lenduar se Rexhepi ua hoqi Havziun nga goja, ku e lepinin, ua hoqi nga kthetrat ku e mbanin prej 25 vitesh dhe e shalonin sa here te donin.

Pra komunistet e rinj që shiten demokrate aq sa gomari shitet për kale, bijte e komunisteve qe rrinin e ruanin brigjeve te arave kush kooperativist po vidhte ndonje miser, apo cila grua kooperativiste vidhte ndonje kokerr fasule, komunistet qe vinin nga fshati ne pune ne qytet si shperblim per nderet qe ia benin partise a sigurimit, rrine e thone tani se Rexhepi ka ftuar komuniste dhe duhet te kishte pyetur Havziun.

Kjo puna e komunisteve pa komunisteve po ma shpif gjithe keto kohe, gjithe keto vite, ma ka shpife qe ne fillimet e demokracise, ma kane shpife ca spiune e bij spiunash qe thone e nuk bejne asgje, qe shajne dhe nuk dine kur eshte boll, qe urrejne dhe u duket gomari i urrejtjes si kale shale a si aeroplan. Rrinë e llomotisin fjalë dashurie për ty si të ishte kjo gjë provë devocioni për lirinë dhe kontribut për kombin. Por nga inati e marazi nuk te erdhën asnjëherë të busti, as të shtëpia që ta ndërtoi Bashkia, me iniciativë të kryetarit Bashkim Shehu. Edhe qentë e pazarit i promovojnë me fotografi nëpër rrjetë sociale por punët që u bënë në 30 vjetorin tënd për ty Havzi nuk i përmendin as promovojnë duke treguar se kanë qenë kundër dhe nuk kane dashtë të bëhen punë të bukura për ty si busti yt, shtëpia jote, që ti bëri Bashkia apo tre librat që ti sponsorizoi Flamuri. Kanë dashtë të mos bëhet gjë për ty por veç të flitet duke thënë si 25 vjet, por nuk po bëhet gjë për Havzi Nelen.

Disa te burgosur e te perndjekur mendojne se demokracia eshte prone e tyrja, atribut i tyre, vlere dhe virtyt vetem i tyre dhe vetem ata kane te drejta dhe gjithe te tjeret tani duhet te bien ne gjunje para tyre. Disa te burgosur e te perndjekur mendojne e duhet ta kene gjithe pushtetet ata vete, te jene drejtues te gjithe pushteteve. E mendojne demokracine si nderrim portash, dje komunistet sot te burgosurit a te perndjekurit.

120 mije komuniste ka patur vendi Havzi gjate diktatures. Nese do te llomotitet e mbllaqitet gjithe kohen komunsitet komunistet nga te burgosur apo te perndjekur, vetem do te vazhdohet te mbillet ndarje, urrejtje, do te vazhdohet lufte klasash me fjale edhe 3 dekada pas shembjes se komunizmit e diktatures. 120 mije komuniste anetare partie jane shume per nje vend te vogel si yni. Jane 120 mije familje qe nuk e durojne urrejtjen pasi kane qene komuniste, anetare partie por nuk kane qene Envera as Ramiza, as Marksa as Engelsa as Lenina as Stalina, por njerez te thjshte mjelsa lopesh e punetore kooperative, punetore galerie, qe nuk e dine asnjehere c’ishte manifesti. Te derdhesh urrejtje ndaj ketyre njerezve vetem pse kane qene ne liste anetare partie eshte krim dhe ngjall instiktivisht kundershti nese i perbuz dhje etiketon. Duhet pastaj te presesh reagimin e komunisteve anetareve te partise kunder te burgosurve e te perndjekurve qe thone se 20 perqind jane fisnike aristokrate, meritore, 50 perqind te te burgosurve jane ordinere, banale, spiune qe kane vjedhe, kane perdhunuar, kane bere inceste, ndersa 30 perqind jane komuniste qe duan te mos zemerohet partia me to. Ato durojne cdo denim te partise vec te mos u prishet biografia dhe keto behen pastaj me te serte si mbrojtes te komunizmes, behen qortues te demokratikes.

Une Havzi e kam menduar demokracine si kohe pa urrjetje e jo lufte klanesh e lufte per pushtet. Une nuk kam menduar se te perndjekurit politike rehatohen nese shkojne e zene zyren e Enver Hoxhes.

Disa te perndjekur politike urrejne kaq verberisht sa te kujtojne urrejtjen e komunsiteve kunder klasave te permbysura ne 1945.

Thone te te kisha pyetur ty Havzi.

Po, u them, e kam pyetur Havziun dhe ai me ka thene se ka patur konflikt dhe kundershtar Enver Hoxhen e Ramiz Aline e asnje morr, apo lepur, ai nuk ka patur kundershtar rojet e kollomoqit apo polakin e katundit. Havziu e ka patur luften me sistemin e jo me individet, e ka patur me drejtuesit me te larte te shtetit e jo me brigadieret e koperatives apo punonjesit e paemer te komitetit ekzekutiv qe jane rrite hijeve te budrumeve dhe kane mbete anonime gjithe jeten dhe bijte e tyre duan te marrin hak per anonimatin e eterve.

E kam pyetur Havziun dhe ai tani eshte si zoti, eshte lart dhe nuk ia mberrin bolet me krye as me i miri e me i larti njeri, asnje pronar i tij, pasi Havziu eshte shume lart eshte te zoti.

Havziu nuk urren, nuk ka urrye, ai gjithmone ka qeshe me vogelsite e te vegjelve.

Havzi dolen gjithe keto fjale. Une e kam mbylle librin tim Bisede me Havzi Nelen, por ja qe nuk me lene keto monstrat llomotitese qe ta mbyll kapakun e fundit.

Po te tregoja se libri yt Shtate Fletore ka dale i mrekullueshem. Botim luks, cilesor, shterrues, me leter speciale. 5548 vargjet e tua jane aty edhe te shkruara ne kompjuter edhe te skanuara te shate fletoret.

Ata qe nuk i kane lexuar kurre edhe pse i kane mbajte fletoret e tua sirtareve te harrimit, thone sot me ze e pa ze a thua kur i shkroi, si i shkroi Havziu. A para burgut a pas burgut

Harrojne se pas burgut ti hype ne litar. Po te lexojne fletoret e tua e mesojne se si e qysh i shkrove, si i nxore e kur i nxore fletoret.

Havzi, e liga nuk ka mase, peshe, meshire. E liga nuk ka limite. Shpirti i zi eshte i zi dhe e zeza e zeze qe zezon. Skutave te erreta te klubeve pa nevojtore dridhen tavolina nga brryla e duar qe dridhen prej urrejtjes dhe kefet nuk mberrijne ne gojet e krejnave qe dridhen prej zemerimit. Me vjen keq se nje dite do ta shohin veten ne pasqyre a ne sytre e femijeve dhe do ta peshtyjne veten. Me vjen keq qe shtiren dhe ngerdheshen kur me shohin udheve duke dashte te buzeqeshin me dhembe te bardhe kaucuku.

Ne panair kur prezantova librin tend Shtate fletore, isha shume origjinal Havzi. E di kete dhe e them per t’ua plase zemren atyre qe nuk jane dakort dhe qe nuk gezohen. Pati shume miq qe erdhen enkas nga larg per librin tend. Ishte befasuese dhe shume emocionuese kjo gje.

Une thirra vellain tend Shukri Nelen qe t’ia jepja librin ne panair dhe thirra edhe sponsorin Flamur Hoxhen. Prezantimi i librit u be ne stenden e Shtepise Botuese Klubi i Poezise. U ulen prane e prane vellai yt Shukriu dhe Flamuri me librin tende ne dore. Nje fotografi historike. Do ta shohesh ne liber, foto e rralle.

Havzi une u emocionova shume qe me ne fund ti shkove para lexuesit i plote, jo i filtruar, jo i qethur as i rruar. Ti do ta mrekullosh lexuesin me 5548 vargjet e tua te shkruara ne burg. 6 fletoret i ke shkruar ne burg dhe i ke nxjerre nga burgu i Qaf Barit ne vitin 1983, ia ke dhene Shukriut. E ka pare kete veprim nje bashkefshatar i yti qe ka qene me Shukriun por ai nuk ka fole, nuk ka treguar cfare ka pare.

Havzi, shume personalitete erdhen te merrnin librin tend. Shumices ua dhurova, disa e blene. Une do tua dhuroj librin gjithe shkrimtareve qe ishin ne Kukes dhe shkruan per ty, duke menduar se po ua dhuron ti, duke menduar se edhe ti do te gezoheshe si une e do te beje si une. Edhe atyre qe nuk besonin ne vepren tende, edhe atyre qe mendonin se eshte shterrue vepra jote. Do ti kesh ne liber fotot e te gjitheve me librin tend ne dore.

Nuk i numeroj dot te gjithe qe erdhen per te marre librin tend, por i pari qe erdhi pothuaj me vrap eshte Ahmet Prenci Ahmet, poet nga Dibra qe ka bere ese per ty. Pastaj Lazer Stani i nisur enkas per librin tend, mberriti te stenda dhe u mrekullua me librin.

Mehmet Elezi erdhi ne stenden time per ty Havzi, per librin tend dhe eshte nder njerzit me falenderues per librin tend, te cmon si rralle njeri tjeter per qendresen tende ne kohen kur nuk kishte kollaj qendrestare. Xhevahir Spahiu don te flase dhe me menyren e vet me thote qindra lavderime kur sheh librin tend Shtate Fletore, vepra e plote me 5548 vargje.

Ishte shume emocionues casti kur shkrimtari Namik Dokle erdhi te stenda ime dhe tha kam ardhe per Havziun. Mori edhe Promemorien e Muharrem Bajraktarit, nje liber i zhagmitur nga te gjithe e i pabotuar kurre si puna e fletoreve te tua qe i kane llomocite shume e nuk i ka botuar askush te plota per 28 vjet.

Kam ardhe nga Prizereni per Shtate fletoret e Havzi Neles, ishte fjala e pare qe tha sa erdhi ne stenden time Eqrem Kryeziu, studiues e politikan aristokrat i Kosoves.

Per Havziun erdha me tha te paren fjale Petrit Ruka dhe shtoi, edhe per ty miku im qe e botove te plote Havziun, edhe per Flamurin qe e sponsorizoi.

Po keshtu poeti Bislim Ahmetaj erdhi enkas per librin tend ne stenden time.

Agron Tufa qe u angazhua shume per ty ne kete vit te 30 vjetorit tend u mrekullua me librin tend dhe shndriti i gjithi. Mark Marku pedagogu i gazetarise, politikani i njohur, mori librin tend dhe me qortoi pse nuk e kam njoftuar te vinte ne Kukes ne veprimtarite per ty. Rezarta Reci erdhi per librin tend dhe percolli falenderime te perzemerta per botimin. Sadik Bejko qe ka fole e shkruar per ty, qe ka gjemuar edhe ne parlament per ty erdhi bashke me Pandeli Koçi dhe Xhevat Sylen nga Prishtina.

Havzi, shume kane fole, shume kane ardhe per librin tend, shume jane shprehe, por po te tregoj se nje vajze drenice, qe ka luftuar me pushke ne dore ne luften e fundit per Kosoven, qe ka ne qene pjestare e UCK, Leonora Buçinca eshte shprehur me adhurim per Shukriun, per Nelet e tua dhe per Flamur Hoxhen thote qe tregoi se eshte Flamur…

Kur erdhi Visar Zhiti ne stenden e shtepise botuese Klubi i Poezise ne mbyllje te panairit me te shoqen dhe Jozef Radin dhe tha kam ardhe per librin e Havziut, perjetova emocione te forta. Visarin e njoh si poet dhe nuk ia di librat e tjere as historite e burgut, pasi ai do te mbetet ne histori si poet e jo si i burgosur. Donte ta blente librin tend Havzi, por une ia dhashe me zor dhurate. I dhashe dy libra. Pse dy, me tha. Jepja njeren kujt te duash i thashe, pasi je i pari shok burgu i Havziut qe merr ne dore vepren e plote te panjohur te Havziut, te shkruar ne burg. Donte t’ia dhuronte Jozefit. Jo i thashe, dhuroja ndokujt tjeter dhe Jozefit ia dhashe vete nje liber.

Havziu nuk ka qene i bute, me tha Visari. Me kujtohen dialogjet me te. Ka qene i eger, me tha.

Iku Visari dhe une po mendoja per ty Havzi, mendova gjate. Ti nuk ke patur llogari me te gjallet, as me ata te gjashte qe te spiunuan dhe te shtuan burg edhe 8 vjet ne Rreshen e ti nuk i perfille, as me ata qe deshen te te thernin me çaki ne nevojtore, nuk ke patur llogari me askend. Ti i ke bere llogarite vetem me vdekjen dhe derisa e ke sfiduar vdekjen, njerzit rreth e rrotull qe jane vene kunder teje te jane duke gogla dushku per mos me thene kakerdhia dhish.

Thone se kishe vshtrim te bute, te pafaj, femijnor. Thone se kishe veshtrim te embel dhe te qeshte loti ne breg te syrit.

Havzi, te kerkoj ndjese qe shaloj inatin here pas here dhe me lidh doren kerpeshi i kalit te inatit e me merr pas vetes zvarre. Por nuk do te shkruaj me, do ta mbyll librin Bisede me Havzi Nelen, do ti vihet kapak edhe pse gjithmone do te me mbetet merak ndonje gje per tu thene. Por nje liber nuk i nxe gjithe mendimet e fjalet e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok