24/04/2026

Testamenti i akademik Rexhep Qosjes ndër testamentet e njerëzve të mëdhenjë të historisë së kombit tonë

0
Rexhep-Qosja

Nga Gjon Keka

Vetëm një personalitet i madh e me vlera humane mund të lë një testament të tillë.

Akademik Rexhep Qosja më në fund tregoi se është një shqiptar i vërtetë një bir i madh i kombt dhe i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

Lënia e një testamenti nga një personalitet i tillë i letrave, nga një akademik dhe humanist sikur ishte Rexhep Qosja tregon një shembull të madh të një shqiptari të vërtetë se si t’i lihet brezave të ardhshëm, se asnjë ritual fetar, asnjë nderim zyrtar apo çdo nderim tjetër nuk mund ta bëjë atë më të nderuar se sa të vdesesh e të mbulohesh më flamurin e Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) si një bir i vërtetë i tij.

Të gjithë ama bash të gjithë qofshin ata pushtetar ,politikan, njerëz të letrave e qytetar e shqiptar kudo ,ai e la një shembull se si një njeri i madh e lë një testament për brezat se të lindësh dardan apo arbëror dhe të vdesësh dardan apo arbëror pa rituale fetare e nderime shtetërore është mësimi e shembulli që duhet ta ndjekin shqiptarët e vërtetë dhe europian të Dardanisë dhe Arbërisë.

Sado që akademik Qosja të ketë bërë ndonjë gabim(mospajtime),ngase njerëzit bëjnë gabime(mospajtime) ,askush nuk mund të thotë nuk kam gabuar ndonjëherë, apo askush nuk mund të thotë nuk kam asnjë mëkat, apo të ketë patur kritika, e të jetë takuar me njerëz të pavlerë qofshin ato ideologjiko-fetar, politikan e pushtetar etj, ai në fund tregoi se i takon vërtetë shpirtit të Rilindasëve kombëtar pra si një figurë e tillë e madhe dhe me vlera i kombit tonë i cili ka jetur dhe vepruar, ka folur dhe heshtur, ka kritikuar e nxjerr vullkanin e tij njrëzor, por prapë pas gjithë asaj jete të kryqëzuar krijuese e kombëtare e ka marrë vulën në fund dhe i ka treguar botës shqiptare e dardane se si lihet një testament që do të mbetet i renditur ndër testamentet e njerëzve të mëdhenjë të historisë së kombit tonë.

Akademiku ynë Qosja u largua, ai mori shumë me vete dashurinë e të gjithë shqiptarëve, njerëzve të letrave, të brezave të rinjë, të dashurisë së familjes së tij dhe miqëve, mbi të gjitha ai mori me vete një bekim se si vdes një njeri i madh dhe shqiptar i vëërtetë.

Ai me testamentin e tij i dërgoi lamtumirën e tij të përzemërt të gjithë shqiptarëve se si një njeri prej tyre por i madh në mes të mëdhenjëve po i bashkohet edhe në qiell botës dardane -arbërore të shtëpisë së Atit të kombit tonë Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

Testamenti i tij përmban gjithçka, dhe vetëm një njeri i madh largohet në një mënyrë të tillë të denjë.

Sapo e mësova dhe lexova për testamentin e tij i cili tanimë u përhap me shpejtësi nëpërmjet mediave të këtij shekulli dhe i bindur se një testemant i tillë nga një njeri si ai u prit mirë.

Thash me vete : vetëm ai që lind dardan- arbëror i madh, mund ta përmbyll jetën në mënyrë të tillë madhështore e të thjeshtë, me një testament që do të hyjë në biografin e këtij biri të madh të kombit tonë si një model për të gjithë brezat e ardhshëm, për të gjithë njerëzit e letrave e akademikët edhe secilin prej nesh.

Lirisht mund të thuhet se me testamnetin që ai i la popullit e kombit tonë, e arriti pikën më të lartë të humanizmit të tij anë e mbanë botës dardane-arbërore e kudo dhe padyshim se ai do ta zë vendin më të merituar në mesin e arbërorëve që janë bërë referencë e përhershme për të gjithë brezat dhe kombin si dhe shtylla e llamba ndriçuese të tij.

Faleminderit akademik Rexhep Qosja që në fund i la popullit tënd, dardanëve-arbërorëve të tu, e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi ,të këtij kombi e të dy shteteve tona shembullin se si një njeri i madh, sado që të ketë arritë në botë mund të vdes i madh dhe të lë shembullin e madh sikur e la në fund, ku secili prej nesh edhe përkundër humbjes së madhe për ikjen tuaj, na treguat se jeni gjak e bir i të madhit kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

Poashtu nuk është rastësi që ai e ka lënë një testament të tillë, sepse shumica e njerëzve të mëdhenjë, filozof, njerëz të letrave, humanist e rilindas etj, e kanë përfunduar jetën e tyre si njerëz të thjeshtë e të mëdhenjë, pa ceremoni fetare, e pa ato shtetërore apo zyrtyre, pra si njerëz të të gjithë kombit pa dallim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok