Tërheqja me “bisht nën shalë” nga Veriu!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Për pushtetarët pak rëndësi ka, a i ka punët mirë Kosova apo jo, e rëndësishme është të jenë të kënaqur mbështetësit e tyre. Për pushtetarët pak rëndësi ka ngritja e çmimeve dhe peripecitë e qytetarëve (mërgimtarëve), i rëndësishëm është luksi dhe mirëqenja e familjeve të tyre.

Shkak i përkeqësimit të pozicionit të Kosovës, gjuha jodiplomatike e liderëve shtetërorë

Përkeqësimi i raporteve me partnerët ndërkombëtar dhe pozitës gjeopolitike të Kosovës në botë është rezultat i injorancës dhe gjuhës jodiplomatike të lidershipit të saj, përkatësisht e drejtuesve të lartë shtetërorë.

Gjuha jodiplomatike e zonjes Donika Gërvalla e ka përkeqësuar edhe më tej pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjegjësisht brenda 27 shteteve të Bashkimit Evropian. “Në aspektin e sigurisë, BE është një tigër prej letre pa SHBA-në dhe NATO-n”, është një prej fjalive më jodiplomatike të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, e cila ka shkaktuar polemika dhe pakënaqësi të shumta tek zyrtarët evroperëndimorë.

Gjuha jodiplomatike e të shprehurit të kryediplomates Gërvalla nuk është në përputhje me pozicion që mbanë në ekzektuivin kosovarë. Edhe Ibrahim Rugova në kohën e tij, përgjatë viteve të ’90-ta shumë herë nuk është pajtuar me ndërkombëtarët, por asnjëherë nuk ka përdorur fjalor denigrues ndaj bashkësisë ndërkombëtare, por gjithnjë është lutur para tyre duke e mbrojtur me dinjitet të drejtën e popullit të tij për liri, pavarësi dhe demokraci.

Veprimet e papërgjegjshme prodhojnë situata të paparashikuara

Lideri i përgjegjshëm shtetëror asnjëherë dhe për asnjë moment nuk duhet të luaj me fatin e vendin për pakënaqësi personale ndaj zhvillimeve politike ndaj dhe perreth vendit të tij, por gjithmonë me gjuhë të ëmbël dhe diplomatike i mban rreth vetes miqtë dhe ruan raportet me qendrat e vendosjes dhe aleatët strategjik të shtetit.

Përplasja e Kosovës me Perëndimin është shkaktuar pikërisht nga gjuha jodiplomatike dhe kryeneqësia e liderëve shtetërorë, e cila e ka dobësuar edhe më tejë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sikur ‘Qeveria e Kosovës’ të kishte vepruar në koordinim me ndërkombëtarët, që nga problemi teknik me targat, pastaj me zgjedhjet në veri e kështu më radhë, Kosova do të ishte një hapë para Serbisë në dialogun e Brukselit dhe në pozitë të pafavorshme për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

‘Qeveria Kurti’ duke vepruar njëanshëm në veri dhe pa u koordinuar me ndërkombëtarët i ka faktorizuar edhe më shumë serbët e veriut. Me këmbënguljen e gabuar për vendosjen e kryetarëve të rinj pa legjitimitet popullor në veri, e shkaktoj përshkallëzim të situatës në veri.

Me veprime avantureske dhe amatoreske politike, Albin Kurti jo vetëm që e ka përkeqësuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, e ka krijuar bindjen e perëndimorëve se komplikimet në procesin e dialogut ishin të gjitha për fajin e Kosovës!

Kjo ishte “qershia mbi tortë” për Vuçiqin, i cili e arriti një fitore diplomatike të paplanifikuar ndaj Kosovës. Duke vepruar kokë në vete Albin Kurti në raport me serbët e Kosovës dhe veriun në përgjithësi, siq ishin targat vitin e kaluar dhe zgjedhjet e këtij viti në veri, jo vetëm që e ka dëmtuar rënd Kosovën në procesin e integrimeve dhe në liberalizimin e parashkikuar për janarin e vitit 2024, e ka larguar fillimisht Kosovën nga ushtrimet më të mëdha ushtarake “Defender 23” dhe nga të gjitha nismat rajonale, evropiane dhe transantlantike.

Presidentja patericë e Albin Kurtit

Roli presidentes Vjosa Osmani në situatën e krijuar në këta dy tre muajt e fundit, përveqse inekzistent, është i papërfillshëm në raport me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore që ka ajo para qytetarëve të vendit.

Për këta muaj të krizes së thellë politike në vend, nuk e kemi në asnjë adresim të qartë të presidentes ndaj qytetarëve, asnjë pozicionim të qartë karrshi veprimeve të qeverisë dhe asnjë fjalë për për sanksionet nga SHBA-të dhe BE-ja! Varësia e tepruar dhe e paprecedent e presidentes Osmani ndaj qeverisë e ka kthyer atë në kukull dhe patericë të Albin Kurtit.

Në situatën e rënduar politike nëpër të cilën po kalon vendi, presidentja Vjosa Osmani, në vend që të lauj rolin unifikues mes forcave politike në vend, po e bën të kundërtën, duke e mbrojtur unitetin politik brenda grupit parlamentar të LVV-së në Kuvendin e Kosovës.

Mjafton për ta kuptuar servilitetin e presidentes Osmani dhe të tjerëve në një foto-postim të Albin Kurtit në rrjetet sociale dy ditë më parë, në të cilin shkruan, po citojë; “Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”.

Kjo është gjuha hakmarrëse e kryeministrit të Kosovës ndaj kryeministrit të Shqipërisë, e cila i ngjet “luftës së ftohtë” mes dy shteteve shqiptare!

Aq fort janë mishëruar dy “rugovistet” me stalinistët, saqë nganjëherë po më shkon mendja, se, edhe Vjosa me Doniken i përkasin të njëjtes ideologji që i përket Albin Kurti, ndryshe nuk justifikohet bashkrendimi me të!

Kostoja e dëmit që ua bëri mërgimtarëve Albin Kurti me aventurat e tij të rrezikshme në prag të pushimeve verore është i madh dhe i mundimshëm. Përveq aspektit material, mërgimtarët po sakrifikohen edhe me udhëtime të gjata drejt vendlindjes dhe anasjelltas.

Një gjë është e sigurtë, pasi të kthehen mërgimtarët në vendet nga kanë ardhur, edhe kryeminsirtri do të kthehet me “bisht nën shalë” nga veriu, pa përfituar asgjë nga situata e shkaktuar konfiktuoze, e filluar me targat dhe e vazhduar me zgjedhjet me bekimin e presidentes pa asnjë efekt juridik dhe praktik në atë pjesë të ndarë të vendit tonë 24 vite më parë. Nuk është që po e themë unë, por këtë tërheqje nga veriu e ka paralajmëruar vet kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, e cila nuk do të ndalet deri në tërheqjen përfundimtare, ashtu siq i kanë rekomanduar ndërkombëtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok