Tema e edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit
Nga Ilir Muharremi
Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësitështë një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit pamor dhe kyvit shënon edicionin e 2-të të tij, ku falë përfshirjes së vendevetë ndryshme nga e gjithë bota ka si qëllim shpërfaqjen dhespikatjen e vlerave artistike të së tashmes tonë nëpërmjet qasjeskonceptuale dhe filozofike të artistëve bashkëkohor mbi temën: “Periferia: Tranzicione pamore”.
Qenia njerëzore në rrugëtimin e saj është organizuarsistematikisht në shoqëri. Kjo veçori tipike e qenies njerëzore ka për qëllim të bashkëndajë ekzistencën e vet me të tjerë tëngjashëm. Një aspekt antropologjik që mundësoi lindjen e qyteteve e rrjedhimisht edhe të periferive.
Periferia është e barasvlershme me perimetrin, me kufizimin e një territori, apo peizazhin brenda secilit ndërvepron një grup shoqëror.
Periferia përfaqëson folklorin urban par excellence, një vend piktoresk dhe kontradiktor njëherazi: i pafajshëm dhe i dhunshëm, poetik, por në të njëjtën kohë degradues. Një hapësirë që mbart brenda vetes të vërtetën e jetës njerëzore, aty ku koha dhe gjithçka tjetër herë-herë mbeten pezull.
Periferia është shumë më shumë sesa një hapësirë territoriale, koncept hermetik shoqëror dhe përmasë antropologjike e pavarur nga pjesa tjetër e qendrës së qytetit. Periferia është shëmbëlltyra e së vërtetës të një shoqërie që kur nisën të krijoheshin qytetet e para në antikitet e deri në metropolet e sotme të bashkëkohësisë tonë. Periferia personifikon thjeshtësinë, por edhe ndërlikimin e të qasurit përballë sfidave të shumëfishta të jetës, miqësinë dhe armiqësinë, respektin dhe përbuzjen, nderin dhe amoralitetin, pranimin dhe refuzimin, besën dhe pabesinë, lirinë e të jetuarit pa rregulla dhe kaosin e bashkëjetesës që rrjedh prej saj, doket, zakonet dhe pseudo “qytetarin e ri”.
Ndaj së pari do të duhet ta jetojmë qytetin për të njohur më pas edhe peizazhin e tij social, ekonomik dhe kulturor. Në këtë fushëpamje artisti bashkëkohor ndërhynë me shumë kujdes dhe brishtësi për të hulumtuar këtë të vërtetë e më pas për ta muzealizuar atë nëpërmjet veprës artistike brenda një hapësire muzeore.
Janë 34 pavijone kombëtare pjesëmarrëse të cilë do të ekspozohen në 14 institucione publike, sheshe dhe monumente të trashëgimisë kulturore të qytetit të Durrësit, ato janë:
Afrika e Jugut, Argjentina, Brazili, Bullgaria, Finlanda, Gjermania, Italia, Japonia, Kamboxha, Kameruni, Kanadaja, Kili, Kina, Kolumbia, Kosova, Kuba, Libani, Mongolia, Mauritiusi, Nigeria, Norvegjia, Polonia, Qipro, Uganda, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovakia, Spanja, Togo, Turqia, Uruguai, Vietnami, Zelanda e Re dhe Zvicra.
