21/12/2024

TË RUAJMË KULTURËN TONË KOMBËTARE NGA ASGJËSIMI

0
4

Nga Kristo Çipa – “Mjeshtër i Madh”

Vite më parë u ndodha rastësisht në një zonë minoritare ku festohej një datë fetare që përkonte me emrin e atij fshati. Me këtë rast kishin ardhur personalitete politike, fetare dhe kulturore të vendit amë. Më ka ngelë në kujtesë pjesmarrja dhe interpretimi i saktë i këtyre personaliteteve, të këngës dhe valles tradicionale të asaj zone. Pyeta dhe më shpjeguan se i kanë mësuar qysh në shkollë. Kombet, shtetet, krahinat, trevat, qytetet, fshatrat, lagjet, shtëpitë jetojnë me kulturën dhe traditën e tyre që duan ta ruajnë, zhvillojnë dhe transmetojnë atë. Kombi shqiptar me individualitetin që e karakterizon, ruan në kulturën popullore thesare të jashtëzakonshme. Por shteti e shpërdoron këtë madhështi sa të krijohet përshtypja se kjo mrekulli nuk është e jona por e ardhur prej së largu dhe nuk ka pikë lidhje me administrimin tonë shtetëror. Në kaq pak hapësirë gjeografike ku jeton populli shqiptar ka aq shumë perla folklorike, arkeologjike, historike e natyrore që Shqipëria mund të rrojë vetëm duke i ekspozuar në të katër anët e botës. Unë nuk do ti përmend sepse ato janë shumë në listim por edhe sikur një të vetëm të haroj më duket se do të prish harmoninë dhe bashkëjetesën e tyre.

Objekt i këtij shkrimi do të jetë alternativa e ruajtjes dhe zhvillimit të këtyre mrekullive në bashkëpunim individ, grup (shoqatë) dhe shtet. Nëse individi dhe grupi mundohen në forma nga më të ndryshmet ta ruajnë, zhvillojnë dhe transetojnë kulturën tradicionale të vendit të tyre, shteti ka filluar të harojë gjithnjë e më shumë(për ilustrim merrni Festvalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës i cili ka gjashtë vjet pa u zhvilluar). Unë si i ndivid së bashku me Ansamblin Foklorik “Bejkë e Bardhë”, kemi artikuluar para disa vitesh në shtyp dhe media një projekt drejtuat Ministrisë së Kulturës, Arsimit, Akademisë së Shkencave, Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës që ka si për qëllim futjen në programin arsimor të shkollave 9-vjeçare në orën e muzikës, traditën folklorike. Ky propozim konsiston në aktivizimi  e bartëve të sotëm të kulturës popullore si palë e kontraktuar nga të dy ministritë përkatëse për tua mësuar këtë traditë brezit të ardhshëm dhe për të mos ja lënë spontanitetit. Të gjthë e dimë se ora e muzikës është orë plotësuese në programin arsimor, për vet faktin se ajo u ndahet mësuesve për plotësim norme por edhe specialistë të mirëfilltë me arsimin përkstës ka shumë pak, aq sa nuk mbulojnë as 10-të pëqind të shpërndarjes gjeografike të shkollave 9-vjeçare. Nga ana tjetër, duke u futur në program kultura tradicionale, disiplinon dhe rrit cilësinë në përcjelljen e saj në breza duke e ruajtur nga huazimet, deformimet, banalizimeve dhe idiologjizimeve. Në këtë moshë që u mësohet fëmijve, jo vetëm që përvetësohet shumë shpejt nga ata (falë edhe teknologjisë së sotme) por mbahet mend gjatë gjithë jetës. Ky program do të specifikohet sipas trevave. Ku këndohet polifoni, të bashkëpunohet me bartësit më tipik të atyre trevave, ku këndohet me çifteli do të jenë transmetues instrumentistët tipik, ku janë sazet popullore sazexhinjtë e kështu me radhë për ç’do zonë. Ne e njohim ngurimin qeveritar dhe burokracinë grykëse, por duke bërë nje bilanc ekonomike del se nuk i vëmë ngarkesë ekonomike buxhetit të këtyre ministrive. Nëse këto  institucione do të kanalizojnë  projektet e mësipërme në këtë zë, apo edhe një projekt kombëtar pranë UNESKO-s dhe BE-së do të ishte e zgjidhja ideale me kosto minimale.

Duke parë interesimin gjthnjë e në rritje të të huajve ndaj Shqipërisë dhe resurseve të saj, doja t’ju paraqisja një fakt mjaft interrsant që e kam hasur në eksperiencën time në këtë fushë. Grupe të ndryshme turistësh nga vende të ndryshme në kantaktin e parë me polifoninë ngelen të befasuar aq sa përshtypja e tyre për të e tejkalon atë të ushqimit tradicional dhe natyrës sonë të mrekullueshme. Shpesh shpjegimi mitologjik i saj i çon ata në një kohë dhe planet tjetër. Edhe turizmi është një burim tjetër i konsiderueshëm të ardhurash për realizimin e këtij projekti.

Disa vite më parë në Labëri, në fshatin Vranisht, në abjentet e shkollës organizova me mbështetjen e Bashkisë Himarë një festval folklorik midis gjashtë shkollave 9-vjeçare të kësaj Bashkie dhe mund t’ju them se ishte një mrekulli edhe pse ishte për herë të parë. Të krijohej ndjesia se fëmijët tanë e kanë në ADN- në e tyre këngën dhe vallen tradicionale. Është e pafalshme për ne që këtë mundësi të artë të mos e shfrytëzojmë për të ruajtur e zhvilluar kulturën tonë në këtë moment të globalizmit kulturor. Identiteti ynë këmbëtar e kulturor ka qënë mbijetesa jonë nëpër shekuj. Uji vlerësohet kur shteron. Nuk ma do mendja që ta vlerësojmë traditën kur të asimilohet. Për këtë projekt me bazament kombëtar e shtetëror, shpresojmë që diaspora shqiptare do të  mbështesë dhe kërkojë në rrugë të ndryshme realizimin e menjëhersh të  “mos vdekjes” tonë shpirtërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok