05/12/2025

Të ndarë shqiptarët e Luginës  së Preshevës jo produktiv për çështjen nacionale!

0
Asllan-Dibrani

Shkruan Asllan Dibrani

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, dhuna serbe mbi popullsinë e këtyre trevave u rrit dhe, për rrjedhojë, shpërtheu një konflikt i armatosur midis shqiptarëve dhe forcave serbe, i cili zgjati gjatë gjithë vitit 2000. Ky konflikt përfundoi me një marrëveshje jo e  interesave kombëtare siç veprojnë  serbët e Kosovës në  koordinim me Beogradin.

-Pas kësaj periudhe mijëra shqiptarë u detyruan të largohen për në Kosovë e gjetkë, ndërsa lufta politike e shqiptarëve për realizimin e të drejtave njerëzore vazhdon pa ndërprerë , por shumë  të përçarë e të pa  koordinuar!!!

Deri më tani, në 20 vitet e fundit, nuk kemi pasur qasje serioze, si dhe vullnet politik të  organizmave politike atje,  ndaj zgjidhjes së çështjes politike të Luginës së Preshevës?.

Serbet   barrikadojne , luftojnë shantazhojnë   diskriminojnë  , injorojnë   shtetin tonë deri ne  skajshmëri  vetëm   e vetëm për  formimin  e një  republike  brenda  Kosovës!

Pra, përballë diskriminimit e shtypjes nga Beogradi, refuzimit të vazhdueshëm të integrimit, përfaqësimit të pamjaftueshëm në institucionet rajonale dhe republikane në Serbi  të komunitetit shqiptar ,atje  akoma  nuk  ka organizim as  dirigjim e koordinim as nga shteti amë Shqipëria as nga Kosova!?. Në Republikën e Kosovës   serbët   barrikadojnë , luftojnë shantazhojnë ,  diskriminojnë  dhe  injorojnë   shtetin tonë te  dirigjuar nga  Beogradi , vetëm  e vetëm për  formimin  e një  republike  brenda  Kosovës,  e në portalin “ Preshevë jonë”dhe  disa  portale e stacione  televizive atje   sot  ka një  aktivitet    ma shumë për xhamia  e  fe se sa për zgjedhjen e problemit të shqiptarëve atje.

Shembull konkret  shfletoni   portalin “Presheva  jonë “  sa i kushton rëndësi  çështjes  kombëtare  e sa asaj fetare??? Portal   vegël  e Beogradit.

Mos ta lëmë   atë popull  qe të zhduket fare me programet  më shumë antikombëtare  dhe fetare, se sa kombëtare që veprojnë!

Prandaj këtu   përmes këtij artikulli do i bëjmë   thirrje   autoriteteve  nga  “Shqipëria dhe Kosova në bashkërendim e bashkëpunim me Luginën duhet që përmes një qasjeje strategjike e programatike më një platformë të përbashkët te  aktivizohen më shumë  dhe të  internacionalizohet ky problem e mos ta lëmë   atë popull  qe të zhduket fare me programet  më shumë antikombëtare se sa kombëtare që veprojnë” .

Në trevat  e Medvegjes   Bujanocit dhe Preshevës  veç  një  numri të madh u mohohet  edhe   qëndrimi atje  duke  i  fshire nga librat amze e nga  evidentimi   i tyre si qytetar të atyre trevave  ,Madje  edhe   duke  iu mohuar   tokat   e tyre  shekullore.

Lugina duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare  paralel  kërkesave    të  20,000 mijë serbëve në  Kosovë …

Andaj, me të drejtë, Lugina edhe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare  paralel  kërkesave    të  20,000 mijë serbëve  qe  në fushën politike  janë  shumë aktiv  për interesat  e veta në krahasim me  shqiptarët  e Luginës. .

Për shkak të dallimeve politike në mes veti as ne  elektoratin  e zgjedhjeve nuk dalin unik ,por gjithmonë me  bajraktarlleqe  qe politikisht  përfundojnë ne  koshin  e plehrave edhe  pa  angazhimin e  Beogradit.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të rreshtohen në mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve në Luginë jo vetëm si nevojë por domosdoshmëri e kohës prandaj koha është  ti lëmi   gjamiat  e ta qesim çështjen  kombëtare  përpara . Abetaret   për shkollat   shqipe nëpër ate rajon   kanë qenë me  vite të  ndaluara  në pikën kufitare  me Kosovën   a për libra  fetare  kurrë Serbia nuk   e ka  bërë  probleme   . Kurani ne  ato  zona   jo qe ndalohet, por  librat   fetare e posaçërisht kuranin    vet Serbia është  duke   financuar  . Shembulli konkret qe ka te  bëjnë me këtë fenomen   dhe  kulturën  shqiptare  e kundërshtojnë  siç  vepruan  dje  me arrestimin  e artisteve tanë  ne  përpjekje qe të  shfaqin  filmat shqip ne  kinematë e këtyre rajoneve  shqiptare  . As qe  u   diskutua  ne   instanca me të  largëta,  pos ndo një  reagimi  nëpër portalet  shqipe  .Është turp për  faktorin shqiptar te rrinë spektator  pranë një  fatkeqësie  kombëtare  te atyre rajoneve  tona…

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok