21/12/2024

Te kesh femije ne Shqipni!

0
u6_Nikoleta_Kovaci

Nga Nikoleta Kovaçi

Te kesh nje femije ne Shqipni dhe mendjen ne vend, çdo sekond duhet ta pyesesh veten: a mund ta shpetoj?!!! Jo: a mund ta rris, as a mund ta edukoj, as a mund ta shkolloj?!

Qe k’tu ti je i marre fund, si prind, si njeri e si ekzistence!

Femijen ta vrasin me ujin, ajrin, ilacet! Ta vrasin me makine, me plumba, rastesisht, padashje o me dashje! Femija qe kur del ne jete asht i kercenuem; ne rruge, ne shkolle, ne makine me ty, e ne pune per copen e bukes, e ndoshta jo per te veten po edhe per buken tane!

K’tu perzihen fatet: asnjehere s’e di se ku e si asht caku i njanit as pragu i tjetrit! K’tu shperbahen kujdeset; nuk e di ma masen; k’tu shkermoqen mundesite, te lane mbeshtet per muri per tane jeten!

Lakmia, grykesia, paftyresia, gjakprishja, dukja etj kane krijue njeriun-monster qe dominon ashper ne kete terrenin tone te ndare ne copa e grima! E ti duhet ta orientosh femijen… tue e dijte se te copat jane perbindeshat e te grimat jone killerat!

Ne Shqipni te kesh femije asht si te thuash bast i humbun! A nuk ishte kshtu sot per ata dy prinder qe iu gzuan djalit 20 vjec qe filloi pune ne hotel..?!

Ndaj lutuni per femijet tuaj njerez! Shpikeni secili lutjen tuj qe femija mos te gjendet ku sduhet ne momentin e paduhun! Lutuni se ne kte vend as vdekjen nuk na e lane ta kena t’tonen…  Sa e trishte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok